1918: Ky është virusi që infektoi gati krejt banorët në tokë dhe mbyti 50 milionë njerëz

1918: Ky është virusi që infektoi gati krejt banorët në tokë dhe mbyti 50 milionë njerëz

Me koronavirusin e ri që nisi në Wuhan të Kinës i cili ka tmerruar botën, është zgjuar kureshtja për të mësuar më shumë për këtë temë edhe nga perspektiva historike.

Gripi pandemik spanjoll ishte një pandemi e pazakontë e gripit, një nga dy pandemitë që përfshinte virusin gripor H1N1. Kjo pandemi infektoi 500 milionë njerëz anë e mbanë botës. [1,7 miliardë llogaritej të ishte popullsia e përgjithshme botërore në atë kohë]

Virusi H1N1

Raportohet se nga kjo sëmundje gjetën vdekjen prej 50 milionë deri në 100 milionë njerëz, duke e bërë epideminë më vdekjeprurëse në historinë njerëzore.

Të dhënat historike dhe epidemiologjike janë të pasakta për të identifikuar me saktësi origjinën gjeografike të pandemisë, shkruan Periskopi.

Sëmundjet infektoze veçse e kishin kufizuar jetëgjatësinë e njerëzve në fillimin e shekullit 20, me 12 vjet më pak jetë mesatarisht vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qysh në vitin e parë të pandemisë.

Kjo sëmundje nuk kishte zgjedhur viktimat e saj, duke vrarë të rinj e pleq. Për të mbajtur moralin, censorët e luftës [që po përfundonte, pra Lufta e I Botërore] i minimizuan dhe u dhanë raportimet e sëmundjes dhe moralitetit në Gjermani, Mbretëri të Bashkuar, Francë dhe Shtete të Bashkuara. Gazetat ishin të lira të raportonin për efektet epidemike në Spanjën neutrale [edhe sëmundjen e rëndë të Mbretit Alfonso XIII]. Këto artikuj krijuar përshtypjen e rreme se veçanërisht Spanja ishte goditur më së rëndi, duke i dhënë edhe emrin “gripi spanjoll”.

Shkencëtarët kanë ofruar një numër të madh shpjegimesh për mortalitetin jashtëzakonisht të lartë të kësaj pandemie. Disa analiza kanë shfaqur virusin se ishte veçanërisht vdekjeprurës për shkak se shkaktonte stuhinë citokine, e cila rrënonte sistemin imunitar të të rinjve.

Një vend ku ishin vendosur trupat franceze dhe një kamp spitali në Etables të Francës ishte identifikuar nga hulumtuesit si qendra ku kishte nisur ky grup vrastar. Hulumtimi ishte publikuar në vitin 1999 nga një ekip britanik shkencëtarësh, me në krye virologjistin John Oxford.

Në fund të vitit 1917, patologjistët ushtarakë kishin raportuar fillimin e një sëmundjeje të re me moralitet të lartë që më vonë e njohën si grip. Kampet e mbipopulluara dhe spitalet ishin një vend ideal për shpërndarjen e viruseve respiratore. Spitalet kishin trajtuar mijëra viktima të sulmeve ikime, dhe të të tjera plagëve të luftës. 100 mijë ushtarë kishin kaluar nga ai kamp për çdo ditë. Në atë vend ishin rritur edhe derrat dhe pulat, që ishin sjellur rregullisht për ushqim nga fshatrat përreth. /Periskopi

Shpërndaje në: