Fury flet me shumë entuziazëm pas triumfit ndaj Dillian Whyte, këto janë fjalët e kampionit

Fury flet me shumë entuziazëm pas triumfit ndaj Dillian Whyte, këto janë fjalët e kampionit

Ka përfunduar meçi i madh ndërmjet Tyson Furyt dhe Dillian Whyte.

Meçi u zhvilluan në stadiumin Wembley, ku ishin të pranishëm plotë 94 mijë spektatorë, shkruan Periskopi.

Tyson Fury ka arritur të boksoi mjaft mirë dhe në sekondat e fundit të rundit të gjashtë e nokautoi kundërshtarin e tij.

Meçi i takoi peshave të rënda WBC dhe kishte 12 runde, kampioni i saj është ‘Gipsy King’.

Pas meçit ai tha se i flanderon të gjithë nga zemra.

“Dua t’i falenderoj të gjithë. Këtë fitore ia dedikoj shtëpisë sime, Anglisë”.

“Nga thellësia e zemrës ju falenderoj që ishit të pranishëm sonte”, tha Fury.

Shpërndaje në: