19 të vdekur: Cila ishte mosha, seksi dhe komuna i qytetarëve që humbën jetën nga Covidi?

19 të vdekur: Cila ishte mosha, seksi dhe komuna i qytetarëve që humbën jetën nga Covidi?

Nëntëmbëdhjetë [19] persona kanë humbur jetën pas infektimit me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Prej këtyre, një person sipas të dhënave të ofruara nga IKShPK ishte i moshës 30 deri në 39 vjeçare.

Shumica, ose shtatë prej të vdekurve, i takonin moshës 70 deri në 79 vjeç.

Gjashtë persona i takonin dy grupmoshave, 50 deri në 59 dhe 60 deri në 69, përcjell Periskopi.

Derisa, pesë persona i takonin grupmoshës mbi 80.

Dymbëdhjetë nga të vdekurit i takojnë seksit mashkull, derisa shtatë seksit femër.

Katër komuna kanë pasur nga dy të vdekur: Obiliqi, Ferizaji, Podujeva e Malisheva. Njëmbëdhjetë komuna tjera e kanë pasur nga një të vdekur. /Periskopi

Shpërndaje në: