Zyrtare: Ky gjyqtar i njohur do ta ndaj drejtësinë në finalen Liverpool – Real Madrid

Zyrtare: Ky gjyqtar i njohur do ta ndaj drejtësinë në finalen Liverpool – Real Madrid

Tashmë është zyrtarizuar edhe gjyqtyari i finales së madhe të Ligës së Kampionëve.

Reali dhe Liverpooli janë dy ekipet që kanë siguruar biletën për finalen e madhe të Parisit, shkruan Periskopi.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me 28 maj dhe UEFA ka zgjedhur edhe gjyqtarin e takimit.

Drejtësinë në këtë përballje do ta ndaj gjyqtari francez, Clement Turpin.

Turpin ka gjykuar edhe finalen e vitit 2021 në Evropa Ligë mes Villarrealit dhe Manchester United.

Shpërndaje në: