Reja flet pas humbjes nga Izraeli, këto janë fjalët e tij

Reja flet pas humbjes nga Izraeli, këto janë fjalët e tij

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edoardo Reja komentoi ndeshjen e Izarelit duke vënë theksin te gabimet që sipas tij vazhdojnë ta penalizojnë skuadrën.

Tekniku italian e pranoi se një barazim mund të ishte rezultati i duhur në fund të këtij 90 minutëshi.

“Nëse do të barazonim do të ishte një rezultat i mirë për mënyrën se si shkoi ndeshja. Për fat të keq nuk kemi qartësinë dhe qetësinë për të lexuar momentet e rëndësishme të ndeshjes. Duhet të ndyshojmë përfundimisht dhe kjo po vazhdon prej kohësh. Bëjmë gabime të tilla si gjithmonë edhe pse lojtarët dhanë gjithçka në fushë. Rrimë këtu dhe flasim për të njëjtat gabime. Izraeli është një skuadër shumë e fortë dhe na vuri shumë në vështirësi. M’u desh të ndryshoja sepse nuk po funksiononte. Në pjesën e dytë tentuam të reagonim por e përsëris, duhet të diskutojmë për gabimet individuale që na ndodhin gjithmonë. Ne presim shumë nga Broja por ai është vetëm 21 vjeç dhe ka nevojë të rritet e të piqet. Në ndeshje të tilla duhet të luftojë më fort dhe të jetë më vendimtar. Duhet të rritet ende shumë, nuk është gati”, tha Reja.

Me këtë fitore, Izraeli tani shkon në kuotën e tetë pikëve në vendin e parë, kurse Shqipëria mbetet e treta me vetëm një pikë.

Shpërndaje në: