Megjithatë Vedat Muriqi pritet të luajë nesër ndaj Irlandës së Veriut

Megjithatë Vedat Muriqi pritet të luajë nesër ndaj Irlandës së Veriut

Sot gjatë konferences për media para ndeshjes me Irlandën e Veriut, trajneri Alain Giresse tha se Vedat Muriqi është në dyshim për nesër.

“ Sa i përket Muriqit, do ta shikojmë situatën e tij sot. Shpresojmë se do të jetë gati për sfidën e nesërme”, u shpreh ai.

Ndërkaq, gazetari Arlind Sadiku ka njoftuar para pak çasteve se Muriqi do të jetë i gatshëm për këtë sfidë përmes një postimi në Facebook.

Ndryshe, Edon Zhegrova dhe zyrtarisht do të mungojë për këtë ndeshje pas ka pësuar një lëndim në stërvitje.

Shpërndaje në: