Evertoni me ndeshjen e jetës në Premierligë – Tifozët shpërthejnë fishekzjarre për t’i lënë pa gjumë lojtarët Chelseas

Periskopi.com Sporti

Everton është në ankth pasi rrezikojnë qëndrimin në Premierligë dhe këtë të dielë pret Chelsean për ndeshjen e 35-të.

Tifozët, gjithashtu të shqetësuar, vendosën të mundohen t’i lënë pa gjumë londinezët, duke shpërthyer lloje të ndryshme fishekzjarre pranë hotelit ku ishte vendosur ekipi i Thomas Tuchel.

Sipas disa raportimeve, situata ka zgjatur rreth dy orë, nga ora 1 deri në 3 të mëngjesit.

Everton aktualisht renditet në vendin e 18’të në Premierligë dhe rrezikojnë seriozisht rënien nga elita e futbollit anglez.

VIDEO