Reagon lojtari, i cili u raportua se ishte përjashtuar nga Lyoni sepse lëshonte gazra në zhveshtore

Reagon lojtari, i cili u raportua se ishte përjashtuar nga Lyoni sepse lëshonte gazra në zhveshtore

Lyoni kishte vendosur ta përjashtonte vitin e kaluar lojtarin e tij, Marcelo Guedes. Qendërmbrojtësi akuzohet se lëshonte gazra në dhomën e zhveshjes dhe se qeshte me shokët e skuadrës për këtë veprim.

Kjo është zbuluar vetëm në fillim të kësaj jave nga mediat franceze. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “L’Equipe”.

Drejtori i klubit, Juninho, bashkëkombës i tij, nuk e kishte pëlqyer këtë veprim dhe e kishte shfrytëzuar mundësinë që t’ia kujtojë atij paraqitjen e zbehtë në fushën e blertë ndaj Angers për ta përjashtuar atë nga ekipi.

Por, të gjitha këto i ka hedhur poshtë vete futbollisti përmes profilit të tij në Twitter.

“Falë L’Equipe, pas një kohe të gjatë, më duhet të kthehem në Twitter për të mohuar të gjitha akuzat. Gazetaria në ditët e sotme është një shaka”, shkroi ai.

Shpërndaje në: