17 vjet nga fillimi i çlirimit të Kosovës nga NATO

17 vjet nga fillimi i çlirimit të Kosovës nga NATO

Sot mbushen 17 vjet prej fillimit të fushatë së bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe, për çlirimin e Kosovës.

Bombardimet të cilat kishin nisur pikërisht me 24 mars 1999 kanë zgjatur 11 javë, respektivisht 78 ditë.

Bombardimet kanë përfunduar me miratimin rezolutës 1244 të KS. Si rezultat ka pasuar largimi i forcave serbe nga Kosova dhe hyrja e trupave të NATO-s, dhe, fill më pas kthimi i mbi 800 mijë refugjatëve shqiptarë nga Kosova, të dëbuar më parë me dhunë nga ushtria serbe.

Në kuadër të KFOR në Kosovë në vitin 1999 kishin hyrë 37 mijë e 200 ushtarë nga 37 vende.

Fushata 78 ditore e NATO-s arriti rezultate të shumta politike, diplomatike dhe ushtarake.

 

Shpërndaje në: