Militantit të VV-së i vjen dita: Fiton një tender të vocërr

Militantit të VV-së i vjen dita: Fiton një tender të vocërr

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë – organizim me 15 Komuna të Kosovës dhe organizatën jo-qeveritare “Marakli t’Biciklave”, ka shënuar Javën Evropiane të lëvizshmërisë, shkruan Periskopi.

Zyrtarë shtetërorë e merakli të biçikletave, sot vërshuan rrugët e qytetit për të shënuar Ditën ndërkombëtare pa makina.

Nëpërmjet një tenderi të vogël, biçikletat i mori me qera MMPHI-ja e cila udhëhiqet nga, Liburn Aliu. Dhjetëra sosh, u morën me qira për t’u përdorur gjatë ditës së sotme nga një militant i Lëvizjes Vetëvendosje.

Bëhett fjalë për Ndërim Qyqalla, pronar e kompanisë, “RENT BIKE” SHPK.  Ai deri vonë çirrej në rrjetin social facebook duke bërë tifo për liderin e LVV-së, Albin Kurti e partinë e tij.

Krahasuar me militantizmin e tij në Facebook, tenderi është shumë i vogël, në një vlerë vetëm prej 850 euro. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: