Andy Ruiz mendoi largimin nga boksi para se ta mposhte Joshuan

Andy Ruiz mendoi largimin nga boksi para se ta mposhte Joshuan

Jeta e Andy Ruiz Jr mori një kthesë 180 gradë pasi mposhti Anthony Joshua në dhjetor të vitit 2019, triumfi i tij i papritur hapi dyert e boksit ndërkombëtar dhe bëri që miliona dollarë të fillonin të binin në llogarinë e tij bankare.

Pak para arritjes së tij historike mbi ring, “Destroyer” kishte filluar të dyshonte nëse duhej të vazhdonte në boks, pasi ky zanat nuk po i sillte para mjaftueshëm, shkruan Periskopi.

“Ai nuk fitonte mirë, ishte i dërrmuar, i harruar. Ti shkon çdo ditë në palestër dhe nuk ke ndeshje, por ke familjen, fëmijët për t’i mbajtur…”, tha trajneri Manny Robles.

Çfarë do të bënte Andi nëse do të linte boksin?

Robles kujtoi se gjendja e Ruizit ishte aq e keqe sa mendoi të kthehej në vendlindje dhe t’i përkushtohej të njëjtës gjë si babai i tij.

“Ai po kalonte një kohë shumë të vështirë sepse nuk kishte para, nuk kishte para dhe tha “Nuk kam mjaftueshëm për të paguar qiranë ose nevojat e mia”. Ai ishte gati të kthehej në shtëpi, sepse jetonte në Los Angeles dhe është nga një qytet i quajtur El Centro, një qytet në kufi me Mexicali. Ai po mendonte të kthehej në punë, të hynte në ndërtim me babanë e tij, sepse ‘çfarë të bëj’,” tha ai.

Por, jeta e tij ndryshoi me fitoren ndaj Joshuas i cili fitoi miliona euro dhe mbushi konton e tij.

Shpërndaje në: