Sali Berisha shpallet “non grata” nga Britania, Edi Ramam publikon kopertinen e librit të Enver Hoxhës

Sali Berisha shpallet “non grata” nga Britania, Edi Ramam publikon kopertinen e librit të Enver Hoxhës

Pas shpalljes “non grata” nga Britania e madhe të kreut të PD-së Sali Berisha, ka ardhur një reagim nga Kryeministri Rama.

Mes ironisë, Rama nuk ka dashur të komentojë më gjatë, ndërsa publikoi kopertinën e librit të diktatorit Enver Hoxha me titullin “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”.

Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, jam njoftuar me një letër se, Sekretari i Brendshëm ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes sime në Mbretërinë e Bashkuar”.

Ishte kjo deklarata e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të premte. Ai u shpreh se vendimi është në vazhdën e shpifjeve të sponsorizuara nga Soros.

Arsyetimi që Berisha kishte marrë për këtë vendimi ishin lidhjet me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelë të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe Britani dhe korrupsioni.

Shpërndaje në: