E fundit: Amir Rrahmani rikthehet nga lëndimi, a do të luajë sonte me Kosovën?

E fundit: Amir Rrahmani rikthehet nga lëndimi, a do të luajë sonte me Kosovën?

Sonte me fillim nga ora 20:45, Kosova do të zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës së Kombëve për këtë edicion ndaj Qipros.

Djelmoshat e Alain Giresse sonte duhet të tregojnë vetën në ‘Fadil Vokrri’ dhe të dalin me fitore nga kjo përballje, shkruan Periskopi.

‘Dardanët’ kërkojnë që me fitore të mbeten ende në Ligën C’ e të mos bien nga ajo.

Ndonëse u tha dje nga trajneri Giresse se po shikohet gjendja e Amir Rrahmanit, gazetari sportive Arlind Sadiku e ka konfirmuar sot se mbrojtësi i Napolit është i gatshëm për sfidën ndaj Qipros pasi e ka kaluar problem muskulor me sukses.

Pra, kapiteni ynë sonte do të jetë në fushën e ‘Fadil Vokrrit’.

Shpërndaje në: