Cilës parti do t’i bashkohet Veton Surroi?

Periskopi.com Lajme

Vite më parë Veton Surroi u largua nga politika. Në promovimin e librit të tij në tiranë, Surroi ka folur për politikën shqiptare.

Surroi tha se “të jetosh në mesin e shqiptarëve është sikur të jetosh në mesin e shumë demonëve”.

Ish-kryetari i partisë Ora, nuk e mohon kthimin në politikë.

“Unë kam qenë në politikë për të dhënë, jo për të marrë, po të ketë nevojë nuk do ta mohoja angazhimin tim” ka thënë Surroi.

Nuk dihet nëse surroi do të kthehet në politikë dhe në cilën parti.

A e dini sa i kushtojnë Kadri Veselit dhuratat për mysafirët?

Periskopi.com Lajme

Mysafirët e të parit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nuk do të dalin duar bosh nga takimi.

Kuvendi i Kosovës, ka shpallur tender për të blerë dhurata në vlerë deri 20 mijë euro. Për nevoja të protokollit do të shpenzohen 8 mijë euro për të blerë 100 deklarata të pavarësisë, 120 Medaljon me logon e Kuvendit dhe 100 libra “Kosova – Vështrim Monografik” në gjuhën Angleze.

Ndërkaq 12 mijë euro tjera do të shpenzohen për të blerë 20 brosh e 110 suvenire tjera, të cilat nuk është definuar se çfarë janë.

Në bazë të njoftimit të këtij institucioni, ku ftohen operatorët ekonomik që të aplikojnë në tenderin për furnizim kontratat do të jetë një vjeqare.

A janë dhuratat arsye e takimeve të shpeshta të kadri veselit?

800 mijë euro pensione për njerëz të vdekur

Periskopi.com Lajme

Edhe nëse vdes, pensioni vazdhon të ecë edhe një vit pas vdekjes. Një gjë e tillë ndodh në Kosovë.

Kjo është e gjetura e auditorëve për ministrinë e punës dhe mirëqenies sociale. Auditorët kanë gjetur se qindra mijëra euro janë shpenzuar nga shteti për pensionet e njerëzve që kanë vdekur.

“Sipas rregullave, pensionet duhet të ndalen pas vdekjes së përfituesit. Totali i pensioneve të paguara pas vdekjes së përfituesve arrin vlerën prej 801,723€”, thuhet në raportin e auditorëve.

Prej tyre, 199 mijë e 194 euro janë paguar në vitin 2015 për përfituesit që kishin vdekur në 2014 e më herët, shkruajnë auditorët.

 

Policia shqipton mbi njëmijë tiketa për 24 orë

Periskopi.com Lajme

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se brenda këtij intervali kohor janë shqiptuar 1124 tiketa trafiku.

Në njoftim të Policisë thuhet se në tërë vendin kanë ndodhur 12 aksidente me të lënduar, 33 të tjerë me dëme materiale, ndërsa në asnjërin nga aksidentet nuk ka pasur të vdekur.

Sa i përket rasteve tjera, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar 10 persona, ndërsa gjashtë të tjerë janë në mbajtje.

Portugalia barazon rezultatin ndaj Polonisë

Periskopi.com Sporti

DASH: Shqipëria burim i trafikimit njerëzor

Periskopi.com Lajme

Në raportin e këtij viti, Shqipëria vazhdon të klasifikohet në kategorinë e dytë përsa i përket trafikimit njerëzor.

Raporti Departamentit të Shtetit thekson se Shqipëria mbetet vend burimi dhe destinacioni për trafikikim me qëllim shfrytëzimin seksual dhe në punën e detyruar si brenda vendit, ashtu edhe në vende fqinje si Kosova, Maqedonia, apo Greqia.

Raporti ngre problemin e fëmijëve të komunitetit rom e egjiptian që shfrytëzohen si lypës apo në forma të tjera pune të detyruar, si dhe problemin e grave e vajzave që shfrytëzohen seksualisht, pasi martohen me shkesëri në Shqipëri ose jashtë vendit.

Korrupsioni dhe lëvizjet e shpeshta në personelin policor, sipas raportit, e bëjnë joefikase punën e forcave të rendit kundër problemit. Problemet që vazhdojnë e bëjnë të pamundur që Shqipëria të përmbushë standardet minimale për t’u klasifikuar si vend që ka eliminuar trafikun, por raporti vlerëson se po bëhen përpjekje të konsiderueshme në këtë drejtim.

Autoritetet kanë përmirësuar reagimin e forcave të rendit duke shpallur fajtorë më shumë trafikantë se në 2014, ndër të cilët edhe individë që detyronin fëmijët të punonin si lypës.

Raporti thekson edhe problemin e mosidentifikimit të personave të shfrytëzuar si viktima të trafikimit, por thjesht si çështje të lidhura me “shfrytëzim prostitucioni”, duke e bërë situatën e viktimave më të vështirë si gjatë procesit të hetimeve, ashtu edhe më pas në akordimin e mbështetjes.

DASH vëren se autoritetet shqiptare kanë vazhduar praktikën e hetimit dhe ndëshkimit të viktimave për akte penale që janë kryer gjatë kohës që ishin të trafikuar, megjithëse ligji i mbron viktimat nga ndjekja penale, shkruan Top Channel.

Vetëvendosje nuk do të marrë përgjegjësi për atë që do të ndodhë nëse ratifikohet demarkacioni

Periskopi.com Lajme

Mali i Zi ka bërë agresion duke hyrë brenda territorit të Kosovës dhe duke larguar flamurin kombëtar shqiptar ende pa u ratifikuar Marrëveshja për Demarkacionin, ka thënë deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi.

“Ende pa u ratifikuar Marrëveshja për Demarkacionin, policia e Malit te Zi ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka hequr flamurin, të cilin e kemi vendosur ne. Kjo ndërhyrje është agresion, sepse nuk ka as bazë juridike”, ka thane Kadaj-Bujupi në televizionin Rrokum.

Ajo ka shtuar se Kosova është dashur t’i dërgojë notë proteste Malit të Zi, dhe jo e kundërta.

“Kosova është dashur të bëjë notë proteste për veprimet e Malit të Zi, por Qeveria heshtë, sikurse heshtë edhe në raport me Serbinë”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Kadaj-Bujupi ka paralajmëruar se nëse Marrëveshja për Demarkacion vjen në Kuvend për ratifikim, presidenti Hashim Thaçi dhe Qeveria do të mbajnë përgjegjësi për atë se çfarë do të ndodhë brenda dhe jashtë Kuvendit.

“Ne nuk japim përgjegjësi, nëse këta luajnë lojëra, duke i shantazhuar deputetët, siç kanë bërë në të kaluarën”, është shprehur Kadaj-Bujupi.

400 bileta për kosovarët në ndeshjen ndaj Finlandës

Periskopi.com Sporti

Federata e Futbollit e Finlandës ka vënë në shitje biletat për tifozët e Kosovës për tekimin që përfaqësuesja kosovare e zhvillon më 5 shtator në qytetin Turku, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Sipas njoftimit nga Federata e Futbollit të Kosovës, biletat për tifozët e Kosovës kushtojnë 30 euro që janë në sektorin J në stadiumin “Veritas”. Biletat janë në numër të limituar rreth 400 ulëse.

“Gjithsesi numri i tifozëve kosovarë në këtë ndeshje do të jetë më i madh se sa numri i biletave që është vënë në dispozicion, pasi tashmë shumë bashkëatdhetarë tanë që jetojnë në Finlandë i kanë siguruar biletat në sektore tjera të stadiumit”, thuhet në kumtesën e FFK-së.

Lewandowski shënon në fillim të ndeshjes

Periskopi.com Sporti

Sa gola janë shënuar në Euro 2016?

Periskopi.com Sporti

Rrafsh 88 gola janë shënuar deri tani në EURO 2016. Këto gola janë shënuar në 44 ndeshje, nga 2 gola për ndeshje. Kjo mesatare e golave është më e ulët që nga Evropiani i vitit 2012. Në vitin 2014, gjatë kupës se botës në Brazil, efikasiteti ishte më i lartë.

Shumica e golave në EURO-2016 janë realizuar në pjesët e dyta. Sulmi me efikas deri tani në kompeticion ka qenë ai i Belgjikës.

Mali i Zi nuk e njeh Vetëvendosjen

Periskopi.com Lajme

Mali i Zi i ka dërguar notë protestë Kosovës pas veprimit të Vetëvendosjes. Në letrën e Malit të Zi, thuhet se janë të shqetësuar me veprimin e “personave të identifikuar”.

Ministria e Malit të Zi i kërkon autoriteteve të kosovës që të identifikojnë kryesit e kësaj vepre.

“Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka marrë informacion nga Ministria e Brendshme e Malit të Zi se persona të paidentifikuar nga Republika e Kosovës kanë vendosur në territorin e Malit të Zi një tabelë me stemën e shtetit të tyre si dhe flamurin e Republikës të Shqipërisë. Ministria konstaton se bëhet fjalë për një provokim të rëndë politik nga ana e qytetarëve të huaj brenda territorit të një shteti mik, në të cilin është shkelur sovraniteti dhe integriteti territorial i yni dhe janë vënë në dyshim marrëdhëniet shumë të mira mes Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në notën e protestës.

Sipas kësaj letre, Mali i Zi nuk i njeh zyrtarët e Vetëvendosjes.

Në aeroportin e Rinasit u grabitën mbi 3 milionë euro

Periskopi.com Lajme

Pas orës 17-të të ditës së sotme 4-persona të armatosur në mënyrë spektakolare kanë kryer një grabitje në aeroportin e Rinasit, në terminalin “cargo”.

Bëhet fjalë për një shumë prej më shumë se 3-milion euro. Ende nuk dihet se këto para po dërgoheshin jashtë vendit apo eskorta që ndodhej në aeroport po i merrte në dorëzim për llogari të ndonjë banke.

Personat e armatosur sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes pasi jane futur në pistën e aeroportit, nën kërcnimin e armëve kanë ndaluar autoveturën ku ndhodheshin paratë. Pasi i kanë grabitur, ata janë  larguar me shpejtësi me një autoveturë  tjetër që po i priste jashtë aeroportit. Policia ka angazhuar 500 efektivë për arrestimin e grabitësve.

Kjo vjedhje ndodhi në kohën kur në aeroportin e Rinasit ishin shtuar masat e sigurisë pas sulemve terroriste një ditë më parë në aeroportin e Stambollit.

Nota e protestës e Malit të Zi ndaj Kosovës

Periskopi.com Lajme

Ministria e Jashtme dhe për Integrime Evropiane e Malit të Zi ka shprehur pakënaqësinë e saj të thellë ndaj veprimit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Në letrën e dërguar në ambasadën e Kosovës në Podgoricë të cilën e ka siguruar KTV-ja kjo ministri thotë se është e shqetësuar me veprimin e “personave të paidentifikuar”.

“Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka marrë informacion nga Ministria e Brendshme e Malit të Zi se persona të paidentifikuar nga Republika e Kosovës kanë vendosur në territorin e Malit të Zi një tabelë me stemën e shtetit të tyre si dhe flamurin e Republikës të Shqipërisë. Ministria konstaton se bëhet fjalë për një provokim të rëndë politik nga ana e qytetarëve të huaj brenda territorit të një shteti mik, në të cilin është shkelur sovraniteti dhe integriteti territorial i yni dhe janë vënë në dyshim marrëdhëniet shumë të mira mes Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në notën e protestës.

Ministria e Malit të Zi i kërkon autoriteteve të Kosovës që të identifikojnë kryesit e kësaj vepre dhe të parandalojë aktivitete të tilla në të ardhmen për shkak të “implikimeve negative që kjo mund të ketë”.

Ndërsa, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës i ka kthyer përgjigje Malit të Zi, duke i thënë se janë ngutur.

Veton Surroi e lë të hapur mundësinë e rikthimit në politikë

Periskopi.com Lajme

Shkrimtari e publicisti Veton Surroi nuk ka mohuar rikthimin në politikë, por jo për të marrë.

“Unë kam qenë në politikë për të dhënë, jo për të marrë, po të ketë nevojë nuk do ta mohoja angazhimin tim”, citohet të ketë thënë Surroi në promovimin e librit të tij “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit”, raporton Top Channel.

Vepra letrare “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit”, e shkrimtarit dhe publicistit Veton Surroi, që ndërlidh historitë e ndryshme njerëzore dhe abuzimin ndaj grave në vendet dhe nga njerëzit më pak të pritshëm, u promovua edhe në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Krahas interesimit të të pranishmëve për libër dhe vlerësimeve të larta për të, Surroi u pyet edhe për atë se pse shkruan letërsi dhe pse publicistikë.

Sipas Surroit, të jetosh në mesin e shqiptarëve dhe shoqërisë shqiptare, është sikur të jetosh në mesin e shumë demonëve. Surroi në këtë promovim ka folur edhe për skenën politike shqiptare, që sipas tij, ajo ka pasur vetëm një qëllim.

“Për fat të keq, në shtetet shqiptare në përgjithësi, politika ka qenë një formë që njerëzit janë futur për të nxjerrë përfitime. Është e turpshme që pas kaq shumë vitesh tranzicioni të nevojitet që ambasadorë të huaj të vijnë dhe të ndërmjetësojnë mes shqiptarëve për formën se si duhet të duket institucioni i drejtësisë në Shqipëri”, është shprehur Surroi.

Ndërsa, i pyetur edhe për një rikthim të tij në politikë, ai ka deklaruar se nëse politika do të ketë nevojë për të, ai nuk e mohon një angazhim të tij.

Shaqiri merr një çmim të veçantë nga UEFA

Periskopi.com Sporti

Ylli kosovar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka lënë shenja në Kampionatin Evropian.

Futbollisti nga Gjilani ka arritur ta shënoi njërin nga golat më të bukur të këtij turneu.

Goli ndaj Polonisë është vlerësuar si më i miri nga shumë tifozë, ndërsa ai ishte në votim edhe për golin më të bukur në rrethin e dytë nga UEFA.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, ka shpallur fitues Shaqirin për golin më të mirë të rrethit të dytë.

Kështu ky çmim është i pari që i dhurohet një futbollisti shqiptar në një ngjarje kaq të madhe të futbollit.

Palestinezi vret vajzën 13-vjeçare izraelite në gjumë

Periskopi.com Lajme

Një vajze izraelite e moshës 13-vjeçare është mbytur me thikë në dhomën e saj të gjumit në Bregun Perëndimor. Sulmuesi palestinez, i quajtur Mohamad Tra’ayra, i moshës 19-vjeçare kishte plagosur një oficerë policie para se të qëllohej për vdekje.

Viktima, e cila u identifikua nga mjekët me emrin Hallel Yaffa Ariel. Ajo vdiq menjëherë pas plagëve të marra, njofton The Guardian.

Sipas raporteve të para, oficerët izraelitë të sigurisë mbërritën në shtëpinë e saj në pjesën Kiryat Arba të Bregut Perëndimor, pranë qytetit palestinez të Hebronit, menjëherë pas sulmit dhe thyen derën e shtëpisë.

Një oficerë u godit me thikë dhe u plagos rëndë, para se të goditej për vdekje sulmuesi. Zyrtarët palestineze e identifikuan vrasësin si Mohamad Tra’ayra nga fshati fqinj Bani Na’im.

Pse Isa Mustafa nuk po e viziton veriun e vendit?

Periskopi.com Lajme

Vazhdimisht pyetet se kur do të realizojë një vizitë në ndonjërën nga komunat e veriut.

E kryeministri Mustafa, vazhdimisht është përgjigjur se do ta realizoj një të tillë, por pa dhënë ndonjë herë një datë, raporton KTV.

Gjatë një vizite në komunën e Kamenicës në muajin prill, Mustafa, kishte përmendur se një vizitë të tillë synon ta bëjë muajin e ardhshëm, për majin, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Vetëm tentativë kishte mbetur synimi i një ministrit, atij të Financave, Avdullah Hoti, për të qëndruar në pikën kufitare në Jarinjë.

Atij, më 18 nëntor të vitit të kaluar iu ishte pamundësuar kalimi përmes Zveçanit nga një grup personash, që u tha se protestonin.

Pengesa të tilla thotë të mos ketë pasur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, që ka qëndruar në veri 3 herë në katër muajt e fundit, me angazhime zyrtare.

Vizitë në veri nga ky kabinet qeveritar kanë realizuar ministri Arban Abrashi dhe zëvendësministrat, Nehat Mustafa e Bajram Gecaj.

Megjithatë, sipas Glauk Konjfucës, institucionet nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të treguar se ato tri komuna janë pjesë e Republikës së Kosovës.

KTV-ja ka kërkuar një përgjigje nga zyra për informim e kryeministrisë lidhur me vizitën e mundshme dhe arsyet se pse nuk bëhet një gjë e tillë, por nuk ka marrë përgjigje.

UEFA refuzon të mbajë 1 minutë heshtje për viktimat e Stambollit

Periskopi.com Sporti

UEFA ka marrë një vendim jo shumë të ndërgjgjshëm duke mos i’u kushtuar fare rëndësi viktimave gjatë shpërthimit në Aeroportin e Stambollit.

UEFA nuk do të kushtojë 1 minutëshin e heshtjës në ndeshjet çerekfinale të Kampionatit Evropian, që do të zhvillohen tre ditët e ardhshme.

Ky lajm u konfirmua ditën e sotme. UEFA nuk do të mbajë 1 minutë heshtje nëpër stadiume pasi Turqia nuk është më pjesë e kompeticionit.

Ministria e Punëve të Jashtme e siguron Malin e Zi për raporte të mira fqinjësore

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, nëpërmes një komunikate ka thënë se ka pranuar një notë proteste përkitazi me sjelljen, siç pretendohet, “provokuese” në kufirin ndërshtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ditë më parë.

MPJ ka vlerësuar se reagimi nga ana e Malit të Zi ka qenë i ngutshëm, dhe se nuk ka asnjë arsye për ndryshim raportesh.

“Në frymën e bashkëpunimit dhe raporteve të shkëlqyera ndërmjet vendeve tona dhe mirëkuptimit për këtë çështje, Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se reagimi nga ana e Ministrisë së Jashtme dhe Integrimit Evropian e Malit të Zi, ka qenë i ngutshëm dhe pa ndonjë arsye serioze për tu shqetësuar sa i përket raporteve tona të ndërsjella.”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Ministria e Punëve të Jashtme e ka siguruar Malin e Zi se Kosova do të vazhdojë të kultivoj raporte të shkëlqyeshme dhe raste të tilla nuk i cenojnë këto marrëdhënie. Gjithçka do të zhvillohet në frymën e bashkëpunimit dhe dialogut të hapur.

Vapa çmend femrat: Nudo në Ksamil (FOTO)

Periskopi.com Fun

Vapa në këtë periudhë është e padurueshme, saqë përditë po shohim pamje nga më të ndryshmet, si pasojë e saj.

Kështu para rreth një ore kjo vajzë që duhet thënë se ka forma perfekte, është parë nudo në Gjirin e Hartës në Ksamil.

Ajo nuk e ka vrarë mendjen fare për njerëzit e tjerë por thjesht ka shijuar përkëdheljen e rrezeve të ngrohta të diellit mbi trupin e saj.

Fotot janë publikuar te faqja Jeta osh qef.