Këshilltari i Kurtit ka blerë letrat me vlerë nga Qeveria Hoti, e tash këshillon Kryeministrin

Këshilltari i Kurtit ka blerë letrat me vlerë nga Qeveria Hoti, e tash këshillon Kryeministrin

Kryeministri majtist i Kosovës, Albin Kurti dorën e djathtë të pushtetit e ka prej floriri. Krejt kjo për arsye se disa nga këshilltarët e tij politik janë goxha të pasur, shkruan Periskopi.

Njëri prej këshilltarëve të pasur është edhe mjeku, Jusuf Ulaj. Mbi 100 mijë euro i ka para të gatshme në bankë, e biznesi i tij privat ka të hyra vjetore mbi 50 mijë euro.

Bile, zoti Jusuf ka besuar shumë në Qeverinë Hoti. Në janar të vitit 2021, ai ka blerë letra më vlerë të emetuara nga qeveri. Këtë e ka shënuar edhe në deklarimin e pasurisë të cilën e ka publikuar Agjencia Kundër Korrupsionit.

Sipas këtij deklarimi, doktori Ulaj në vitin 2017 ka shitur biznesin e vetë, për të blerë pas katër viteve flet-obligacionet e Qeverise Hoti.

Fiks 200 mijë euro është vlera e letrës, e cila është deklaruar në AKK nga nepsikiatri.

Obligacionet Qeveritare – janë letra me vlerë afatgjata, të cilat maturojnë në afat më të gjatë se 1 vit. Kur një investitor blen këto letra me vlerë, ata në fakt i japin kredi shtetit, nga i cili investim ata përfitojnë interes periodik (në një apo më shumë data të caktuara përgjatë vitit) në formë të kuponëve të interesit. Ndërsa në datën e maturimit të obligacionit, investitorët marrin shumën e plotë të investuar në fillim.

Si mund të blihen Letrat me Vlerë të Qeverisë?

Përmes Tregut Primar: Klientët përmes bankave të cilat janë Akter Primar mund të blejnë letra me vlerë të qeverisë drejtpërdrejtë në ankand.

Përmes Tregut Sekondar: Klientët të cilët janë mbajtës të letrave me vlerë të Qeverisë mund ti tregtojnë ato në mes veti. Në të dy rastet transaksioni duhet të realizohet përmes bankave të cilat janë Akter Primar. /Periskopi/

Shpërndaje në: