20 vjeçarja që u soll pa shenja jete në spitalin e Ferizajit kishte shenja dhune

20 vjeçarja që u soll pa shenja jete në spitalin e Ferizajit kishte shenja dhune

Në trupin e 20-vjeçares që u dërgua pa shenja jete në qendrën emergjente në Ferizaj ka shenja të dhunës.

Në lidhje me këtë rast ka folur edbe Halit Gërbeshi, ushtruesi i detyrës të Drejtorit të Spitalit të Ferizajt.

“Ka ardhë pa shenja jete, me shenja dhune. Por, nuk di më shumë nuk e kam par kufomën sepse nuk jam në spital”, ka thënë ai për Sinjalin.

Policia e Kosovës ka arritur që të t’i marrë fotografitë e dy të dyshuarve që e dërguan në emergjencën e Ferizajt pa shenja jete një 20-vjeçare.

Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari, ka konfirmuar se fotografitë janë marrë nga kamerat e sigurisë.

Kryeprokurori ka shtuar se fotografitë e të dyshuarve janë shpërndarë në pika kufitare dhe nëpër drejtori të policisë.

Sipas tij të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturë të tipit Audi me tabela zvicerane.

Shpërndaje në: