E çuditshme: Tyson Fury fton aktorin e serialit ‘Game Of Thrones’ për një ndeshje të frikshme boksi

E çuditshme: Tyson Fury fton aktorin e serialit ‘Game Of Thrones’ për një ndeshje të frikshme boksi

Tyson Fury ka thirrur aktorin e Game of Thrones dhe ish-burrin më të fortë në botë, Hafthor Bjornsson për një ndeshje të frikshme boksi.

Bjornsson, i njohur si ‘The Mountain’ ose ‘Thor’, kohët e fundit kaloi në boks, duke mposhtur peshëngritësin rival Eddie Hall në ndeshjen e tyre të shumëpritur, shkruan Periskopi.

Fury po e shikonte me shumë interesim ndeshjen dhe tani dëshiron të përballet me të.

“Pyes veten nëse Thor Bjornsson mund ta pranonte një goditje me dorën e djathtë në nofullën e tij,” tha Fury përmes një storie në Instagram.

“Kush do ta kishte çekiçin e Thorit? A do të ishte ky mal shumë i madh për t’u ngjitur?

“Çfarë ndodh kur një forcë e pandalshme takon një objekt të palëvizshëm? Ndoshta do ta zbulojmë.

Dhe Thorit nuk iu desh shumë kohë që t’i përgjigjej Furyt.

“Unë jam 100 për qind i gatshëm për luftë,” u përgjigj Bjornsson.

“Le ta bejme kete”, tha ai.

Shpërndaje në: