Këta janë dy zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës të arrestuar për rastin “Brezovica”

Këta janë dy zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës të arrestuar për rastin “Brezovica”

Tre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor janë arrestuar sot pas një operacioni nga Policia e Kosovës si të dyshuar për përfshirje në rastin “Brezovica”.

Mesohët se dy zyrtarët e arrestuar janë Gani Berisha dhe Shukri Shabani.

ë dy këta janë zyrtarë të MMPH.

Gani Berisha është Drejtor i Departamentit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

FOTO: Facebook

Ndërsa, Shukri Shabani është zyrtarë në të njëjtën ministri.

FOTO: Facebook

Prokuroria ka njoftuar se të dyshuarit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh nën dyshimet se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” , “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Gazeta Insadjeri po ashtu raportoi se në mesin e të arrestuarve është edhe asamblisti i VV-së, Berat Lahu i cili është edhe dhëndri i ministrit Liburn Aliu.

Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj ka konfirmuar se nga ky aksion janë kontrolluar dhe bastisur njëmbëdhjetë (11) lokacione të ndryshme, konkretisht tetë (8) lokacione në qytetin e Prishtinës, dy (2) në Podujevë dhe një (1) në Fushë Kosovë, ku me ç’rast, janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar.

Të njëjtit me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Dhënia e ryshfetit”,nga neni 422 , “Fajdeja” nga neni 331 dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në: