Aksident i rëndë në Pejë, lëndohen 9 persona

Aksident i rëndë në Pejë, lëndohen 9 persona
Ditëve të fundit janë shtuar aksidentet në Kosovë.

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së hënës në fshatin Gllaviqicë të Pejës ku janë lënduar nëntë persona.

Në aksident janë përfshirë tri vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 20:20 minuta, Policia është njoftuar për një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, me ç’rast veç dëmeve materiale kanë pësuar lëndime nëntë persona të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës për tretman mjekësor”, tha Gashi.

Këto janë pamjet e aksidentit të postuara nga një medium lokal:

Siguria në trafikun rrugor vazhdon të mbetet sfidë  për Republikën e Kosovës.

Bilanci i vdekjeve në Kosovë si pasojë e aksidenteve të trafikut është i lartë.

Bazuar në të dhënat e policisë gjatë tri viteve të fundit nga aksidentet rrugore kanë humbur jetën rreth 300 persona.

Sipas të dhënave zyrtari gjatë vitit 2021 në aksidente trafiku kanë humbur jetën 111 persona.

Në vitin 2020 edhe pse ishte koha pandemi dhe lëvizjet ishin më të kufizuara në aksidente trafiku humbën jetën 81 persona.

Ndërkohë në rrugët e Kosovës si pasojë e aksidenteve gjatë vitit 2019 humbën jetën 113 qytetarë. /Periskopi/

Shpërndaje në: