Prerja e çuditshme e flokëve të Oleksandr Usyk – Çfarë simbolizon në Ukrainë?

Prerja e çuditshme e flokëve të Oleksandr Usyk – Çfarë simbolizon në Ukrainë?

Oleksander Usyk po kërkon të ruajë brezat e tij në peshën e rëndë ndërsa përballet me Anthony Joshua në një revansh të madh në Arabinë Saudite.

Por ukrainasi i dikurshëm me kokë të rruar, këtë herë ka ndryshuar pamje pasi ka shkurtuar flokët në një mënyrë të çuditshme e kjo vjen pas pushtimit rus të Ukrainës, shkruan Periskopi.

Çfarë simbolizon prerja e flokëve të Oleksandr Usyk? Kjo prerje e tillë flokësh quhet “Osedelets”.

“Osedelets” është prerja tradicionale e flokëve të Kozakëve, një popull luftëtar nga Ukraina Jugore dhe Lindore.

Në Rusi, shpesh quhet ‘khokhol’ dhe përdoret si një term nënçmues për ukrainasit.

Pavarësisht se ishte kokërrur kur mundi Anthony Joshua-n në vitin 2021, Usyk ka luftuar në shumë raste me stilin e flokëve ‘osedelet’.

Kjo përfshin ditën që ai fitoi medaljen e artë në peshën e rëndë në Lojërat Olimpike të Londrës 2012, një ditë para se Joshua të bëhej kampion olimpik në peshën super të rëndë.

Më pas, ai tha: “Duhet ta dini se prerja e flokëve të oseledetëve kozakë dhe hopaku në ring nuk janë thjesht pjesë e imazhit për mua, ato janë një nderim për historinë dhe kulturën tonë”, shtoi ai.

Kujtojmë se Usyk dhe Joshua do të takohen me datën 20 gusht në Arabinë Saudite për meçin e tyre të dytë./Periskopi/

Shpërndaje në: