Benzema shpjegon fotografinë e Tupac, a ishte për Mbappen?

Benzema shpjegon fotografinë e Tupac, a ishte për Mbappen?

Benzema ka folur pak ditë para finales së madhe të Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Realit.

Benzema në mes tjerash foli edhe për fotografinë që kishte vendosur Tupacun dhe shokun e tij që e tradhtoi, por a ishte kjo goditje për Mbappen, shkruan Periskopi.

Benzema nuk e shpjegon si tradhti vendimin e Mbappes për të qëndruar te Parisi.

“Fotoja e Tupac nuk ishte kundër Mbappes, e vendosa sepse e dua Real Madridin. Kjo nuk është një histori tradhtie, apo ndonjë gjë tjetër. Çdo muaj e gjysmë vendos fotot e Tupac, i cili është i preferuari im. Nuk është një foto me një mesazh. Nëse kam një mesazh do ta shoh personin. Madridi është klubi më i mirë në botë, por nuk ishte një mesazh. Doja të theksoja se ky është simboli ynë dhe ne duhet të fitojmë Liga e Kampioneve”, tha ai.

 

Shpërndaje në: