Fotografia e këmbëve të Ibrahimovic që po bën xhiron e botës: A je njeri?

Fotografia e këmbëve të Ibrahimovic që po bën xhiron e botës: A je njeri?

Ylli i AC Milan, Zlatan Ibrahimovic asnjëherë nuk zhgënjen

Këtë herë, suedezi ka treguar gjendjen e këmbëve të tij 11 javë pasi që ai bëri operim thembrën e Akilit.

Në një foto të postuar në Instagramin e tij, Zlatan tregon këmbët e tij teksa është i shtrirë në një shezllog duke marrë diell.

Çuditërisht, numri i madh i muskujve të këmbës është shumë i spikatur pavarësisht së Zlatani ka mbushur 41 vjet.

Për më shumë, janë vetëm 11 javë prej që ai ju nënshtrua operimit në thembrën e akulit dhe në gju, probleme këto që e përcollën atë gjatë sezonit 2021/22 me Milanin.

Në një përgjigje nga faqja e njohur për futboll e Instagramit, @ohmygoal komentoi duke vënë në pikëpyetje me humor të qenit njeri Zlatani duke pyetur: A je njeri?

Shpërndaje në: