
Ambasadori i Kosovës në Washington në rolin e shoferit të Albin Kurtit
Kryeministri Albin Kurti po e vazhdon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në takime që po zhvillon atje ai po shoqërohet edhe nga ambasadori i Kosovës atje, Ilir Dugolli. Ky i fundit, e ka edhe një detyrë shtesë, atë të shoferit.
Një video e publikuar nga aktivisti i Vetvendosjes, tregon momentin kur Kurti përshëndet shqiptarët atje nga një makinë e drejtuar nga Dugolli.
“Kryeministër, fshisën mos e harro”, ishte porosia e ish asamblistit të VV-së në Prishtinë, Egzon Azemi, drejtuar të parit të qeverisë. /Periskopi/
Një kërkesë për KM @albinkurti nga një qytetar gjatë vizites në Amerikë.
Perlë ❤️ #fshisa 🧹 pic.twitter.com/YK1fxD0dsn
— Egzon Azemi (@egzonazemii) May 16, 2022