20 ditët e mjaltit: Kur Albini e priste i vetmi në takim dhe i bënte tryeza gjigante Rrahman Jasharajt

20 ditët e mjaltit: Kur Albini e priste i vetmi në takim dhe i bënte tryeza gjigante Rrahman Jasharajt

Gjatë mbrëmjes së kaluar, z. Blerim Syla – kryesindikalist i punëtorëve shëndetësorë [FSShK] dha detaje të frikshme të një takimi për të cilin veçse kishte raportuar Periskopi për lexuesit e saj e për të cilën do të shkruaj sërish. Por, çka ndodhi në atë takim?

Kryesindikalistët kanë qenë në takime të vazhdueshme me kryeministrin Albin Kurti, madje edhe para se ky të bëhej kryeministër.

Kurti me partinë e tij i kishin fituar zgjedhjet e 6 tetorit 2019, dhe më 19 nëntor [trembëdhjetë ditë më vonë] kishin organizuar një tryezë gjigante për Rrahman Jasharajn me shokë.

Por, relacionet e Kurtit me sindikalistë ishin trashur edhe më shumë pas rreth dy javësh tjera, më 11 dhjetor të vitit 2019.

Në atë kohë, Rrahman Jasharaj kishte kërkuar takim urgjent me presidentin Hashim Thaçi, dhe me të tjerë krerë institucionalë [Ramush Haradinaj ishte kryeministër] por nuk kishin marrë asnjë përgjigje.

Kush e kishte pritur? Vetëm Albin Kurti.

“Pas kërkesës për takim urgjent, nuk kemi marrë asnjë përgjigje zyrtare [nga pushteti], të vetmen përgjigje zyrtare e kemi nga kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, ne sot do të zhvillojmë një takim me të në orën 13.” – kishte thënë Jasharaj.

Por, duket se gjithë këto ‘ditë mjalti’ mes z. Kurti dhe z. Jasharaj kanë qenë vetëm që pushtetari të merrte me të mirë kryesindikalistin. /Periskopi 

Shpërndaje në: