20 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri

20 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri

20 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, por ndihmuar edhe nga reshjet e shiut, pothuajse ato janë shuar të gjitha.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se vijon të jetë aktive vatra në Shetaj të Durrësit. Megjithatë vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri.

Nga të cilat janë shuar vatrat:

Në fshatin Mal Bardhë dhe Skuraj, bashkia Kurbin

Në vendin e quajtur “Pashallare”, në fshatin Tunjë, bashkia Gramsh

Tek ish-fabrika e tullave, midis lagjes “Nr.7” dhe lagjes “Nr.9”, të bashkisë Durrës

Në lagjen “Shën Vasil” bashkia Himarë

Në lagjen “Vanë”, bashkia Delvinë

Në vendin e quajtur “Gjimoçik”, fshati Vajzë, bashkia Selenicë

Në lagjen “Babicë”, bashkia Vlorë

Në vendin i quajtur “Pigave Mesovun”, bashkia Delvinë

Në fshatin Miliska, bashkia Fushë-Arrëz

Në fshatin Reç, bashkia Malësi e Madhe

Në fshatin Arst, bashkia Fushë-Arrëz

Në njësinë administrative Rrethinat, bashkia Shkodër

Në fshatrat Plezhë dhe Shkjezë, bashkia Vau-Dejës

Në vendin e quajtur “Rrashkullaj”, bashkia Malësi e Madhe

Në fshatin Otllak, bashkia Berat

Në fshatin Arrëz, bashkia Dimal

Në fshatin Kozare, Kuçovë

Në fshatin Momël, bashkia Kavajë

Në fshatin Floq, bashkia Fier

Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 192 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 25 mjete zjarrfikëse. Gjithashtu gjatë ditës së djeshme është angazhuar në vendin e quajtur “Pigave Mesovun” edhe helikopteri i FA.

Aktualisht aktive është vatrat në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, angazhimi i forcave të shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj po vazhdon edhe më tutje.

Shpërndaje në: