Sonte përballet me Kosovën – Statistikat e Qipros në 10 ndeshjet e fundit, ka vetëm dy fitore

Sonte përballet me Kosovën – Statistikat e Qipros në 10 ndeshjet e fundit, ka vetëm dy fitore

Sonte me fillim nga ora 20:45 Kosova do të zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës së Kombëve për këtë edicion ndaj Qipros.

Djelmoshat e Alain Giresse sonte duhet të tregojnë vetën në ‘Fadil Vokrri’ dhe të dalin me fitore nga kjo përballje, shkruan Periskopi.

‘Dardanët’ kërkojnë që me fitore të mbeten ende në Ligën C’ e të mos bien nga ajo.

Ndërkaq, përballjen e sotme nuk do ta ketë të lehtë, pasi Qipro vetëm me fitore siguron mbijetesën në këtë ligë.

Analizuar formën e kësaj kombëtare në 10 ndeshjet e fundit, Qipro ka vetëm dy fitore, 4 barazime dhe 4 humbje. Kjo është një tjetër statistikë që e favorizon bindshëm Kosovën, por që mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat.

Shpërndaje në: