Ky është momenti kur dy fqinjët përplasen fizikisht mes vete në lidhje live

Ky është momenti kur dy fqinjët përplasen fizikisht mes vete në lidhje live

Dy fqinj janë përplasur pothuaj edhe fizikisht në transmetim live, e ku shkak i kësaj përplasje u bë një pronë ku njëri prej tyre po pretendon që i është bllokuar hyrja për në shtëpinë e tij.

Gjatë debatit e sipër, aty filluan edhe ofendimet.

“Grahi kerrit, grahi kerrit, se me mu ki me u nda keq o idiot…”, thuhet mes tjerash në këtë përplasje.

Njëri prej tyre që është edhe mërgimtar ka paralajmëruar se do të marr masa më të dhunshme për zgjidhjen e këtij rasti.

“Nuk ka biznes me tok të Komunës, unë kam me i hjek këto barriera me kamionë, unë këto i kam trojet, këtu e kam shtëpinë. Që 6-7 vjet unë nuk kam qasje në këtë rrugë, niher e kanë mbush me dhe, por këta e kanë vendos mos mem lanë mu me jetu”, është shprehur mërgimtari.

Shpërndaje në: