‘Dashuria nuk njeh moshë’- I riu 19-vjeçar i propozon të dashurës së tij 76-vjeçare

‘Dashuria nuk njeh moshë’- I riu 19-vjeçar i propozon të dashurës së tij 76-vjeçare

Një i ri 19-vjeçar i ka propozuar të dashurës së tij pensioniste, teksa kanë filluar shakatë për dallimin në moshë në mes çiftit, shkruan Mirror, përcjell Periskopi.

Guiseppe D’Anna bëri bujë në internet pas postimit të një video në TikTok ku shihej propozimi i tij ndaj të dashurës së tij 76-vjeçare.

I riu, që ka më shumë se 191 mijë ndjekës në platformën për shpërndarjen e videove, ka postuar një përmbledhje të pamjeve të martën, duke treguar edhe momentin kur u ul në gjurin e tij të djathtë para të dashurës së tij.

Ai u fotografua duke i mbajtur një grumbull të balonave të mëdha në formën e një zemre dhe duke e puthur me pasion të dashurën e tij.

Videoja, që është shikuar më shumë se 138 mijë herë, është titulluar “La nostra promessa” që në shqip i bie “premtimi ynë”.

Pavarësisht shumë reagimeve ngacmuese, ai u përgjigj: “Ky është vetëm fillimi i një serie të gjatë”.

Postimi nxiti shumë spekulime se pse Giuseppe mund të jetë më një grua shumë më të vjetër.

Disa komente në TikTok thonin se ai është duke ndjekur dëshirën e saj, me një koment tjetër që thoshte: “Oh, ajo është e pasur… Ne e dijmë se për çka ai është fiksuar pas saj”.

Një tjetër koment thoshte se ai dëshironte një Sony PlayStation 5. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: