Rreth 10 mijë raste aktive me koronavirus

Rreth 10 mijë raste aktive me koronavirus

9 mijë e 820 raste janë aktive me COVID-19 në Kosovë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit u regjistruan 1 mijë e 187 raste të reja, pa të vdekur, njofton MSh.

613 qytetarë u shëruan.

Më 12 janar, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka konfirmuar se një koronavirus i ri ishte shkaktar i një sëmundjeje të frymëmarrjes në një grup njerëzish në Qytetin Wuhan, Provinca Hubei, Kinë, të cilët janë marrë në konsideratë fillimisht nga OBSH më 31 dhjetor 2019.

Më 13 mars 2020, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi: Ju njoftoj se MSH pas përfundimit të analizave në IKSHPK të 15 rasteve të dyshimta, dy kanë rezultuar pozitive dhe gjendja e tyre shëndetësore rezulton të jetë stabile, njëra është e moshës 20 vjeçare me nënshtetësi italiane dhe tjetri i moshës mbi 77 vjeçar me nënshtetësi kosovare. Janë marrë të gjitha masat kundër personave me të cilët ata kanë qenë në kontakt.

Shpërndaje në: