Bie numri i përdoruesve të telefonit mobil në Kosovë

Bie numri i përdoruesve të telefonit mobil në Kosovë

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) pas azhurnimit të të dhënave të pranuara nga ndërmarrësit e rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike, publikon raportin “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike”, i cili përfshinë ecurinë e indikatorëve kryesorë të tregut për tremujorin e parë të vitit 2022 (TM1- 2022), raporton Periskopi.

Sipas tabelave të prezentuara, shihet që numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të parë -TM1-2022 është 1,732,119 përkatësisht për –12.30% më i ultë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar -TM1-2021. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak TM4-2021, shihët se numri i përdoruesve është –2.57% me i ultë.

ARKEP nuk ka përmendur se cilat janë shkaqet e kësaj rrënje.

Ngjashëm me numrin e përdoruesve, edhe penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese ka shënuar rënie në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar gjithashtu ka rënie. Penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile tani është në nivelin 95.4% të numrit të popullsisë.

Sikurse në TM4 2021 edhe në periudhën TM1 2022, ka vazhduar trendi rënës i parapaguesve të telefonisë fikse. Të dhënat për normën e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë në këtë tremujor janë 4.01% . Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë vazhdon të jetë shumë e ulët krahasuar me vendet e rajonit, e sidomos me shtetet e BE-së.

Numri i linjave të internetit me qasje fikse brez gjerë deri në TM1 2022 i raportuar nga operatorët është dhënë në figurën e mëposhtme dhe shënon shifrën 370,079 parapagues të internetit. Nga kjo vërehet një rënie prej 13,789 parapagues apo 3.59 % në krahasim me TM4 2021, respektivisht një rritje shumë e lehtë prej 1% në krahasim me periudhën TM1 2021. Ndërsa, penetrimi i internetit përmes qasjes fikse brezgjerë në internet për ekonomi familjare është 124.6%, përkatësisht penetrimi i internetit sipas banorëve (për 100 banorë) rezulton të jetë 20.38%.

Numri i përdoruesve të shërbimeve të internetit mobil (Mobile Broadband) apo qasja në internet përmes rrjetit mobil 3G dhe 4G në periudhën TM1 2022 ka arritur në 1 413,164 përdoruesish e që shënon një rënie prej 0.6% krahasuar me TM1 2021 përkatësisht rënie prej rreth 4.1 % krahasuar me periudhën e njëjtë të viti 2021. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: