Ardian Cuculi përshëndetet me Dritën

Drita FC ka njoftuar se për ndarjen e rrugëve me Ardian Cuculin.

34-vjeçari nga “Intelektualët” largohet pas tre vjetëve.

Cuculi me Dritën regjistroi 98 paraqitje zyrtare, teksa shënoi edhe pesë gola.

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut me gjilanasit e fitoi titullin e kampionit në sezonin 2019/20.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:

“Faleminderit “Ministër i Mbrojtjes”

FC DRITA dhe mbrojtësi, Ardian Cuculi kanë ndarë rrugët pas tri vite bashkëpunim.

Cuculi u bashkua me ne në vitin 2019-të, ku zhvilloi 98 ndeshje zyrtare dhe shënoi 5 gola.

Në edicionin e parë me klubin tonë 2019/20 fitoi titullin kampion të Superligës së Kosovës.

Te DRITA, Cuculi u bë mbrojtësi i parë në histori të klubit që brenda një sezoni shënon gola në tri kompeticione: Kampionat, Kupë dhe Conferencë Ligë (Evropë).

FC DRITA falënderon Cuculin për kontributin dhe i dëshiron suksese në karrierë”.

-->

MË SHUMË PËR

TE FUNDIT