Plas sherri – Gruaja i bërtet sulmuesit të Man Cityt në mes të plazhit, kjo është arsyeja

Plas sherri – Gruaja i bërtet sulmuesit të Man Cityt në mes të plazhit, kjo është arsyeja

Phil Foden, u përplas me të dashurën e tij pasi ajo e shikoi telefonin e sulmuesit të Man Cityt.

Dyshja ishin në një klub kur shpërtheu debati, shkruan Periskopi.

Sherri mes yllit të Anglisë dhe të dashurës së tij është kapur në video nga pushuesit dhe dëshmitarët që ishin në atë klub.

E dashura e Fodenit, Rebecca Cooke u dëgjua duke bërtitur: “A mendon se jam një e paditur” para se të largoheshin vendin ku ishin.

Ndërsa sherri vazhdoi, Rebeka tha: “Nuk mund të të çojmë askund, kjo ndodh gjithmonë.”

Debati filloi kur Rebecca mori telefonin e Fodenit teksa ai po notonte në det.

Sipas The Sun, Rebecca u pa duke i bërtitur Fodenit derisa ai po dilte nga deti.

Rebecca më pas u pa duke e shtyrë kokën drejt lojtarit 22 -vjeçar .

Më pas ajo i bërtet Fodenit : “Po, pyes veten pse, shok!”

Foden nuk iu përgjigj asaj, por më pas Rebeka bërtiti: “Thuaji asaj të gjitha”.

Shpërndaje në: