Batatina flet nga Podgorica para ndeshjes me FK Buducnost: Do tregojmë vlerat tona, vijmë nga qyteti i legjendave

Batatina flet nga Podgorica para ndeshjes me FK Buducnost: Do tregojmë vlerat tona, vijmë nga qyteti i legjendave

Sot me fillim nga ora 20:30 do të zhvillohet takimi ndërmjet FK Buducnost dhe KF Llapit, duel ky në kuadër të rundit të parë kualifikues në Conference League.

Llapi sonte me gjithë potencialin që ka do të mundohet që të dal me rezultat pozitiv nga kjo përballje, shkruan Periskopi.

Kështu, Periskopi ka kontaktuar trajnerin e Llapit, Tahir Batatina para kësaj ndeshje të madhe për të kuptuar se sa të përgatitur dhe motivuar janë skuadra llapjane sonte.

Batatina fillimisht tha se do të jetë një ndeshje e vështirë, por që do ta tregojnë vetën dhe të tregojnë se vijnë nga qyteti i legjendave të futbollit.

“Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por kemi punuar shumë për këtë sfidë dhe duhet të tregojmë vlerat tona dhe traditën, pasi ne vijmë nga një qyteti i legjendave të futbollit dhe presim rezultat në favor”, tha fillimisht tekniku kosovar.

Ai gjithashtu tha se janë gati për këtë sfidë dhe se e kanë studiuar mire kundërshtarin.

“Besoj se jemi gati për këtë sfidë dhe do të luftojmë t’i gëzojmë të gjithë shqiptarët. Ne gjithashtu jemi munduar shumë që ta studiojmë mirë kundërshtarin”, vazhdoi trajneri.

Për fund i pari i KF Llapit tha se gjithë lojtarët i ka në dsipozicion, përveç Benjamin Eminit që është i suspenduar me karton.

“Vetëm Benjamin Emini nuk do të jetë i gatshëm, pasi është i suspenduar me karton. Të gjithë të tjerët janë gati dhe të motivuar”.

Kujtojmë se skuadra nga Mali i Zi, FK Buducnost Podgorica ishte kampion i ligës së parë atje.

Ndërkaq, Llapi është kampion i Kupës së Kosovës për të dytën herë me radhë./Periskopi/

Shpërndaje në: