Ky plumb qorr rrezikoi fëmijët e një familjeje diku në Kosovë

Ky plumb qorr rrezikoi fëmijët e një familjeje diku në Kosovë

Një përdorues i facebookut, ka raportuar për një incident i cili sipas tij, do mund të përfundonte me fatalitet, si pasojë e festimeve me armë zjarri.

Siç shkruan ai, diku në Kosovë, fëmijët e një familjeje, qenë të rrezikuar nga një plumb qorr, shkrepur nga fqinjtë gjatë një ahengu.

“Vëlla, ti ndoshta ke festuar tek shtëpia jote, por në shtëpinë time ke mundur të bësh tragjedi”.

“Fëmijët e mi kanë qenë duke luajtur në oborr, pesë metra më larg ka qenë fëmija im nga ky vend ku ka rënë ky plumb. Festo me zemër dhe jo me armë”, thuhet në një postim të faqes Akademia Thaibox-Kickbox Mitrovica.

Tutje siç thekson përdoruesi me llogarinë e facebookut, Akademia Thaibox- Kickbox Mitrovica, një raportim të tillë publik e bëri për t’i vetedijësuar të tjerët që të mos përdorin armën.

Shpërndaje në: