Dalin rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

Dalin rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 413 raste të reja me COVID-19.

Sipas MSH, sot nuk ka asnjë rast vdekjeje si pasojë e koronavirusit.

Nga të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në vendin numri i rasteve aktive me COVID është 5 mijë e 650.

Numrin më të madh të rasteve aktive e ka komuna e Prishtinës, me 927 raste, derisa pasojnë Prizreni me 466 raste dhe Peja me 407 raste. /Periskopi/

Shpërndaje në: