VV në 2015-tën: Marrëveshja për Energjinë legalizon ndikimin e Serbisë, pamundëson unifikimin me Shqipërinë

VV në 2015-tën: Marrëveshja për Energjinë legalizon ndikimin e Serbisë, pamundëson unifikimin me Shqipërinë

Marrëveshja për Energjinë mes Kosovës dhe Serbisë që u nënshkrua sot nga Besnik Bislimi, kundërshtohej fuqishëm nga VV-ja në vitin 2015.

Vetëvendosje thoshte se një marrëveshje e tillë e legalizon ndikimin e Serbisë në Kosovë dhe se e largon Kosovën nga unifikimi me Shqipërinë.

Ndërsa sot, udhërrëfyesi për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi është miratuar nga ana e palës kosovare dhe asaj serbe.Në marrëveshjen që ka publikuar Lajçak, thuhet se ZRRE do t’i lëshojë licencën për furnizim Elektrosever, pronare e cila është Serbia.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur lajm të mirë arritjen e arrëveshjes për faturimin e energjisë në veri të arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se ky është rezultat i punës së Qeverisë që ai e udhëheqë.

 

 

Shpërndaje në: