Month: May 2016

Kush thotë që shamia s’është obligim për myslimanët?
Bartja e shamisë nga femrat, sipas islamit nuk është detyruese. kështu u shpreh aktivistja iraniane për të drejtat e njeriut Shirin Ebadi. Deklaratën ajo e bëri në Prishtinë, në ditën e parë të konferencës “Interfaith Kosova”.

Sami Lushtaku edhe nga burgu i kënaq qytetarët e Skënderajt
Kryetari në burg, 95% e qytetarëve të kënaqur me punën e tij. Shumica e qytetarëve të Skënderajt janë të kënaqur me punën e Sami Lushtakut. Përkundër faktit se kryetari i tyre është në burg qysh nga viti 2013.

Edhe 400 mijë euro për rriqrat
Gati çdo vit qytetarët e Kosovës përballen me ethet hemorragjike. ky problem më i theksuar është në Komunën e Malishevës. MBPZHR edhe sivjet ka ndarë 400 mijë euro për të realizuar fushatën për parandalimin e etheve hemorragjike.

A ka vdekur Tito si mysliman?
Presidenti i Jugosllavisë, Josip Broz Tito, vdiq si mysliman. Këtë e argumentoi në një intervistë ish-myftiu i Bashkësisë Islame Të Serbisë, Hamdi Effendi Jusufspahiq.

Petrit Selimi fton bashkëpunetorë të terroristëve në Kosovë
Bashkëpunëtorja e terroristit, është e ftuara speciale e Petrit Selimit në ‘Interfaith Kosovo’. Ajo është pjesë e partisë ‘al-islah’ që në shqip i bie ‘reforma’ në Jemen. Kryetari i këshillit të kësaj partie është në listën e terroristëve i shpallur si i tillë nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Pushtetarët për tre muaj “e hëngrën” shtetin
Në tryezën e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe stafit të tij nga janari deri në mars të këtij viti janë ngrënë ushqime në vlerë 92 mijë euro. Për këta tre muaj kreu i ekzekutivit ka shpenzuar rreth 30 mijë euro më shumë për dreka zyrtare se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Gazeta Fjala, sjellë shpenzimet e detajuara për zyrtarët kryesor të shtetit nga buxheti, për pjesën e parë të vitit 2016. Në dokumentet e siguruara, shihet se të gjithë kanë filluar t`i rrisin shpenzimet e luksit, përfshirë udhëtimet zyrtare, mëditjet, telefoninë mobile, karburantet e drekat zyrtare.

Vdes Rupert Neudeck, gjermani që i ndihmoi shumë Kosovës
Themeluesi i Cap Anamur, i cili ishte involvuar në Kosovën e pas luftës për ta rindërtuar vendin, në baza humanitare, ka vdekur sot, njofton gazeta gjermane Die Welt.
Humanisti dhe gazetari, Rupert Neudeck, ka vdekur sot nga një sulm në zemër në moshën 77 vjeçare.
Rupert Neudeck është krijuesi i “Helmetave të Gjelbërta” dhe bashkëthemeluesi i “Cap Anamur”.
Neudeck ishte i angazhuar shumë për t’u ndihmuar refugjatëve. Për këtë ai ishte cilësuar një “ekstremist kur është fjala për bamirësi”. Neudeck ka vdekur pas një operimi në zemër, pak kohë pasi ka festuar ditëlindjen.

Me çfarë suksesi e ka përfunduar shkollën e mesme Kida
Këngëtarja Kida para pak ditësh e ka përfunduar mbrëmjen e maturës. E ftuar në emisionin “NIN” ajo tregoi për suksesin të cilën e ka përcjellur në shkollën e mesme.
E kom kry shumë mirë, në krahasim qysh s’kom pas hiç kohë, ka thënë Kida

Sali Berisha: S’ka nevojë të kalojë ylberin meqë Rama hiqet se është homo
Kështu ka deklaruar Sali Berisha në emisionin ‘Tonight Ilva Tare’

Bali Bej i blen dhuratë me vlerë 12 mijë euro të fejuarës për ditëlindje
I njohur si Bali Bej, aktori turk Burak Özçivit, ka surprizuar të fejuarën e tij Fahriye Evcen, me rastin e ditëlindjes.
Burimet pranë çiftit kanë konfirmuar për Haberler.com, se 31 vjeçari i ka blerë një orë të markës Gucci, si dhe disa akesorë të tjerë, të cilat kalojnë shifrën 12 mijë euro.Kujtojmë se brenda këtij viti çifti do të kurorëzojnë lidhjen e tyre disavjeçare në martesë.

Arian Çani pyet Adelina Tahirin: Pse ke bërë ndërhyrje në buzë?
Raportet mes Arian Çanit dhe Adelina Tahirit duket se nuk janë më si më parë.
Sidomos jo, pas kësaj pyetje.

Ja si reagon Bernie Sanders ndaj protestuesve teksa mban fjalim
Bernie Sanders, gjatë një fjalimi para mbështetësve të tij në Kaliforni është përballur me protesta.

Dekorimi i Kadaresë me titullin ‘Komandant Legjionari i Nderit’ nga Hollande

Në Irak vriten 12 tifozë të Real Madridit
Tifozët e Real Madridit për herë të dytë këtë muaj ishin në shënjestër të terroristëve. Sulmi tragjik ndodhi në qytetin irakian Bakuba, 60 kilometra në veri të Bagdadit, ku u vranë 12 dhe u plagosën rëndë tetë simpatizantë të “klubit mbretëror”, raporton Anadolu Agency.

Skëndër Hyseni: Raporti i New York Times për Kosovën, i shtrembëruar
Ministri Skënder Hyseni thotë se raporti i NYT që Kosovën e paraqet si ‘tokë pjellore për ISIS’in, është i shtrembëruar.

Një pako cigare 20 euro në vitin 2020
Në vitin 2020, parashihet që një pako cigare të kushtojë deri në 20 euro.

Rifat Jashari hedh vallen e Rugovës
Prekazin e kanë vizituar disa rugovas të cilët kanë performuar në shtëpinë e Jasharajve.
Atyre u është bashkuar edhe vëllai i Adem Jasharit, Rifati për të hedhur vallen e Rugovës.

Kështu dukej videoklipi i Sabri Vejzullahut i vitit 1970
Këngëtari Sabri Fejzullahu, ka tashmë dekada që është në skenë, që kur kishte debutuar më këngën e tij të parë në Radio Prishtina më 1967.
Tre vite pas debutimit këngëtari Sabri Fejzullahu kishte sjellur videoklipin e parë, e ai ishte xhiruar nga pjesë të ndryshme të Prishtinës, shkruan Magazina.al

Vrasja e gorillës për ta shpëtuar fëmijën, ngjall debate
Vrasja e gorillës në një kopsht zoologjik në SHBA, ka hapur debate të mëdha. Gorilla u vra pasi një fëmijë ‘ra në duart e tij’.
Por a duhej vrarë gorilla apo jo?

Dua Lipa pritet të ‘shpërthejë’ këtë verë
Ditët e nxehta të verës kanë filluar, ndërsa muzika është pjesë e pandashme e argëtimit veror. Disa prej yjeve botërore kanë publikuar këngët që priten të jenë hite në këtë verë, e disa kanë konfirmuar se do t’i lansojnë më vonë, transmeton Koha.net. Por, uebfaqja Buzzfeed ka bërë një listë të këngëve që pritet të shpërthejnë në këtë verë.