Stadiumi ‘Adem Jashari’ për gjynah – Shikoni pak gjendjen e mjerushme të tij

Stadiumi ‘Adem Jashari’ për gjynah – Shikoni pak gjendjen e mjerushme të tij

Stadiumi Olimpik ‘Adem Jashari’ që dikur krenoheshim me të, sot është totalisht jashtë funksionit.

Nga fotografite e publikuara në mediat lokale në Mitrovicë shihet se si është katandisur ky vend, shkruan Periskopi.

Në stadiumin “Adem Jashari” janë investuar rreth 1 milion euro në vitin 2014, në kohën kur në këtë stadium u zhvillua miqësorja historike për Kombëtaren e Kosovës, ajo ndaj Haitit.

Pavarësisht premtimeve për rregullimin e stadiumit olimpik “Adem Jashari”, deri më tani shihet se nuk kanë lëvizur fare gjërat në këtë aspekt.

Nga Qeveria e Kosovës në vitin e kaluar ishte thënë se ky stadium do të jetë gati në qershorin e vitit 2023.

Shpërndaje në: