Drejtorët e klinikave të QKUK-së me dhjetra mijëra euro para të gatshme në banka

Periskopi.com Lajme

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka 37 klinika mjekësore të udhëhequra nga 37 drejtorë, e gjithsecili prej tyre është i obliguar të deklaroj pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, udhëhiqet nga Aida Rexhepi e cila ka mbi 62 mijë euro para të gatshme në institucionet financiare në vend.

Sa i përketë pasurisë së palujtshme, ajo ka deklaruar se gjatë vitit 2019 prindërit e saj i kanë blerë banesë në vlerë 75 mijë euro, ndërsa në pronësi të përbashkët Rexhepi ka shtëpi me garazh në vlerë 260 mijë euro, truall në vlerë 36 mijë euro, garazh dhe depo në vlerë 7 mijë euro.

Përveç pozitës së saj si mjeke në QKUK, kryesuese e bordit të ShSKUK ajo gjithashtu është edhe mësimdhënëse në njërin nga kolegjet private në vend.

Një vit më parë ajo ka blerë veturë në vlerë 13 mijë euro.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik UniversitarValbon Krasniqi, menaxhon ShSKUK-në që nga muaji shkurt i vitit të kaluar.

Por sa është i pasur drejtori i institucionit më të lartë në vend?

Krasniqi me profesion është infektolog, punë të cilën ai e vazhdon në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si dhe është ligjerues në një nga universitetet private në vend.

Brenda një viti nga ShSKUK ai paguhet 15 mijë euro, ndërsa nga kolegji privat mbi 11 mijë euro, në total brenda një viti ai paguhet mbi 26 mijë euro.

Infektologu ka sqaruar se gjatë kohës sa e mbanë pozitën e drejtorit të ShSKUK-së nuk paguhet për punën e tij në Klinikën Infektive.

Deklaruesi ka mbi 40 mijë euro të ruajtura në institucionet financiare në vend.

Sa i përketë pasurisë së palujtshme, Krasniqi, ka deklaruar se përmes kursimeve familjare ka blerë një banesë me 136 metra katror në vlerë 93 mijë e 500 euro.

Gjatë vitit 2018 – 2019 ai ka deklaruar se kanë blerë tokë bujqësore në vlerë 52 mijë euro me 5 mijë e 280 metra katror. Në total ai ka mbi 92 mijë euro tokë bujqësorë të përbashkët si dhe mal në vlerë 20 mijë euro me 8 mijë e 500 metra katror.

Shtëpi me truall me 460 metra katror në emër të prindërve të Krasniqit ka vlerën e 100 mijë euro.

Gjatë vitit 2015 infektologu ka blerë vetur “Passat” në vlerë 4 mijë e 500 euro.

Naser Syla, drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, përveç pozitës së tij si drejtori ai poashtu është i punësuar edhe në një spital privat, në të cilin paguhet 1 mijë euro në muaj ndërsa si drejtor në klinik ka pagën 850 euro në muaj.

Në pronësi të përbashkët ai posedon dy banesa. Njëra me 74 metra katror e blerë gjatë këtij viti me një kosto 45 mijë euro ndërsa tjetra e blerë gjatë vitit 2018 në vlerë 115 mijë euro me 142 metra katror. Ai poashtu në pronësi të përbashkët ka të deklaruar edhe një Garazh dhe Depo.

Përsëri në pronësi të përbashkët, Syla ka deklaruar se ka blerë një veturë në vlerë 24 mijë euro.

Sa i përketë deklarimeve financiare ai është në kredi 625 euro.

Anesteziologu, Gazmend Spahija, i cili poashtu është drejtor në Klinikën e Anestezionit dhe Mjekimit Intenzive ka deklaruar pasurinë e tij në AKK.

Sipas deklarimeve, ai ka mbi 9 mijë e 500 euro para të gatshme në institucione financiare.

Përveç pozitës së tij si drejtori ai gjithashtu është edhe ligjerues në njërin nga kolegjet private në Kosovë nga i cili paguhet 706 euro ndërsa si drejtor paguhet 850 euro e 68 cent në muaj.

Sipas deklarimi të pasurisë, fëmijët e tij janë aksionar të pesë kompanive. Këto kompani janë të hapura gjatë viteve 2020 dhe 2021.

“TEA EXPOX GROUP” Sh.P.K ka një kapital prej 9 mijë e 800 euro ndërsa “Paypal 10” ka kapital mbi 1 mijë e 800 euro.

Spahija në emër të tij ka të deklaruar veturën të blerë gjatë vitit 2013 me një kosto 4 mijë e 500 euro.

Drejtori i Klinika e Kirurgjisë Abdominale, Ferat Sallahu, po ashtu është ligjerues në njërin nga kolegjet private në vend me një pagë mujorë 1 mijë e 200 euro, ndërsa si drejtor ai paguhet 1 mijë euro.

Sallahu ka 40 mijë euro para të gatshme si dhe 130 mijë euro, ka deklaruar se është në kredi.

Drejtori gjithashtu ka deklarurar se përmes pensionit të babit të tij gjatë vitit 2013 ka blerë veturë në vlerë 13 mijë euro.

Ai ka një banesa 105 metra katror në vlerë 60 mijë euro si dhe 2, 50 hektar tokë në vlerë 100 mijë euro.

Në mesin e drejtorëve të cilët janë edhe ligjerues në kolegje private është edhe Besnik Elshani, drejtori i Klinikës së Neurokirugjisë. Nga kolegji privat ai paguhet mbi 1 mijë e 240 euro ndërsa si drejtorë ka pagën 850 euro.

Në institucionet financiare Elshani ka mbi 48 mijë euro para të gatshme.

Sa i përketë pasurisë së palujtshme, ai posedon tri banesa. Banesën në vlerë 130 mijë euro dhe banesën tjetër në vlerë 94 mijë e 300 euro ai ka deklaruar se i ka të trashëguar ndërsa përmes kursimeve ai ka blerë banesën me 60 metra katror në vlerë 43 mijë euro.

Elshani ka një veturë në vlerë 25 mijë euro të blerë gjatë vitit 2020.

Drejtori i Shërbimit të Ortoprotetikës, Lulzim Geci, posedon dyautomjete, njërën në vlerë 17 mijë euro të blerë në vitin 2021 ndërsa tjetrën në vlerë 7 mijë euro të blerë gjatë vitit 2019.

Ai ka një shtëpi familjare në vlerë 250 mijë euro me 150 metra katror.

Geci ka deklaruar se është në kredi prej 25 mijë euro.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajrzi Rudari, përveç pozitës së drejtorit në këtë klinikë është gjithashtu pronar në Ambulancën Specialistike “Klinika Vaskulare”. Nga ordinanca private Rudari brenda një viti përfiton 48 mijë euro ndërsa si drejtor i klinikës në QKUK përfiton 11 mijë e 450 euro.

Rudari ka mbi 1 mijë euro të ruajtura në njërën nga institucionet financiare në vend, si dhe mbi 11 mijë euro tjera janë të deklaruara si të përbashkëta.

Shtëpi me gjashtë ari truall, banesë, lokal dhe garazh janë pasuritë e palujtshme të drejtori të klinikës Vaskulare të deklaruara në AKK.

Shtëpia me gjashtë ari truall ka vlerën 60 mijë euro, për të cilën ka deklaruar se është e trashëguar, banesa ka vlerën 70 mijë euro, lokali në vlerë mbi 45 mijë euro si dhe garazha në vlerë 6 mijë euro. Ai gjithashtu ka deklaruar si të përbashkët edhe një banesë tjetër me garazhë në vlerë 110 mijë euro.

Ai gjithashtu ka një “Audi Q5” në vlerë 11 mijë euro.

Rudari gjithashtu ka deklaruar se mbi 120 mijë euro është kredi dhe borxh tek vëllau dhe dhëndrri i tij.

Nazmi Kolgeci, përveç pozitës së tij si drejtor në Klinikë e Kirurgjisë Plastike ai është i punësuar edhe në dy spitale private si kirurg.

Ai posedon një shtëpi banimi me 400 metra katror në vlerë 150 mijë euro, për të cilën ka deklaruar se është e trashëguar, drejtori gjithashtu të trashëguar ka një banesë në vlerë 120 mijë euro, një trulla me 70 ari me kosto 140 mijë euro, tokë pune 30 mijë euro dhe mal 10 mijë euro.

Kolgeci gjatë vitit 2020 ka deklaruar se ka blerë veturë “Mercedes”, në vlerë 17 mijë euro. Ai poashtu ka deklaruar se në institucionet financiare ka të ruajtura mbi 64 mijë euro.

Listës së gjatë të drejtorave të cilët janë edhe ligjerues nëpër kolegje private i bënë pjesë edhe UD. Drejtori i Mjekësisë Nukleare në QKUK, Fakir Spahiu, i cili ka deklaruar se paguhet 25 euro bruto për orët e angazhuara, ndërsa si drejtori në klinik paguhet 850 euro.

Ai posedon një shtëpi me truall prej 3,5 ari në vlerë 115 mijë euro të trashëguar nga babai.

Drejtori ka një vetur të blerë vitin e kaluar me një kosto 13 mijë euro, ndërsa ka deklaruar se është në kredi 70 euro.

Violeta Zatriqi, drejtoreshë në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, ka deklaruar se posedon një shtëpi me 210 metra katror të blerë përmes kredis mirëpo nuk e ka deklaurar se sa ka qenë kosto e saj, ajo poashtu nuk e ka deklaruar as koston e vikend shtëpisë, shtëpisë tjetër me pronësi të përbashkët si dhe ordinancës.

Zatriqi është 50 përqind aksionare në ordinancën “Zatriqi” Sh. P. K në pronësi të përbashkët, me një kapital prej 20 mijë euro.

Përmes kredisë drejtoresha ka deklaruar se gjatë vitit 2018 ka blerë veturë “Reno”. Ajo ka 30 mijë euro në institucionet financiare, përderisa ka deklaruar se mbi 27 mijë euro është kredi.

Zatriqi gjithashtu është ligjëruese në një kolegj privat, prej të cilit brenda një viti paguhet 14 mijë euro ndërsa si drejtoreshë paguhet mbi 10 mijë euro.

Banesë në vlerë 80 mijë euro, ka drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Obstetrike, Jakup Ismajli. Përveç banesës ka edhe shtëpi banimi në vlerë 70 mijë euro, trulla 20 mijë euro tokë punuese të trashëguar në vlerë 50 mijë euro, Ismajli gjithashtu ka mal të trashëguar në vlerë 200 mijë euro si dhe tokë punuese poashtu të trashëguar në vlerë 45 mijë euro.

Drejtori ka 850 euro në institucionet bankare në vend si dhe ka veturë në vlerë 9 mijë euro.

Përveç pagës në QKUK, 1 mijë e 400 euro ai përfiton në muaj nga Ordinanca private në Shtime.

Edhe Drejtori i Oftalmologjisë, Ardian Shabani, përveç pagës në QKUK gjithashtu është pronar në Ambulanca Specialistike e syve “Okulistika” Gjilan prej të cilës për një vit përfiton 11 mijë euro.

Ai posedon dy lokale në vlerë mbi 100 mijë euro, banesë në vlerë mbi 28 mijë euro, parcel në vlerë 95 mijë euro, si dhe dy parcela në emër të prindërve të tij në vlerë mbi 100 mijë euro.

Shabani ka veturë në vlerë 98 mijë euro, ndërsa para të gatshme ka mbi 21 mijë euro.

Mbi 35 mijë euro të mbajtura në institucione financaire i ka edhe drejtoresha e Maksillofaciales, Mërgime Prekazi – Loxha.  Ajo është ligjëruese në Universitetin e Prishtinës si dhe në një klinik dentare private.

Për një vit ajo përfiton mbi 23 mijë euro nga tre punët, nga QKUK për nje vit paguhet 5 mijë e 100 euro nga UP, mbi 13 mijë e 500 euro si dhe nga ordinance dentale mbi 6 mijë euro.

Në pronësi të bashkëshortit të saj ajo ka deklaruar se ka një banesë në vlerë 109 mijë euro, një banesë tjetër të përbashkët në vlerë 100 mijë euro, një banesë tjetër në emër të bashkëshortit në vlerë 125 mijë euro, si dhe një truall të përbashkët në vlerë 12 mijë e 500 euro.

Ajo ka një banesë në qytetin  e Durrsit, në Shqipëri, për të cilën ka deklaruar se ka hy në kredi mbi 5 mijë euro.

Dy vite më parë ajo ka deklaruar se ka blerë një veturë në vlerë 27 mijë e 300 euro.

Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, njëherish asistent në Fakultetin e Mjekësisë në UP, Rifat Brahimi, ka deklaruar se posedon një banesë në vlerë 105 mijë euro, të blerë gjatë vitit 2020. Ai gjithashtu ka në pronësi të përbashkët një shtëpi në vlerë 60 mijë euro.

Ka 8 mijë euro në institucionet financiare si dhe është në kredi 30 mijë euro për blerje të banesës.

Për pozitës menaxheriale në klinikë ai paguhet 1 mijë e 200 euro në muaj.

Drejtori i Klinikës së Reumatologjisë, Avni Kryeziu, përveç pozitës si drejtori ai gjithashtu punon edhe si mjek specialist në një spital privat si dhe është profesor në një kolegj privat.

Pagën mujore në spitalin privat ai e ka 530 euro ndërsa në QKUK mbi 1 mijë euro.

Ai ka një banesë në vlerë 70 mijë euro si dhe tokë – troje të përbashkëta në vlerë 80 mijë euro.

Në vitin 2018 ai ka blerë veturë në vlerë 10 mijë e 800 euro. Kryeziu ka mbi 4 mijë e 700 euro në institucionet financiare në vend.

Musa Hoxha, drejtor i Klinikës së Pulmologjisë, nëse nuk ka gabuar gjatë deklarimit, ai ka shtëpi 2 mijë e 20 metra katror në vlerë 220 mijë euro, shtëpi të përbashkët me vëllaun në vlerë 350 mijë euro, tokë dhe mal të përbashkët në vlerë 50 mijë euro, si dhe lokal me procedura gjyqsore civile, në vlerë 55 mijë euro.

Ai ka një veturë në vlerë 15 mijë euro si dhe është në kredi 12 mijë euro për blerje të makinës.

Hoxha gjithashtu punon edhe në një spital privat prej të cilit merrë pagë mujore 500 euro.

Drejtori i Hematologjisë, Shemsedin Sadiku, është prifesor në Fakultetin e Mjekësisë në UP, pronar në NSH “Internisti” – Ambulanta Specialistike dhe anëtar i Odës së Mjekëve të Kosovës. Për të gjitha këto pozita ai brenda një viti paguhet mbi 40 mijë euro.

Ai ka mbi 90 mijë euro të mbajtura në institucionet financiare në vend. Në vitin 2017 Sadiku ka blerë veturë në vlerë 18 mijë euro.

Drejtori posedon tri banesa në vlerë mbi 140 mijë euro, tokë në vlerë 12 mijë euro, tokë – truall në vlerë 50 mijë euro, si dhe pasuri të tjera të palujtshme të deklaruara sit ë përbashkëta.

Mimoza Barbatovci Ukimeri, drejtoreshë e Nefrologjisë
, ka dy banesa të deklaruara si të përbashkëta në vlerë mbi 100 mijë euro, garazh në vlerë 7 mijë euro, shtëpi me 24 ari truall në vlerë 150  mijë euro, mal në vlerë 100 mijë euro.

Ajo ka mbi 3 mijë e 600 euro në institucionet financiare si dhe posedon veturë në vlerë katër mijë euro.

Arben Vishaj, drejtor në Klinikën Infektive në QKUK, përveç pozitës menaxheriale në QKUK gjithashtu është pronar i klinikës “Infeksioni” me një kapital prej 50 mijë euro si dhe aksionar dhe pronar i përbashkët me 50 përqind në “NTP BLEKOS”.

Ai ka 1 mijë e 400 euro të mbajtura në institucionet financiare.

Drejtori i Psikiatrisë, Shaban Mecinaj, është poashtu edhe konsulentë psikiatër në një Organizatë Joqeveritare. Mecinaj ka deklaruar se ka dy banesa të përbashkët në vlerë 100 mijë euro, shtëpi në vlerë 15 mijë euro.

Nexhmedin Shala, ish-drejtori i Neurologjisë, është profesor asisten në UP, si dhe punon në një spital privat si mjek specialist.

Ai posedon shtëpi në lagjen Qëndresa në vlerë 70 mijë euro, dy banesa, njëra në vlerë 65 mijë euro ndërsa tjetra në vlerë 5 mijë euro, shtëpi me 11 ari tokë në vlerë 22 mijë euro si dhe truall tokë në vlerë mbi 35 mijë euro. Shala mbanë mbi 8 mijë euro në institucionet bankare në vend.

Drejtoresha e Dermatovenerologjisë, Fatime Kokollari, është gjithashtu edhe pronare në “Derma Plus” më një kapital prej mbi 12 mijë euro. Ajo posedon banesë në vlerë 90 mijë euro si dhe ka mbi 15  mijë euro në institucionet bankare.

Drejtoresha e Pediatrisë, Violeta Graiqevci – Uka, është profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë si dhe punon në një klinikë private.
Brenda një viti ajo merrë 9 mijë euro si profesoreshë në UP, ndërsa të hyrat vjetore nga klinika privat nuk i ka deklaruar.

Ajo ka mbi 45 mijë euro para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare në vend.

U.D drejtoresha e Neonatologjisë, Hajrije Ismajli, ka tokë të trashëguar në vlerë 500 mijë euro si dhe  shtëpi në vlerë 250 mijë euro në pronësi të bashkëshortit të saj të ndjer.

Ajo ka mbi 550 euro para të gatshme të ruajtura në institucionet bankare në vend si dhe është në kredi 10 vjecare në vlerë 35 mijë euro.

Valbona Krasniqi, drejtoresha e Klinikës së Fiziatrisë dhe Rehabilitimin Fizikal, është poashtu edhe asistente e angazhuar në Fakultetin e Mjekësisë në UP.

Ajo ka një veturë në vlerë 10 mijë euro si dhe është në kredi 15 mijë euro. Drejtoresha nuk ka deklaruar nëse posedon ndonjë shtëpi apo banesë personale apo të përbashkët.

Shemsi Veseli, menaxhon Klinikën e Biokimisë, gjithashtu është anëtarë i kryesisë së degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, si dhe anëtarë i kryesisë së Shoqatës së Biokimistëve të Kosovës.

Ai ka të deklaruar se mbanë mbi 6 mijë e 600 euro në institucionet financiare si dhe ka një veturë në vlerë 16 mijë euro. Në pronësi të bashkëshortës së tij ai ka një banesë në vlerë 54 mijë euro me 82 metra katror. Nga mëditjet dhe orët e mbajtura si ligjëruar ai paguhet 500 euro në muaj.

Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi, është poashtu profesor në Universitetin e Prishtinës me 901 euro pagë mujore.

Kamberi posedon dy banesë, vlera e të cilave kalon mbi 1 mijë e 200 euro, shtëpi të përbashkët në vlerë  200 mijë euro, garazhë në emër të tij në vlerë  6 mijë e 300 euro si dhe depo në emër të bashkëshortës së tij në vlerë  1 mijë e 500 euro.

Rreth 1 mijë e 500 euro ai ka deklaruar se i mbanë në institucionet bankare ndërsa në vitin e kaluar ai ka blerë veturë në vlerë 17 mijë e 500 euro.

Ish-drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi, është asistent në UP si dhe mësimdhënës, sic ka deklaruar ai, me kontratë mbi vepër, në njërin nga kolegjet private në vend.

Kurtishi ka deklaruar se ka dy banesa në pronësi të përbashkëta në vlerë mbi 120 mijë euro, ndërsa mbi 22 mijë euro ka para të gatshme në institucionet bankare.

Ish-drejtori i Radiologjisë, Bujar Gjikolli, është aksionar i tre bizneseve private.  Në  biznesin “Human Health Hygiene 3H”, me pronësi të bashkëshortës së tij ai është aksionar 100 përqind, aksionar 100 përqind ai është edhe në biznesin me pronësi të fëmijës së tij “Dea Gjikolli B.I”, ndërsa në “HMC medical caresi” është aksionar me 25 përqind në pronësi të vet drejtorit.

Përveç pozitës së menaxherit në klinikën shtetrore ai është i punësuar edhe në tre spitale private si dhe profesor në njërin nga kolejet private.

Ai ka shtëpi në vlerë 450 mijë euro, banesë në vlerë 140 mijë euro, tokë malore në vlerë 50 mijë euro si dhe dy toka malore të tjera në pronësi të përbashkët të cilat kapin shifrën 11 mijë euro.

Gjikolli ka deklaruar se ka mbi 13 mijë euro para të gatshme në një institucion bankarë si dhe posedon një veturë në vlerë 10 mijë euro.

Drejtori i Klinikës së Alergologjisë, Dukagjin Zogaj, posedon tre shtëpi, në vlerë rreth 500 mijë euro si dhe vikend shtëpi në vlerë 120 mijë euro. Ai gjithashtu ka  banesë së bashku me lokal në vlerë 140 mijë euro, lokal dhe garazh në vlerë 50 mijë euro, lokal dhe garzh tjetër në vlerë 62 mijë euro.

Zogaj poashtu posedon 50 përqind të aksioneve në klinikën “Alergjia Astma” e cila është në pronësi të vet drejtorit të klinikës.

Ai ka deklaruar se ka dy vetura në vlerë mbi 50 mijë euro dhe mbi 27mijë euro para të kursyera.

Rinë Limani, ish-drejtoreshë në Institutin e Patologjisë në QKUK, është asistente mësimore në UP, kryetare e komisionit edukim të vazhdueshëm profesional, petagoge në Instituti i Anatomisë Patologjike Qendra Klinike Universitare e Kosovës si dhe petagoge në një nga laboratorët private në vend.

Sa i përketë pasurisë së palujtshme, ajo ka tre toka – parcel për të cilët nuk ka deklatruar se sa është vlera e tyre, gjithashtu drejtoresha nuk e ka deklaruar as vlerën e dy tokave me shtëpi të cilat janë në pronësi të përbashkët. Ajo ka mbi 124 mijë euro në bankë.

Ish-drejtori i Klinikës së Urologjisë, Sabit Mehmeti, është pronar i dy poliklinikave. Në “Poliklinika “Plus” Sh.P.K ai është aksionar 80 përqind ndërsa në  “Poliklinika Tremed Shpk” është aksionar 33 përqind.

Ai ka deklaruar se posedon truall në vlerë 16 mijë euro, banesë të papërfunduar me pronësi të përbashkët në vlerë 51 mijë euro, shtëpi e garazhë të përbashkët në vlerë 35 mijë euro. Ndërsa mbi 29 mijë euro para të gatshme i ka në bankë.

Gëzime Pllana, UD. Drejtoresha e Barnatorës Qendrore në QKUK, në pronësi të përbashkët ka një banesë në vlerë 61 mijë e 500 euro, shtëpi në vlerë 40 mijë euro si dhe tokë në vlerë 15 mijë euro.

Ajo posedon mbi 19 mijë euro para të gatshme në bankë.

Gazeta Shneta gjithashtu ka raportuar edhe për deklarimin e pasurisë së drejtorëve të Spitaleve Regjionale në vend, Kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë si dhe për pasurinë e Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi. /Gazeta Shneta