Kur veprojnë ligjet e fizikës në pishinë fëmijësh

Periskopi.com Showbiz

Lodrat e fëmijëve sot mund të përmbajnë çdo ligj, por jo ato të fizikës.

Ky baba është fizikant dhe po implementon në pishinën e fëmijëve disa ligje të fizikës.

Mësojeni pse…

 

Roboti: Dua t’i shkatërroj njerëzit

Periskopi.com Lajme

Ky është roboti “Sofia”. Kur ta shikoni këtë video, do ta kuptoni se ndoshta më mirë është që robotët të mbesin robotë.

Sofia ka një dëshirë: t’i shkatërrojë njerëzit.

 

Amerika ndalon këo lloje të prodhimeve serbe. Kosova nuk ndalon asgjë nga Serbia…

Periskopi.com Lajme

Administrata për Ushqim të Shëndetshëm e ShBA’së e ndalon importimin e së paku 5 prodhimeve nga Serbia.

Kjo për arsye se këto produkte serbe përmbajnë:

1.Salmonella

2.Elemente kimike vdekjeprurëse, që përdorën për të ngjyrosur produktet ushqimore

Për shembull, administrata për ushqim e SHBA-së, rreptësisht ndalon importin e “Choco Banana”

Ndërsa, në Kosovë asgjë nuk ndalohet nga Serbia.

Me afro 600 milion Euro importime të mallrave serbe, Kosova ende hambari i Serbisë

Kryeministri Mustafa gjuhet me mollë në Junik

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Isa Mustafa sot ka qëndruar në Junik përgjatë vizitës që ka bërë në Rrafsh të Dukagjinit.

Ai atje është goditur me mollë nga një asambleist i Lëvizjes Vetëvendosje, Zenel Maloku, i cili sipas Vetëvendosjes është arrestuar, transmeton Koha.net.

Rastin e ka konfirmuar edhe zyrtarët e informimit brenda Vetëvendosjes për Koha.net

ISIS nxit myslimanët të kryejnë sulme edhe në Gjermani

Periskopi.com Lajme

Shteti Islamik ka postuar në internet fotografi që u bëjnë thirrje myslimanëve në Gjermani që të realizojnë sulme të ngjashme me ato të Brukselit edhe në shtetin gjerman, duke veçuar zyret e kancelares Angela Merkel dhe aeroportin e Bonit, transmeton Reuters.

Evropa Perëndimore është në alarmin më të lartë të sigurisë, pas sulmeve të javës së kaluar nga Shteti Islamik në qytetin e Brukselit, ku u vranë 32 njerëz, në aeroport dhe metro.

Të mërkurën, Franca tha se është duke hetuar një person të dyshuar për planifikim të një akti të pashmangshëm të “dhunës ekstreme”.

Imazhet dhe grafikat e Shtetit Islamik, të publikuara sot në mediat gjermane, përfshijnë sllogane në gjermanisht, që nxisin myslimanët për të kryer dhunë kundër “armiqëve të Allhut”.

Zyra Federale e Policisë gjermane, e cila monitoron militantët e dyshuar me pasaporta gjermane që kthehen nga vende si Iraku dhe Siria, tha se është e informuar për imazhet, por tha se publikimi i tyre nuk paraqet nevojën e ndërmarrjes së masave shtesë të sigurisë.

 

 

Majmuni hero…

Periskopi.com Showbiz

Kjo video tregon se edhe majmunët dinë të kenë sjellje saktësisht ose më të mira se të njerëzve.

Çka bënë ky majmun për ta shpëtuar ‘shokun’ e tij, është thjeshtë e pabesueshme

Ai provon çdo metodë për t’ia shpëtuar jetën majmunit i cili goditet nga tensioni i lartë i energjisë elektrike.

Nikoliq: Nuk marr pjesë në inaugurimin e presidentit të shtetit “inekzistent”

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq, lidhur me ftesën e Hashim Thaçit për të marrë pjesë në inaugurimin e tij si president i Kosovës, ka thënë se nuk mund të shkojë në inaugurimin e kryetarit të shtetit që nuk ekziston.

“Po e shoh se ajo [ftesa] ka arritur në medie, por unë s’e kam vendin atje për shkak se unë jam kryetar i Serbisë”, ka thënë Nikolliq, njofton Beta e Beogradit, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se për të shteti i pavarur i Kosovës nuk ekziston dhe se inaugurimi i Thaçit bëhet në kuadër të “institucioneve të përkohshme të Prishtinës dhe sipas Kushtetutës së Kosovës”.

“Madje edhe sipas rezolutës 1244 thuhet se atje mund të bëhet çdo gjë, por jo i shtetit të pavarur”, ka thënë ai.
Hashim Thaçi si kryetar i Kosovës inaugurohet më 7 prill.

Në inaugurim pritet të marrin pjesë shumë personalitete nga vendi, rajoni e bota.

Dëshmitarët në ETC: Menduam se ishte bombë

Periskopi.com Lajme

Dëshmitarët që kanë parë shpërthimin në ETC kanë thënë se menduan se ishte bombë.

Ata kanë rrëfyer për Kosovapress se si ka ndodhur ngjarja.

Ndërkohë në ETC kanë thënë se shpërthimi ndodhi si pasojë e një avarie të energjisë elektrike.

 

Marjan Dema, rektor i UP’së

Periskopi.com Lajme

Marjan Dema është zgjedhur rektor i Universitetit të Prishtinës.

Rektori i sapo zgjedhur, Marjan Dema, ka falënderuar të gjithë ata që ia kanë dhëne besimin për të ardhur ne krye te UP. Ai ka thënë se këtë detyrë do ta kryejë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Demaj para mediave ka thënë se ketë detyre do ta nisë me nënshkrimin e diplomave që kanë mbetur pa u nënshkruar.

 

Xhandarmeria serbe ne veri per Vuçiqin

Periskopi.com Lajme

Pjesëtarë të xhandarmërisë serbe me rroba civile dhe të shërbimit të inteligjencës serbe – Bia kanë hyrë në territorin e kosovës për ta ‘pastruar terrenin’ për shkak të sigurisë për vizitën e Vuçiqit. Nga kufiri i jarinjës, përmes Zveçanit dhe Zubin Potokut, e deri në veri të Mitrovicës vërehen kudo billborde dhe fotografi në të cilat shkruan “të bashkuar mundemi gjithçka”

Kryeministri kroat për vendimin për Sheshelin: Turp

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kroacisë Tihomir Oreshkoviq duke komentuar vendimin e gjykatës së Hagës ku e shpallë të pafajshëm Vojisllav Shesheli ka thënë se pret reagimin e Serbisë.

Shefi i qeverisë kroate për N1 ka paralajmëruar mundësinë që Zagrebi të vazhdojë me bllokimin e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE derisa nuk reagon në mënyrë të duhur.

“Vendimi është i turpshëm. Kjo është humbje e Gjykatës dhe Prokurorisë së Hagës. Sot jam në Vukovar, vend ky, ku ka kryer krim dhe nuk ka treguar keqardhje. Ka djegur edhe flamujt e Kroacisë dhe të BE-së.”, ka thënë Oreshkoviq.

Vetëvendosje sulmon me pleh dhe ngjyrë objektin e KEDS’it

Periskopi.com Lajme

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë sulmuar me pleh dhe ngjyrë objektin e KEDS-it në Prishtinë.

Ky aksion, sipas aktivistëve, vjen si përgjigje për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Aktivisti i VV-së, Valdrin Ahmeti gjatë aksionit ka thënë se KEDS-i që nga privatizimi ka dhënë vetëm lajme të këqija për qytetarët e Kosovës.

“Qyetarët pos që po paguajnë rrymën e shtrenjtuar, ata po paguajnë edhe barrën e mos pagesave të komunave serbe dhe humbjeve të KEDS-it”, ka thënë Ahmeti.

 

Reagon Ermira Mehmeti: Audio-incizimet janë montazhë

Periskopi.com Lajme

Ermira Mehmeti, politikania më e diskutuar këtë javë, në të gjitha trojet shqiptare, për shkak të shpërndarjes nga media mbarëshqiptare, të një regjistrimi telefonik, për të cilin disa mediume pretendonin se është mes saj dhe zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferi, reagon për herë të parë, pas skandalit, ekskluzivisht në dritare.net.

“Nuk e kam bërë unë këtë telefonatë. Është pa sens. Është montazhë – thotë Ermira Mehmeti, për dritare.net. Por e zbulova, kush e ka bërë, cili apo cila fshihet pas saj, kush e ka montuar dhe e denoncova në Prokurori, në Shkup, këtë të hënë. Tani do më duhet të mendojë me kujdes çdo hap, ndërsa po pres nga prokuroria ta hetojë dhe të zbulojë arsyet e vërteta që fshihen pas këtij skandali”.

Mehmeti, tregon se ky montazh ka dalë në media për herë të parë mes së shtunës dhe të dielës së javës së shkuar, por ajo është ne dijeni të tij prej janarit 2016, kohë kur kane nisur kërcënimet për të, kërcënime qe ajo i ka denoncuar të gjitha në Prokurori.

“Kërcënimet ishin të njerëzve të nëntokës, të cilët më shantazhuan”, tregon Mehmeti.

Ermira Mehmeti, ka denoncuar këtë të hënë, montazhin dhe shantazhin. E ka bërë privatisht në Prokurori, jo në emër të BDI-së. Por është në kontakt dhe ka lajmëruar partinë që përfaqëson në parlament, për situatën.

“Do dal nga kjo histori e shëmtuar dhe ju siguroj që nuk mbyllem në shtëpi e të qaj, por do ta çoj deri në fund, për të zbuluar publikisht, kush pretendon të marrë përfitime politike, financiare, duke shantazhuar. Unë nuk tërhiqem, sepse nuk kam asgjë për të fshehur” – e mbyll prononcimin e shkurtër, Ermira Mehmeti, politikanja shqiptare, që sapo i ka hyrë një beteje të gjatë.

Ndërkaq Prokuroria e Shkupit, ka pranuar se ka nisur hetimet. Pritet që ajo të flasë pas ekspertizës së materialit të denoncuar nga Mehmeti.

Shesheli shpallet i pafajshëm në lidhje me akuzat për krime lufte në Ballkan

Periskopi.com Lajme

Gjykata e Hagës sapo mori vendim që të lirohet Vojislav Sheshel.

Ai nuk është fajtor për asnjë nga pikat e aktakuzës, njofton korrespodenti i Kohës Ditore nga Brukseli.

Shesheli, 61 vjeçar, nuk ka qenë i pranishëm gjatë shqiptimit të aktgjykimit të Hagës.

A do ta lejojë Qeveria vizitën e Vuçiqit në Kosovë?

Periskopi.com Lajme

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq të dielën mund të has në dy lloj pritje gjatë vizitës në Kosovë.

Vitin e kaluar kur vizitoi Kosovën më 14 janar, një grup të rinjsh në hyrje të Gjilanit e pritën me pankarta e parulla duke kundërshtuar vizitën e tij.

Por në Pasjan, i cili është me shumicë serbe, pati një pritje tjetër nga bashkëkombësit e tij, të cilëve Vuçiq u premtoi se do t’i vizitojë çdo vit, duke e quajtur Kosovën djep të Serbisë.

Madje pati edhe mesazh për ministrat serb në Qeverinë e Kosovës.

Por në Qeverinë e Kosovës nuk kanë dashur që të flasin për këtë vizitë. Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka rekomanduar që të kontaktohet Ministria e Punëve të Jashtme.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm, Petrit Selimi, nuk i është përgjigjur interesimit të televizionit për të marrë informacione për marrjen e leje për vizitë në Kosovë të kryeministrit serb.

 

 

Gorani: AAK egoiste, opozita nuk shpërbëhet edhe nëse ajo e braktis

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Dukagjin Gorani i ka vlerësuar të pritshme mospajtimet e fundit nip mes të lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK-së, pasi sipas tij, këto dy parti dallojnë shumë mes vete.

Pavarësisht kësaj, Gorani për “Epokën e re”, ka thënë se do të ishte mirë të tejkalohen këto mospajtime por, jo me çdo kusht.

Ai ka deklaruar se këto mospajtime mund ta dëmtojnë kauzën e opozitës, por, sipas tij, humbëse e madhe mund të jetë AAK-ja.

“Opozita nuk shpërbëhet nëse AAK-ja e braktis atë. Këtë mund ta bëjë vetëm Vetëvendosja, duke qenë partia më e madhe dhe bartësja tradicionale e frymës opozitare”, ka thënë Gorani.

Ambasada amerikane mirëpret gjetjet e Komisionit ndërkombëtar të demarkacionit

Periskopi.com Lajme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mirëpritur përfundimin e Komisionit ad-hoc se procesi i përcaktimit të kufirit “qartazi kënaq normat ndërkombëtare.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret përfundimin e Komisionit ad-hoc se procesi i përcaktimit të kufirit “qartazi kënaq normat ndërkombëtare”.

Ambasada ka ftuar gjitha palët që të rishikojnë me kujdes të gjeturat në raport dhe t’i kthehen punës për të dërguar Kosovën drejt institucioneve Euro-Atlantike.

“Ne jemi të pajtimit me ftesën e Komisionit drejtuar Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi për të ndërmarrë hapa në përmirësimin e menaxhimit të kufirit dhe thellimit të bashkëpunimit. Shpresojmë se palët do ti rishikojnë me kujdes të gjeturat në raport dhe do t’i kthehen punës së rëndësishme që kanë, për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj drejt institucioneve Euro-Atlantike”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

 

 

 

Një vallëzim perfekt nga nëna dhe i biri gjatë dasmës

Periskopi.com Showbiz

Kjo video dëshmon se nënat, gëzohen më së shumti kur martohen bijtë apo bijat e tyre.

Shikojeni edhe ju për t’u bindur, ose për të parë një nga vallëzimet më të bukura nënë dhe bir, gjatë një dasme.

Vjosa Osmani: PDK i mori të gjitha dhuratat që i duheshin nga LDK’ja

Periskopi.com Lajme

Vjosa Osmani thotë se PDK është parti e mosrespektimit të marrëveshje. Ajo thotë se Kadri Veseli shpejt mund ta çojë vendin në zgjedhje, pasi PDK i ka marrë të gjitha dhuratat që i duheshin nga LDK’ja.

Se si do të veprojnë ata nuk e di saktësisht, mirëpo ka arsye të shumta për të besuar se ata edhe mund ta shfrytëzojnë një mundësi tani që i morën të gjitha ato dhurata që u janë dhënë në koalicionin PDK-LDK, përfshirë edhe postin e presidentit dhe nëse do të ndodhë dhe kur do të ndodhë nuk e di mirëpo ka shumë arsye të besohet që PDK’ja ndoshta pasi zotëri Veseli të zgjedhet kryetar edhe formalisht do ta shfrytëzojë një mundësi të tillë rrjedhimisht edhe LDK’në ta vendosë në një situatë shumë më të pafavorshme para elektoratit të saj.

Sot pritet aktgjykimi për Vojisllav Sheshelin

Periskopi.com Lajme

Shesheli, 61 vjeçar, nuk do të jetë i pranishëm në vendimin e gjykimit të Hagës. Ai ishte liruar në vitin 2014, pasi ishte diagnostikuar me kancer të stazës së fundit, dhe që nga atëherë ai është zhytur në politikën serbe, duke iu adresuar turmave gjatë tubimeve të ndryshme, duke shfaqur në këtë mënyrë kundërshtim të hapur ndaj vendimeve të gjykatës së Hagës.

Si ish-zëvendës i kryeministrit serb, në kohën e presidentit të atëhershëm Sllobodan Millosheviq, Shesheli përballet me tri akuza për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë akuza për krime lufte, për nxitje të spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe në provincën serbe të Vojvodinës.

Hetuesit thonë se ai ka ndihmuar njësitë paramilitare serbe në realizimin e qëllimit të tij për krijimin e një “Serbie të Madhe”, të pastër etnikisht, nga shteti në shthurje i Jugosllavisë.

Ato njësi paramilitare larguan me dhjetëra mijëra myslimanë dhe kroatë nga shtëpitë e tyre.

Shesheli “kishte krijuar ushtrinë e vet të vullnetarëve,…i kishte indoktrinuar ata me ide helmuese” dhe i kishte dërguar ata për të kryer ‘krime të tmerrshme’, kishte thënë prokurorja e Kombeve të Bashkuara, Christine Dahl, në gjykatë, në vitin 2007.

“Në fund, Shesheli nuk arriti të krijonte një ‘Serbi të Madhe’; ai arriti të krijonte një Serbi më të vogël dhe i dha botës një periudhë të spastrimit etnik”, kishte thënë ajo.

Shesheli njihet për fjalimet e tij të zjarrta dhe kërcënimet e ashpra, sikurse zotimi për t’i vrarë kroatët duke “ua nxjerrë sytë me lugë të ndryshkura”. Një herë, ai kishte bërë një paralele ndërmjet tij dhe kandidatit republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump.

Shesheli, i cili e ka mbrojtur veten në gjykatë, është deklaruar i pafajshëm. Nëse dënohet, ai mund të përballet me burgim të përjetshëm, gjë që do të kërkonte transferimin e tij në Hagë.

Ekstradimi i tij do të përbënte një dilemë për qeverinë e Serbisë, pasi dorëzimi i tij do të zemëronte bazën e përkrahësve të qeverisë, të cilët e shohin këtë gjykatë perëndimore si të anshme kundër Serbisë.

Por, refuzimi për bashkëpunim me gjykatën do t’i rrezikonte fondet që Serbia pranon nga Bashkimi Evropian, të cilit synon t’i bashkohet qeveria aktuale serbe.

Në një intervistë dhënë edicionit serb të Newsweek, Sheshi ka thënë se ai pret të dënohet deri në 25 vjet burgim.

“Nëse qeveria më ekstradon, atëherë unë do ta mbaj dënimin. Unë nuk do të kthehem vullnetarisht në Hagë”, ka thënë ai.

Pavarësisht gjendjes shëndetësore, Shesheli është shfaqur në emisione televizive, pastaj publikisht ka djegur flamujt e BE-së dhe NATO-s.

Ai në vazhdimësi po i nxit ndjekësit e tij të ekstremit të djathtë në tubime, para zgjedhjeve të përgjithshme në prill, në të cilat, lideri i Partisë Radikale Serbe shpreson ta fitojë një ulëse.