Kapje nga fyti dhe zënka me fjalë, zbulohen detaje nga përleshja Lacazette – Cedric

Kapje nga fyti dhe zënka me fjalë, zbulohen detaje nga përleshja Lacazette – Cedric

Dokumentari “All or Nothing”, që këtë sezon iu dedikua Arsenalit, ka zbuluar ndër të tjera edhe disa prapaskena jo të këndshme brenda seancave stërvitore të klubit.

Në njërën nga sekuencat e zëna shihet edhe një përplasje në mes të Alexandre Lacazette dhe Cedric Soares.

Përleshja shkoi deri aty saqë u desh detyrimi i pjesës tjetër të ekipit për ta ndaluar të gjithë këtë katrahurë.

Fillimisht pati një zënkë verbale në mes të dyshes, e cila më pas eskaloi në kontakte fizike.

“Fol normalisht”, mësohet t’i ketë thënë fillimisht sulmuesi, para se ta kapte nga fyti mbrojtësin anësor.

Soares fillimisht e shtyu teksa më vonë u përfshinë për t’i ndarë edhe Leno me pjesën tjetër.

E gjitha kjo ndodhi në periudhën e janarit, kur Arsenali nuk kishte paraqitje të mira në Premier League.

Shpërndaje në: