Pse manipulohet me numrin e saktë të kosovarëve në Siri dhe Irak?

Periskopi.com Lajme

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Institutin “SET” dhe “DC Center” nga Turqia, organizuan konferencë me temë “Mbyllja e korridorit për luftëtarët e huaj – Forcimi i bashkëpunimit Kosovë – Turqi”.

Në këtë tryezë u tha që shifrat të cilat janë prezantuar deri tash rreth pjesëmarrjes së kosovarëve në Siri dhe Irak janë të pavërteta.

Sipas  udhëheqësit të KCSS-së, Florian Qehaja, në Siri dhe Irak nuk janë më shumë se 60 deri në 70 kosovarë.

“Shifrat që publikohen në opinion nuk janë reale. Në bazë të informatave  që kemi ne, 60 deri në 70 është numri i kosovarëve që kanë shkuar në Siri dhe Irak. Madje ne jemi të befasuar me shifrat që janë publikuar deri tash lidhur me këtë numër”, ka thënë Qehaja.

Sipas Burim Ramadanit, ish deputet nga radhët e AAK-së, përhapja e këtyre ideologjive vjen edhe si pasojë e qeverisjes së dobët.

“Shteti i brishtë po mundëson ambient më të mirë për përhapjen e ideologjive ekstremiste, dhe ky nuk është vetëm një konstatim i imi, por kështu e thotë edhe strategjia për parandalimin e ekstremizmit të dhushëm dhe radikalizmit në Republikën e Kosovës”.

Në këtë tryezë u tha se 36 gra janë të përfshira në grupet ekstremiste. Gjithashtu u theksua se rrjetet  sociale janë rruga kryesore e rekrutimit të të rinjëve nga xhihadistët.

“Shumë gra të cilat janë të martuara shkojnë pas burrave të tyre në Siri. Nuk dihet se a janë të detyruara apo këtë rrugë e marrin me dëshirën e tyre. Në nën tjetër e kemi një grupmoshë të caktuar të vajzave të cilat kanë shfaqur një interesim për të marr pjesë në grupe të radikalizuara, një numër të të cilave raste i ka parandaluar Policia e Kosovës. Motivet e këtyre vajzave se pse e zgjedhin këtë rrugë, ne i kemi ende të paidentifikuara dhe të pasqaruara”, tha sociologia, Sibel Halimi.

Aty u fol edhe për rrymat ekstremiste fetare, dhe kohën se kur janë zhvilluar ato.

Yusuf Suleyman Inanc, ekspert i sigurisë në Turqi, tha se sekti Sufi dhe Salafi ka filluar të zhvillohet në fund të shekullit IX-të dhe në fillim të shekullit XX-të duke e harruar islamin tradicional.

Në panel janë diskutuar edhe çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së ekstremizmit dhe terrorizmit islamik në Kosovë dhe Ballkan.

Udhëtimi i rrezikshëm i refugjatëve në objektivin e kamerës

Periskopi.com Lajme
Pavarësisht masave të marra dhe kontrolleve, ende vazhdojnë udhëtimet e rrezikshme të refugjatëve. Këta të fundit përpiqen të mbërrijnë në Europë me shpresën për të siguruar një jetë më të mirë, duke u larguar nga vendet e tyre për shkak të luftës dhe trazirave.

Mes itinerareve ku janë të përqendruara kalimet ilegale ndodhet edhe Gjiri Edremit. Në objektivin e kamerës vërehet se dhjetëra persona duke përfshirë mes tyre gra dhe fëmijë të fshehur përmes ullishteve në zonë pasi veshin jelekët e shpëtimit vendosen në gomone dhe nisen drejt lundrimit në detë.

Refugjatët të cilët në formë grupesh vendosen në gomone bashkë me fëmijët në krahë ata “hapen” në detë me lutjet e tyre, pa i kushtuar vëmendje faktit nëse a mund ti transportojë apo jo gomonia.

Në detin Egje – udhëtimi i frikshëm i refugjatëve

Periskopi.com Galeria

ÇANAKALE (AA) - Filmohet udhëtimi i rrezikshëm në Detin Egje i refugjatëve të cilët janë nisur nga Gjiri Edremit të Turqisë drejt ishullit grek Lesbos ( Hanife Erdinç - Anadolu Ajansı )

ÇANAKALE (AA) - Filmohet udhëtimi i rrezikshëm në Detin Egje i refugjatëve të cilët janë nisur nga Gjiri Edremit të Turqisë drejt ishullit grek Lesbos ( Hanife Erdinç - Anadolu Ajansı )

ÇANAKALE (AA) - Filmohet udhëtimi i rrezikshëm në Detin Egje i refugjatëve të cilët janë nisur nga Gjiri Edremit të Turqisë drejt ishullit grek Lesbos ( Hanife Erdinç - Anadolu Ajansı )

ÇANAKALE (AA) - Filmohet udhëtimi i rrezikshëm në Detin Egje i refugjatëve të cilët janë nisur nga Gjiri Edremit të Turqisë drejt ishullit grek Lesbos ( Hanife Erdinç - Anadolu Ajansı )

ÇANAKALE (AA) - Filmohet udhëtimi i rrezikshëm në Detin Egje i refugjatëve të cilët janë nisur nga Gjiri Edremit të Turqisë drejt ishullit grek Lesbos ( Hanife Erdinç - Anadolu Ajansı )

Akuariumi brenda të cilit tash mund ta kaloni edhe natën

Periskopi.com Showbiz

Këtë vend mund ta eksploroni dhe të kaloni natë të pa harruar

Ky akuarium fton fëmijë të rinjë dhe të rritur

Mund edhe të darkoni brenda kësaj mrekullie. Një natë këtu kushton rreth 150 dollarë

Fituesit absolut të natës së mbrëmshme

Periskopi.com Showbiz

Nata e mbrëmshme, nuk do të harrohet kurrë sidomos nga Leonardo DiCaprio.

Nuk do të harrohet kurrë as nga historia kosovare sepse përkundër se ‘Shok’ nuk arriti të fitojë çmimin e madh, megjithatë nomimini nënkuptoi se ai ishte në pesëshen e filmave më të mirë të metrazhit të shkurtër.

Por kush janë disa nga fituesit më të mëdhenj mbrëmë? Ua mëson kjo video.

 

Çka thoshte Arben Gashi për zgjedhjen e Thaçit president?

Periskopi.com Lajme

Arben Gashi, deputet i LDK-së, dikur e shihte si të pamundur zgjedhjen e Thaçit president.

Madje ai fliste për disa “teknika politike” që mund t’ia pamundësonin Thaçit këtë.

Por në ditën kur u zgjodh Thaçi president, ai jo vetëm që nuk përdori ato ‘teknika’ por edhe qëndroi në Kuvend.

 

Një shaka, apo festë e vërtetë për fitoren e Oscarit nga DiCaprio?

Periskopi.com Showbiz

Në internet po qarkullon një video, ku shihet se si po festohet fitorja e Oscarit nga Leonardo DiCaprio.

Kjo duket të jetë një nga festat më të çmendura në botë.

 

Aeroplanët e ‘çmendur’

Periskopi.com Lajme

A keni ëndërruar të shkoni në një ngjarje me shpejtësi të jashtëzakonshme?

Këta ua mundësojnë këta aeroplanë ‘të çmendur’.

Shihni magjinë që mund ta krijojnë këta aeroplanë.

Fytyrat e Menduh Thaçit

Periskopi.com Lajme

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, dëgjohet në një audio duke thënë se Maqedonia është “toka ku thirret Allahu Ekber”.

Duket se ai këtë e thotë në ndonjë tubim me simpatizantët e tij.

Ai thotë se “Maqedonia nuk është vend i kryqave dhe kishave”.

Por a është ky Menduh Thaçi me fytyrën e vërtetë?

Në disa përgjime, ai dëgjohej duke folur me shefin e Shërbimit Sekret maqedonas, të cilit i thoshte se mund ta thirrte kurdoherë në telefon sepse “aty e ka deri në vdekje”.

Mijëra muslimanë në ishullin Sumatra luten për paqe në botë

Periskopi.com Lajme
Mijëra besimtarë muslimanë i janë bashkuar të shtunën në mbrëmje lutjes masive për paqe në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

Përveç lutjeve për paqe, besimtarët indonezianë janë lutur edhe për ndalimin dhe shkatërrimin e grupeve të cilat kryejnë sulme terroriste në emër të Islamit, dukë shkaktuar kështu vdekje në Indonezi dhe anembanë botës.

Lutja është bërë në një hapësirë në qytetin Banda Aceh, i cili është qendra e provincës Aceh në ishullin Sumatra të Indonezisë.

Fituesi i mbrëmjes së Oscar: Leonardo Di Caprio

Periskopi.com Showbiz

 

Leonardo DiCaprio është fituesi i çmimit Oscar për aktorin më të mirë,e gjithë salla në “Dolby Theatre” ka ‘shpërthyer’.

Kolegët dhe ë pranishmit janë ngritur në këmbë për të duartrokitur fitoren e aktorit, pas shumë nominimeve, shkruan lajmi.net.

Leo, i gjithi duke buzëqeshur, ka dhënë një fjalim shumë të bukur dhe ka falënderuar bashkëpunëtorët si në filmin “The Revenant” ashtu edhe ata në gjithë karrierën e tij, duke mos harruar as regjisorin emadh Martin Scorsese.

Avancojnë punimet për ndërtimin e xhamisë në Tiranë, më e madhja në Ballkan

Periskopi.com Lajme

 

Punimet për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë e cila kur të përfundojë do të jetë më e madhja jo vetëm në kryeqytetin e Shqipërisë por në të gjithë Ballkanin, po ecin me ritme të shpejta. Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) inxhinieri dhe njëkohësisht drejtuesi i punimeve në ndërtimin e kësaj vepre madhore, Hüseyin Şentürk, u shpreh se punimet kanë avancuar dhe se janë duke punuar në përputhje me programin e tyre.

Duke vënë në dukje se deri më tani kanë punuar në katet e poshtme të xhamisë të cilat do të funksionojnë si parking dhe mjedise të tjera si sallë konferencash, zyra, etj, Hüseyn thekson se: “Tashmë jemi duke punuar me kolonat ku më pas do të vazhdojmë me qemeret dhe për të ardhur më pas me hedhjen e betonit të kubesë. Sipas programit tonë deri në qershor duhet të kemi hedhur betonin e kubeve. Me energjinë dhe formën që kemi sot mendoj që deri në atë datë do të arrijmë ta përfundojmë. Normalisht koha me shi na pengon pak për të punuar, por këtë kohë e zëvendësojmë duke punuar më shumë gjatë ditëve kur koha është me diell”.

Refugjatët vazhdojnë të qëndrojnë në kushte të vështira në kufirin Greqi-Maqedoni

Periskopi.com Lajme

Për shkak të kufizimeve të vendosura nëpër kufij për mijëra refugjatë të cilët duke u larguar nga lufta dhe mjerimi përpiqen të mbërrijnë në vendet e Europës vazhdojnë pritjet në kushte të vështira në kufirin Maqedoni-Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Si pasojë e kufizimeve të vendosura në kufijtë e Austrisë dhe vendeve të Ballkanit mbi 6 mijë refugjatë të mbledhur në pikën kufitare Idomeni në kufirin Greqi-Maqedoni përpiqen të mbijetojnë mes vështirësive të kushteve themelore të jetesës dhe të kushteve të këqija të dimrit.

Në disa rajone ku çadrat janë të pamjaftueshme vërehen se refugjatët pavarësisht motit herë pas here me shi e kalojnë natën në “Sleeping Bag”. Refugjatët të cilët në përgjithësi ndihmohen nga organizatat e shoqërisë civile për të siguruar ushqim ata formojnë radhë të gjata për të marrë produktet e kufizuara të ushqimeve.

Refugjatët duke përfshirë gra dhe fëmijë gjithashtu presin në rradhë të gjata edhe për të marrë trajtim mjekësor që ofrohet në çadrat e shëndetësisë të ofruara nga organizatat vullnetare.

Të ndodhur në kushte të vështira refugjatët në shenjë proteste për heqjen e kufizimeve kanë hapur pankartat me mbishkrimet “Merkel na Ndihmo”, si dhe pengojnë kalimet e trenave duke mbyllur rrugët hekurudhore në pikën kufitare.

Sipas lajmeve në median greke theksohet se një numër i madh i refugjatëve të cilët nuk lejohen të mbërrijnë në kufi përpiqen që të shkojnë duke ecur në këmbë.

Thaçi mban sekret premtimet për Listën Serbe

Periskopi.com Lajme

Hashim Thaçi vazhdon t’i mbajë sekret premtimet që ia bëri Listën Serbe, për të cilat ata mund të jenë bindur që të qëndrojnë në sallë gjatë votimit të tij për president.

Zëri i Amerikës e ka pyetur Thaçin: Kritikët tuaj kanë thënë se për të siguruar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur, ju mund të keni bërë lëshime ndaj Listës Serbe. Nëse po, për çfarë lëshimesh bëhet fjalë?

Ai përgjigjet: Unë do t’ju shërbej të gjithë qytetarëve të Kosovës, shqiptarëve, serbëve, malazezëve, turqve, boshnjakëve, ashkalive, romëve, të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Kosova është atdheu i të gjithë qytetarëve të saj dhe secili duhet të ndjehet mirë e krenar që jeton në Kosovë. Kosova duke respektuar komunitetet jo shqiptare, mund të fitojë edhe më tepër, mund të respektohet në botë edhe më tepër. Minoritetet janë vlera të shoqërisë kosovare, kanë të drejtat e tyre kushtetuese, ligjore, e politike. Ata janë kosovarë. Ne po ndërtojmë dhe forcojmë identitetin tonë shtetëror, prandaj do të punoj fuqishëm në ofrimin edhe më të madh të komunitetit serb edhe në institucione. Ata janë sot pjesë e parlamentit, pjesë e qeverisë, e pushtetit lokal, punojnë me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, prandaj do të jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit dhe mendoj se kjo tolerancë ndëretnike do t’i shërbejë fuqishëm vizionit tim për ndërtimin e Kosovës së re, Kosovës evropiane, Kosovës multietnike. Vetëm kështu mund të kemi sukses.

Shok nuk arrin të fitojë Oscarin

Periskopi.com Showbiz

Megjithëse konsiderohej favorit, filmi “Shok” nuk ka arritur të fitojë çmimin Oscar në kategorinë “Best Live Action Short”.

Fitues ishte “Stutterer”.

Por, përkundër se nuk arriti të fitojë çmimin Oscar, SHOK shënoi historinë në kinematografinë shqiptare.

 

Një aktor që gjithë jetën është në kërkim të OSCAR-it? Di Caprio

Periskopi.com Showbiz

Leonardo di Caprio ka ndjekur OSCAR-in më  shumë  se një  dekadë

Ai ska pasur edhe aq fat të rë  kë to vite

Por pas aktrimit në filmin “The Revenant” ai shpreson që do të fitoj një të tillë

Filmi është bazuar mbi romanin me të njëjtin titull, ku flitet për historinë e vërtetë të Hugh Glass, një gjahtar gëzofësh dhe roje kufitar.

Di Caprio në paraqitjen e shkurtër të filmit, ka rolin e hugh glass, i cili sulmohet nga një ari, por në fund aktori del fitimtar

Çka thoshte dikur Armend Zemaj për zgjedhjen e Thaçit president?

Periskopi.com Lajme

Kohë më parë, Armend Zemaj mund të mos e imagjinonte se do të ishte dëshmitar i zgjedhjes së Thaçit president, dhe jo vetëm kaq.

Të rrinte në sallë dhe të ishte kontribues në sigurimin e kuorumit për këtë gjë.

Për Zemajn, madje ishte diçka jo normale që dikujt nga LDK-ja t’i kërkohej vota për zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

Shikojeni këtë video për të parë një kronologji të shkurtër qëndrimesh të deputetit Armend Zemaj në lidhje me këtë çështje.

Ymeri: Po shikojmë mundësitë e kontestimit të zgjedhjes së Thaçit president

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se organizimet dhe protesta e opozitës nuk do të ndalet, derisa po shqyrtojnë a ka bazë për të kontestuar zgjedhjen e presidentit në aspektin juridik dhe kushtetues.

Ai në një konferencë për media ka thënë semllefi popullor është duken u rritur nga e gjithë popullata , dhe se organizimet e Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të ndalen.

Ymeri tha se Policia e Kosovës ka ndërhyrë në shesh dhe ka sekuestruar pa kurrfarë baze tendat e vendosura aty nga protestuesit të cilët kanë pasur leje të rregullt të autoriteteve lokale në Prishtinë.

Sipas tij, vullneti dhe vendosmëria e qytetarëve do tëngadhënjejë kundër përndjekjes të këtij pushteti autoritar.

Ymeri u ndal edhe te votat e deputetëve të LDK-së për Thaçin president, duke thënë se është shpërputhja më e madhe që sot mund të shohim në mes të mënyrës se sivepron deputeti dhe vullnetit politik të elektoratit të atij deputeti.

Ymeri tha se arrestimi i Glauk Konjuvca, kryetari i grupit parlamentar është është arrestimi më arbitrar që ështëparë në kohën e fundit, sepse Glauku është arrestuarpërnjë rast që ka ndodhur në vitin 2009.

Rrugëtimi i “SHOK-ut” drejt historisë kinematografike botërore

Periskopi.com Showbiz

Rrugëtimi i filmit “SHOK” deri te nominimi për “Oscar”, duke shënuar historinë në kinematografinë mbarëshqiptare, nuk ishte aspak i lehtë.

Filmi “SHOK” është një prodhim britanik me qendrën kinematografike të kosovës

“SHOK” është një film që trajton temën e okupimit në Kosovë në vitet e ’90, ku shoqëria e dy djemve testohet deri në kufizime derisa ata vazhdojnë betejën për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

Ja çka thoshte Doruntina Maloku për SHIK-un

Periskopi.com Lajme

E bija e Enver Malokut, Doruntina Maloku kishte thënë se ka votuar kundër qeverisë LDK-PDK.

Në arsyetimin e saj për votën kundër kësaj qeverie, kishte thënë se është edhe organizata SHIK.

Meqenëse koalicioni LDK-PDK e bëntë ish-kreun e SHIK’ut kryetar Kuvendit, Maloku kishte thënë se një nga arsyet pse s’mund ta votonte këtë qeveri, ishte edhe kjo.

Por ajo, të premtën, gjatë votimit të Hashim Thaçit president, qëndroi në sallë, duke mundësuar kuorum.

Kush ia ndryshoi mendjen Doruntinës?