Njohësit e ekonomisë kritikojnë Qeverinë për mungesë të investimeve kapitale

Njohësit e ekonomisë kritikojnë Qeverinë për mungesë të investimeve kapitale

Sikurse shumë vende të botës, edhe Kosova është prekur nga kriza ekonomike.

Vendi po përballet me inflacion të lartë, duke ua vështirësuar kështu jetën qytetarëve.

E njohësit e çështjeve ekonomike, për situatën e krijuar, një pjesë të fajit po ia lënë Qeverisë së Kosovës.

Sipas tyre, këtij ekzekutivi i mungon strategjia në zhvillimin ekonomik.

Ata thonë se ka mungesë serioze të investimeve kapitale në vend.

Prandaj po shihet si e domosdoshme që paraja e akumuluar nga Qeveria, të shpenzohet.

Profesori universitar, Sejdi Rexhepi, thotë se mungesa e shpenzimit të parave nga Qeveria do të reflektoj negativisht në shkallën e zhvillimit ekonomik.

Disa nga hulumtimet e fundit tregojnë realizimi i investimeve kapitale gjatë këtij viti nga Qeveria është më i ulëti në gjithë dekadën e fundit.

Kritika të ashpra drejtuar qeverisë për mungesë shpenzimit të parave kesh, ka pasur vazhdimisht edhe nga Opozita.

Shpërndaje në: