20 mijë euro është vlera e mashtrimit të qytetarëve me bileta në Pejë, arrestohet pejani

Periskopi.com Lajme

Është arrestuar një 32-vjeçar në Pejë me iniciale R.I., si i dyshuar pёr veprën penale “Mashtrim” me bileta.

Kjo siç njofton policia në Pejë, pasi të paktën 18 persona kishin rënë viktimë e mashtrimit pasi të njëjtit kishin rezervuar bileta në të dy drejtime, vajte-ardhje, nga vende të ndryshme të Evropës për në Kosovë por i dyshuari me qëllim të përfitimit personal, iu ka rezervuar bileta vetëm për një drejtim.

Klan Kosova merr vesh nga burimet, se 20 mijë euro është shuma e mashtrimit të qytetarëve nga personi në fjalë.

Tutje, sipas burimeve i dyshuari firmën e tij e kishte regjistruar në emër të nënës së tij.