Pas raportimit të Periskopit, reagon Sindikata e punëtoreve të AAC: Drejtori Bujar Ejupi përshtati tenderin për shokun e tij

Pas raportimit të Periskopit, reagon Sindikata e punëtoreve të AAC: Drejtori Bujar Ejupi përshtati tenderin për shokun e tij

Pas publikimit të shkrimit “Shteti mbytë shpresën e të rinjve super-talentë: Piloti kosovar viktimë e dallavereve në konkurs”, ka reaguar Sindikata e Punëtorëve të AAC-së – SPAAC, duke e akuzuar drejtorin e Autoritetit te Aviacionit Civil, Bujar Ejupi se e ka kurdisur për shokun e tij tenderin “Angazhimi i ekspertëve për Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës”.

Periskopi ka raportuar të enjten se AAC-ja kërkoi një ekspert nëpërmjet procedurave tenderuese,  dhe Agjencia Qendrore të Prokurimit-AQP që është përgjegjëse për zhvillimin e prokurimeve të përbashkëta për autoritete kontraktuese. AQP-ja kryen aktivitet e prokurimit edhe për AAC-në. Para pak javëve ka marrë përsipër që të kryejë edhe aktivitetin e prokurimit “Angazhimi i ekspertëve për Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës”. Periskopi ka gjetur se AQP ka kufizuar konkurrencën duke krijuar rrethana diskriminuese, apo duke përshtatur kriteret  për një kompani të caktuar dhe në këtë mënyrë duke favorizuar atë gjatë garës për fitim të tenderit.

Sindikata e punëtoreve të AAC, sot ka reaguar duke hedhë dyshime për përshtatje të kushteve të tenderit dhe konflikt të interesit. Reagimi është publikuar në faqen e  facebook-ut. Pas pak kohesh edhe AAC-ja ka lëshuar një sqarim.

Më poshtë po publikojmë pa ndërhyrje reagimin e Sindikatës së AAC-së dhe sqarimin e menaxhmentit të AAC-së:

Sindikata e Punëtorëve të AAC-së – SPAAC

??????? ??? ????????????? ? ?????? ??? ??????

???????? ? ???-?? ????? ????? ????????? ???????? ??? ?????? ? ??? ????? ????????

SPAAC alarmon që prokurimi i pozitave “Ekspert i Aviacionit” dhe “Ekspert për menaxhimin e projekteve dhe raportimit” nga Autoriteti i Aviacionit Civil (tenderi me nr. prokurimi UA/2016-22-2976-2-2-1) është keqpërdorim i parasë publike dhe rast korruptiv për arsyet më poshtë.

????????? ? ???????? ?? ?????̈?????? ?? ?????? ??̈? ????????? ?????

Ligji për Aviacionin Civil, Neni 24.3 të cilin e citon edhe Dosja e tenderit thotë: “Në mënyrë që pozitat kyçe që kanë të bëjnë me aviacionin në AAC të plotësohet me persona me kualifikimet përkatëse, AAC mundet n͟ë͟s͟e͟ ͟ë͟s͟h͟t͟ë͟ ͟e͟ ͟n͟e͟v͟o͟j͟s͟h͟m͟e të prokurojë (blejë) shërbimet e deri në nëntë (9) ekspertëve profesional dhe/ose teknik për plotësimin e këtyre pozitave përmes një procedure të prokurimit e cila është në përputhje të plotë me Ligjin për Prokurim Publik në Kosovës (“Ligjin për Prokurim”) si dhe me kushtet e tjera specifike të parapara në paragrafin 2 të nenit 10 të këtij ligji.”

Pra ky paragraf kërkon që kërkesat për pozitat e rregullta për të cilat ka nevojë AAC-ja, mund te perdoret prokurimi për t’i plotësuar këto. Neni 24.3 është i ndërlidhur dhe ndërtohet mbi bazën e nenit 24.2 (pra punësimi i rregullt, p.sh. në rast se pagat nuk janë konkurruese), ashtu që nëse nuk mund të plotësohet ky i fundit, atëherë mund të përdoret Neni 24.3.

Mirëpo, pozitat e prokuruara në këtë proces të prokurimit (pra Ekspert i Aviacionit Lot 1 dhe Ekspert për menaxhimin e projekteve dhe raportimit Lot 2) nuk janë fare në organogramin e AAC-së dhe në Rregulloren për organizimin e brendshëm të AAC.

Në fillim të dosjes së tenderit, theksohet se qëllimi i këtij aktiviteti të prokurimit është mbulimi i pozitave të cilat janë kërkuar vite rradhazi nga AAC, por nuk janë aprovuar për shkak të buxhetit. Është e vërtetë që AAC me vite ka kërkuar staf shtesë, por këto dy pozita të prokuruara nuk janë identifikuar asnjëherë si deficitare në AAC siç edhe nuk janë në organogram, rregulloren e organizimit të brendshëm, apo të planifikuara për rekrutim në AAC para këtij vitit.

AAC nuk ka mungesë të ekspertizës që është kërkuar në dosjen e tenderit dhe është keqmenaxhim i fondeve publike që të kërkohen ekspertë për përpilim raportesh apo për punë që janë pjesë e përshkrimit të punës të stafit të AAC që mbajnë kontrata të rregullta pune.

?????????? ? ???????? ?? ???????? ??? ????????? ? ?????????

Në kërkesat specifike të tenderit, veçohen këto kërkesa:

7.1 ??????? 1. ??????? ????? ????? ?e ???e ?e ?e???????? ?e ???? ??? ??????? ??????????? ?e ????e? ? ?????????? ??? ????????????? ??e?????e????, ????, ??? ??? ??????????? (??? ?e????e ???? ???e? ??̈? ???1)

??????? 2. ??????? ????? ????? ?? ???? ??????? 5 ???? ??????? ???? ?? ????????, ??? 5 ???? ??????? ???? ?? ???? ??????? ?͟ ͟?͟?͟?͟?͟ ͟?͟?͟?͟?͟ ͟?͟?͟ ͟?͟?͟?͟?͟?͟?͟ ͟?͟?͟?͟?͟?͟?͟?͟?͟?͟?͟?͟?͟ ?? ?????? ? ??????????. (??? ??????? ???? ????? ??? ???1)

Fituesi i tenderit për Lot 1 është ????? ???????, shok i Drejtorit të Përgjithshëm Bujar Ejupi (shih foton). Bashkë kanë punuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” (ANP) dhe më vonë në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionti Ajror (ASHNA), ku ishin emëruar zv. drejtorë së bashku në maj të vitit 2016, emërime që kishin rezultuar të jashtligjshme nga KPMSHC 10 muaj më vonë prandaj poashtu ishin larguar së bashku. Në vend të përvojës profesionale e cila nuk tregohet se çfarë duhet të jetë, sepse AAC veç ka staf dukshëm më të përgatitur se Shileku, është kërkuar përvojë menaxheriale të cilën e ka Shileku. Në AAC kemi staf me përvojë në aviacion mbi 20 vite dhe përvojë menaxheriale 15 vjeçare.

Zyrtarët profesionist në AAC kanë 10-20 trajnime nga insitucionet trajnuese të aviacionit në fusha shumë më të ngushta, ndërsa në komulativ kolektivi profesional i AAC-së ka me qindra trajnime profesionale të aviacionit. Pra, Ejupi po kërkon që për t’i ndihmuar mbikëqyrjes së institucionit si “ekspert i aviacionit”, një person ?? ??? ??????? ?? ????? ?? ????????, që është dukshëm më pak i kualifikuar dhe do të jetë përgjegjës për të mbikëqyrë të gjitha domenet e AAC-së që përfshinë 5 departamente të ndryshme profesionale ku secila është një specializim i veçantë: prej operimeve ajrore, vlefshmërisë ajrore, licencimit të personelit të aviacionit (pilove, mekanikëve, shëndetit, kontrollorëve, etj.), menaxhimit të sigurisë, aerodromeve, shërbimeve të navigacionit ajror, dhe rregullimit ekonomik të aviacionit. Ejupi poashtu pa ndonjë arsye ka kufizuar trajnimet në vetëm 3 qendra trajnimi të mundshme. Me një trajnim të vetëm në fushë profesionale ky person do t’i mbikqyrë dhe vlerësojë të gjitha departamentet teknike, përderisa asnjë profesionist në AAC nuk ka nivelin për t’u ndjerë kompetent për t’i mbuluar të gjitha detyrat që i janë dhënë “Ekspertit e aviacionit” të prokuruar këtu. Për më tepër, është kërkuar përvojë menaxheriale (3 vite), shumë më shumë se aftësi profesionale, me ç’rast vërehet qartë përshtatja e këtij tenderi për Shilekun.

Në kushtet e tenderit vërehen edhe anomali të tjera. Personi ekspert i aviacionit pritet të mbikëqyrë punën e AAC-së, që konfirmon se z. Ejupi nuk ndjehet kompetent për pozitën që ka, por ky person do të mbikëqyrë staf dukshëm më të përgatitur profesionalisht se vetvetja. Poashtu vërehet që ky person do të kryej detyra ekzekutive brenda AAC-së të cilat tashmë veç kryhen nga stafi ekzistues dhe departamentet në AAC (kryesisht Departamenti për Siguri dhe Cilësi por edhe departamentet tjera teknike individualisht) ose detyra të cilat z. Ejupi me vetëdije të plotë i ka degraduar (p.sh. analizimi i të dhënave të sigurisë, menaxhimi i projekteve, koordinimi institucional etj).

Poashtu, vërehet që personi i renditur i pari në pozitën tjetër, Tringa Mullaademi, ka punuar në OJQ “KS-Kosova” dhe kompaninë “Meister” bashkë me Bujar Ejupin. Në të njejtën OJQ ka punuar edhe miku tjëtër i Ejupit, tash kryesuesi i bordit të AAC-së, Skender Halili. Ndërsa kandidati tjetër për poziten e “ekspertit të aviacionit” Jeton Istogu (i cili ka emigruar dhe tash punon në Australi) është koleg nga ANP dhe shok i Ersen Shilekut, që është indikacion se ka pasë koordinim të tenderit.

??????????

Nga sa u tha më lartë mund të përfundohet që prokurimi i këtyrë pozitave është në kundërshtim me Ligjin për aviacionin civil (Neni 24.3), nuk ka për synim t’i ndihmoj menaxhimit, dhe është tender i kurdisur duke i përshtatur kushtet dhe tenderimet për miqt e Drejtorit të Përgjithshëm të AAC-së Bujar Ejupi.

Sindikata e Pavarur e Autoritetit të Aviacionit Civil fton organet e drejtësisë që të hetojnë prokurimin e këtyre dy pozitave në AAC.

Dosja e tenderit https://e-prokurimi.rks-gov.net/…/DokumentPodaciFrm…

Organogrami i AAC-së https://caa.rks-gov.net/…/2020/05/organogrami-SQ.jpg

Rregullorja e Brendshme e AAC-së https://caa.rks-gov.net/…/Rregullore-e-brendshme-2018…

Sqarimi i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës

Kandidatët pjesëmarrës në konkursin e hapur!
AAC ka pranuar ankesën nga AQP( Agjencini Qendror i Prokurimit) me pretendimet e njërit kandidat se njëri nga kandidatët pjesëmarrës në konkurs të hapur ka njohësi personale me Drejtorin e Përgjithshëm.
Ankesa është dorëzuar nga z.Amir Qorolli, gjithashtu pjesëmarrës në konkursin e shpallur nga AAC. Pas pranimit të ankesës, rasti është dërguar menjëherë në Agjencionin Kundër Korrupsionit nga drejtori I përgjithshëm, për opinion të këtij institucioni lidhur me konfliktin e interesit.
Lidhur me ankesën e pranuar drejtori i përgjithshem deklaroi: “Unë (Bujar Ejupi) dhe njeri nga kandidatet njihemi që nga koha kur kemi punuar të dy në ANP dhe ASHNA. Unë nuk kam asnjë lidhje tjetër familjare ose afariste me kandidatin. Në rast se rastësia e të qenurit të punësuar në një organizatë vite më parë paraqet konflikt interesi, atëherë kjo duhet të sqarohet me Agjensionin Anti Korrupcion.
Duke pasur parasyshë se AAC ka kërkuar ekspert të aviacionit, probabiliteti që eksperti I Aviacionit të jetë person I njohur për mua është shumë I madh, duke konsideruar që unë punoj tash e 20 vite në fushën e Aviacionit dhe sigurisht, përgjatë karrierës sime kam takuar shumicën, nëse jo të gjithë personat me përgatitje në këtë fushë – duke përfshirë edhe vet parashtruesin e ankesës, i cili për një periudhë ka mbajtur praktikë në AAC.
Drejtori i përgjithshëm i AAC nuk mund të ndalojë askënd që të konkurrojë për pozitat e hapura, e sidomos kur bëhet fjalë për ekspert të aviacionit. Pra, sa i përket pretendimeve se drejtori i AAC-së njihet me kandidatët pjesëmarrës, është e vërtetë se drejtori i përgjithshëm njihet dhe sigurisht ka rastisë që edhe të ketë fotografi të publikuara edhe në rrjete sociale, jo vetëm me njërin kandidat, por edhe me kandidatët tjerë.
Drejtori i përgjithshëm i AAC-së inkurajon të gjithë kandidatët që mendojnë se kanë fakte të keqpërdorimit në procesin e vlerësimit, ato ti paraqesin para institucioneve të zbatimit të ligjit.
AQP ka njoftuar AAC se pasi që kanë pranuar një ankesë në OSHP për aktivitetin e prokurimit, ka pezulluar aktivitetin në fjalë bazuar në nenin 112 të LPP-së.

Raporti i Periskopit:

Shteti mbytë shpresën e të rinjve super-talentë: Piloti kosovar viktimë e dallavereve në konkurs

 

 

 

 

Shpërndaje në: