Kush mungon në listën e Kosovës për ndeshjet e qershorit?

Kush mungon në listën e Kosovës për ndeshjet e qershorit?

Para pak çastesh trajneri i Kosovës, Alain Giresse e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për katër ndeshjet e muajit qershor në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor në orën 18:00, shkruan Periskopi.

Giresse ka ftuar plotë 24 futbollistë për këto ndeshje, por në listë nuk figurojnë tre emra që dikur ishin ftuar tek Kosova.

Fjala është për: Hadergjonajn, Rashanin dhe Selmanin.

Madje në listë nuk është as mbrojtësi i St. Pauli, Leart Paqarada, ndonëse u tha se mund të ftohej.

Shpërndaje në: