Rama: Shqipëria mbështet anëtarësimin e Finlandës në NATO

Rama: Shqipëria mbështet anëtarësimin e Finlandës në NATO

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të mbështesë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake të NATO-s.

Deklaratën, Rama e dha këtë të martë në një konferencë të përbashkët me homologen finlandeze, Sanna Marin nga selia e Kryeministrisë në Tiranë

“Ne mbështesim me gjithë besimin dhe bindjen tone anëtarësimin dhe Finlandës dhe Suedisë në NATO. Bëhet fjalë për dy vende që në çdo aspekt janë një vlerë e shtuar e aleancës dhe që për më tepër në kushtet e sotme, dyert e aleancës duhet të jenë të hapura në të kanatet për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë. Madje, ndjehemi të privilegjiuar që na jepim mundësia të bëjmë diçka për Finlandën, kjo nuk është pak”, theksoi kreu i qeverisë.

Rama bëri me dije se një tjetër temë diskutimi, ishte dhe çelja e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Ai u shpreh se nuk pret diçka të re në Konferencën e ardhshme Ndërqeveritare, ndërsa falenderoi përpjekjet e BE-së për të bindur Bullgarinë në zhbllokimin e këtij procesi.

Shpërndaje në: