Kadriologu mesazh Kurtit: Mjekët e mërgatës nuk t’i stentojnë 8 infarkte në kujdestari për 50 euro

Kadriologu mesazh Kurtit: Mjekët e mërgatës nuk t’i stentojnë 8 infarkte në kujdestari për 50 euro

Kardiologu dhe profesori Gani Bajraktari i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit e nënshkroi udhëzimin e ri administrativ për lehtësimin e licencimit të mjekëve shqiptar nga diaspora.

Bajraktari ka bërë një shkrim në Facebook ku i ka thënë Kurtit se mjekët e mërgatës nuk i punojnë 8 infarkte brenda kujdestarisë për vetëm 50 euro, por këtë e bëjnë siç ka thënë ai, vetëm këta bablokat që punojnë në QKUK.

“Jo kryeminister jo, veq këta bablokat që i ke këtu t’i bëjnë stentimin e 8 infarkteve akute pa gjumë në sy në nje kujdestari për nje kompensim 50 euro për krejt pasditen dhe naten, deri n kokërr të mengjesit!”, ka shkruar Bajraktari.

Ai tutje ka deklaruar se mjekët që vijnë nga diaspora në Kosovë qëndrojnë vetëm nga tre ditë dhe sipas tij ditën e parë shkojnë në program të mëngjesit në RTK, ditën e dytë punojnë ndonjë pacient dhe të tretën sërish bëjnë reklamë në ndonjë tv tjetër dhe pas disa muajve qelin ndonjë ordinancë për të mbledhur para nga pacientët e Kosovës.

“Sjellja e mjekeve të mërgates, pavaresisht se nuk do të arrini për aresyet qe ju thash me larte, është e mirë : nuk ka njeri që thot se nuk eshte e mire, madje nuk ka asnje të keqe! Por, besoni, ky eshte mbase prioriteti i fundit në Shendetesine e vendit: pasi ta kemi rregulluar mire shtepine e hallakatur duhet të ftohen mysafiret!”, ka shkruar Bajraktari.

Lexoni reagimin e tij të plotë:

Qenka krye puna! Pshtuem tash: po na vjen mërgata….

Jo kryeminister jo, veq këta bablokat që i ke këtu t’i bëjnë stentimin e 8 infarkteve akute pa gjumë në sy në nje kujdestari për nje kompensim 50 euro për krejt pasditen dhe naten, deri n kokërr të mengjesit!

Ata të mërgates janë shumë të mirë: ose i kemi shokë ose i kemi studenta! Ata kanë ardhe sa here i kemi thirre (kurr skane pas problem për licenca- me emaila ua kemi rregullu licencat në Ministri), por ata janë nje hap perpara neve dhe juve: vijne rrijne 3 dite (diten e pare shkojne pak në RTK n program të mengjesit, diten e dyte punojne ndonje pacient, dhe të treten bejne nje reklame të mire ne nje TV tjeter, për të mbajtur linjat reklamuese ne media), … dhe pas 4-5 muajsh qelin nje ordinance diku, për të mbledhur edhe noj pare kendej si shtese të rrogave të majme (meritore) qe i kane atje!

Ata jane të mire, madje shume të mire kryeminister, jane shokët tone, por të lutem merru me keta ketu: beju nje menze dinjitoze për tu ushqyer (se edhe kur therrasim ndonje mik të huaj për të na ndihmuar na duhet me express pizza të ftofta me i gostise në ndonje qymez), beju toalete dinjitoze, hapesira të ngrohte dhe të bukura qe të vijne me vullnet në pune (mos i ndiqni se mjeku duhet të punojne me vullnet, ashtu sic kam punuar diten kur une kam postuar keta foto), dhe së fundi jepju nje page të mire (me të miren ne shtet) ashtu sic i kane me të mirat në krejt vendet normale! Mjeket ne asnje minute nuk guxojne të mendojne se a kane pare për të mbajtur familjen!

Sjellja e mjekeve të mërgates, pavaresisht se nuk do të arrini për aresyet qe ju thash me larte, është e mirë : nuk ka njeri që thot se nuk eshte e mire, madje nuk ka asnje të keqe! Por, besoni, ky eshte mbase prioriteti i fundit në Shendetesine e vendit: pasi ta kemi rregulluar mire shtepine e hallakatur duhet të ftohen mysafiret!

 

Shpërndaje në: