Në Vushtrri vidhet vetura me targa të Zvicrës

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Ajet Gërguri” në Vushtrri, viktima mashkull shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën Audi A 4 me targa zvicerane.

Në njoftim të Policisë thuhet se rasti po hetohet nga njësitet relevante policore./KosovaPress

Arrestohen dhe kapen peng bashkëshortja dhe fëmijët e një gazetari në Turqi

Periskopi.com Lajme

Policia turke mori peng bashkëshorten dhe fëmijët e gazetarit turk Bulent Koruxhu, kryeredaktor i gazetës turke Yarina Bakis

Arsyeja për arrestimin e familjes Koruxhu ka ndodh në mos qenien i pranishëm të vet gazetarit turk në shtëpi.

Në zëvendësim të tij, policët kanë burgosur fëmijët dhe bashkëshorten e gazetarit Bulent Koruxhu!
Pas dështimit të grusht shtetit në Turqi dhe pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në këtë shtet, janë duke u përjetuar shumë padrejtësi duke i kaluar të gjitha kufijtë e kushtetutës. Sidomos burgosja e gazetarëve dhe të akademikëve është shndërruar në një skandal. Deri tani në Turqi janë burgosur mbi 50 gazetarë dhe shumë akademik të tjerë.

Sipas lajmeve të agjencive turke, policia ka shkelur shtëpinë e gazetarit Bulent Koruxhu, mirëpo nuk e ka gjetur në shtëpi.

Të nevrikosur ngaqë nuk kishin arritur ta gjejnë gazetarin në shtëpi, bashkëshortes së gazetarit Bulent Koruxhu i  kanë thënë  se në vend të tij do të të burgosin atë dhe fëmijët. Policia mban peng familjen e gazetarit Koruxhu në një vend sekret për ta shantazhuar gazetarin.

Në lidhje me këtë ngjarje që nuk përputhet as me ligjin e as me të drejtën universale, autoritetet turke nuk kanë dhënë akoma asnjë sqarim.

 

900 punëtorë të Feronikelit rrezikojnë të mbesin pa punë

Periskopi.com Lajme

Fati i 900 punëtorëve të kompanisë “Feronikeli” nga Drenasi pritet të dihet gjatë ditës së hënë.

Me datë 1 gusht pritet të mblidhet Sindikata e Pavarur e Punëtorëve për të vendosur për hapat e mëtejmë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Fjala, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të punëtorëve të “Feronikelit”, Fehmi Nika.

Ai shpjegoi se gjigandi xehtaro-metalorgjik “Feronikeli”, nuk është mbyllur, vetëm se e ka ndal prodhimin përkohësisht.

“Jemi në proces e sipër, së shpejti besojmë do të kryhen. Nuk është mbyllur “Feronikeli vetëm për momentin nuk po prodhon. Është mbyllë  përkohësisht jo përfundimisht. Vendimet i marrin aksionarët”, ka thënë Nika.

Ai shpreson se prodhimi do të rifillojë pas ditës së hënë.

“ Shpresojmë që prodhimi do të filloj”, është shprehur ai.

Kreu i sindikatës së Punëtorëve të Feronikelit, Fehmi Nika thotë se kjo kompani nuk ka kërkuar ndihmë financiare nga Qeveria e Kosovës, por vetëm qasje në miniera.

“Sa i përket çështjes financiare, ne nuk kemi kërkua me na ndihmua financiarisht Qeveria, po me na dhanë mundësinë me pas qasje në miniera”, ka shtuar ai.

E punëtorët e kësaj kompanie rrogë do të kenë vetëm edhe për një muaj. Pas 30 gushtit për ta nuk do të ketë para.

Burime të Gazetës Fjala brenda kësaj kompanie kanë bërë të ditur se gjatë ditës së hënë rrezikohet që punëtorëve tu ipet lajmi se kanë mbetur pa punë.

“Në ditën e hënë do të ipet lajmi se gjiganti xehtaro-metalorgjik “FERONIKELI”  do ti lë pa punë më shumë se 1000 punëtorë. Nuk ka para, andaj edhe nuk do të investohet më”, ka thënë ky burim.

Ndërkohë që Gazeta Fjala, ka kërkuar edhe nga Ministria e Financave informacione rreth ecurisë për ‘Feronikelin”, por këta të fundit kanë thënë se gjatë ditës së hënë do të përgjigjen.

Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa vazhdimisht deklaron se janë duke punuar për ta larguar nga kolapsi Feronikelin.

Ai nuk harronte ta përmendte faktin, se ky gjigand është i rëndësishëm në përgjithësi për ekonominë e Kosovë, pasi të punësuar mban gjithsej 900 punëtorë.

Sipas Mustafës, punëtorët asnjëherë nuk do të rrezikohen që të mbesin pa punë.

“Ne do të jemi të përkushtuar maksimalisht, që ajo e cila është në dorë të Qeverisë, por edhe të agjencive dhe të prodhuesve të energjisë elektrike, që të shohim mundësinë për të ndihmuar. Aktualisht nuk ka rrezik për punëtorët që të mbesin pa punë dhe ne do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje, në atë mënyrë që asnjë prej të tyre të mos mbetet pa punë. Me të ardhurat nga ‘Feronikeli’ ata mbajnë familjet e tyre dhe nuk do të lejojmë që ata të rrezikohen”, kishte thënë ai.

Ndërkohë që Kompania “Feronikeli” i ka dy kërkesa për Qeverinë e Kosovës – uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe lejimin e qasjes në lëndën e parë – përkatësisht në minierën e vet në afërsi të Lipjanit.

Nëse këto dy kërkesa nuk plotësohen, menaxhmenti i “Feronikelit” paralajmëron se në fund të muajit qershor do të jenë të obliguar të ndalin punën në këtë gjigant të ekonomisë së Kosovës.

Aktualisht punëtorët e kësaj ndërmarrjeje, afro 900 sish, punojnë me gjysmë orari.

Disa javë më parë “Feronikeli” e ka ndalur punën duke shkuar në planin e mirëmbajtjes dhe të kujdesit për t’i sanuar disa dëmtime./GazetaFjala/

 

SBASHK solidarizohet me mësimdhënësit nga Turqia që po përjashtohen nga puna

Periskopi.com Lajme

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është solidarizuar me kolegët mësimdhënës nga Turqia, të cilët po përjashtohen nga Qeveria turke.

Në një njoftim për media, thuhet se kanë informacion se deri më tani janë suspenduar nga puna mbi 15 mijë kolegë, ndërsa mbi 6 mijë të tjerëve u rrezikohen vendet e punës, nëse vazhdon fushata ndëshkuese ndaj tyre, transmeton KosovaPress.

Ja reagimi i plotë i SBASHK-ut:

SBASHK I bashkëngjitet  Internacionales Botërore të Arsimit në solidaritet me kolegët në Turqi

SBASHK, si njëri ndër 400 anëtarët e Internacionales Botërore të Arsimit, nga 174 shtete,  e me 310 milionë anëtarë, ka marrë apel më 29 korrik  nga Sekretari gjeneral , z. Fred van Liven , që të shprehim angazhimin dhe solidaritetin me kolegët tanë mësimdhënës nga sindikata Egitm –Sen, të cilët po përjashtohen nga Qeveria turke nga puna në mënyrë masive.   ka marr informacione shqetësuese se deri tani janë suspenduar nga puna 15.200 kolegë  tanë dhe i njëjti fat i pret edhe 6.538 të tjerë nëse nuk ndërpritet kjo fushatë ndëshkuese dhe e padrejtë ndaj tyre.

SBASHK-u duke u bërë pjesë  e këtij angazhimi solidar e në bashkëveprim me organet e larta të EI-së me seli në Bruksel ka nisur letra në adresën e Sekretarit të Përgjithshëm  të OKB-së, z. Ban Ki-moon dhe në adresën e Ambasadores turke në Kosovë, znj. Kivilcim Kiliç. Nga z. Moon është kërkuar që ta ngrit zërin kudo në organet e OKB-së që të merren në mbrojtje kolegët tanë të persekutuar dhe që Turqia të obligohet të respektojë ligjet e saj dhe Konventat për mbrojtjen e të Drejtave Elementare të Njeriut, nënshkruese  e të cilave është edhe ajo.

SBASHK-u në letrën dërguar ambasadores së Turqisë në Kosovë, znj.  Ndër të tjera  është shprehur :

E nderuara Ambasadore pranoni përshëndetjet tona!

Ju drejtohem në emër të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit , Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ((UESCK – SBASHK) duke iu përgjigjur apelit të Internacionales Botërore të Arsimit dhe shumë të nderuarit Sekretar të Përgjithshëm të EI-së, z. Fred van Leeuëen .

Ju drejtohemi juve, e përmes jush edhe Qeverisë në Turqi,  me kërkesën që të ndaloni përndjekjen ndaj kolegëve tanë mësimdhënës dhe t’i riktheni në punë ata . Ju drejtohemi të respektoni të Drejtat e Njeriut të parashikuara me Ligjet nacionale dhe Konventat Ndërkombëtare, të cilat i ka nënshkruar edhe shteti Juaj.

Matoshi: Demarkacioni, duket të jetë punë e kryer

Periskopi.com Lajme

Analisti i çështjeve politike Halil Matoshi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë konsideron se ashpërsimi i fjalorit te liderët politikë, nuk mund të sjellë ndonjë klimë pozitive, aq më pak në prag të debatit për marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Nga ana e tij, pushteti dëshiron që të mos i nxjerrë telashe vetes, kurse nga ana e opozitës është si një lloj presioni për zgjedhje të jashtëzakonshme. Dhe, unë nuk pres që palët do të reflektojnë dhe do të gjejnë zgjidhje në këtë tryezë. Aty vetëm do të ashpërsohet vokabulari politik edhe më tutje”, vlerëson Matoshi.

Ai mendon se thellimi i ashpërsimit të fjalorit politik është rritur për faktin që, siç thotë Matoshi, Qeveria nuk u ka dhënë zgjidhje dy çështjeve shumë të rëndësishme, demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Demarkacioni duket se duhet të jetë punë e kryer, pasi që janë involvuar edhe amerikanët në këtë aspekt, ndonëse Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka ditur të argumentojë dhe plasojë në publik të vërtetën e saj zyrtare. Ndërsa, opozita megjithatë në disa tentativa ka dhënë disa argumente që e luhatin opinionin se, vërtet, Kosova mund të ketë humbur territor në demarkimin e kufirit me Malin e Zi”, shpjegon Matoshi.

 

15 të vdekur nga sulmi me bombë në Somali

Periskopi.com Lajme

Si pasojë e një sulmi ndaj Departamentit të Hetimeve Penale (CID) në kryeqytetin Mogadisho, të paktën 8 efektivë të forcave të sigurisë dhe 7 militantë të organizatës terroriste Esh-Shebab, janë vrarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet policore thanë se sulmuesit kanë përdorur një autobombë. Ndërkohë pas shpërthimit të saj militantët kanë hapur zjarr ndaj forcave të sigurisë.

Si pasojë e këtij sulmi të paktën 8 efektivë të policisë kanë mbetur të vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Nga ana tjetër burimet policore thanë gjithashtu se efektivët e sigurisë kanë neutralizuar 7 militantë. Sulmin e mori përsipër Esh-Shebab.

Organizata terroriste Esh-Shebab është themeluar në vitin 2004, ndërsa kontrollon rajone të caktuara në jug dhe në pjesët qendrore të Somalisë. Kjo organizatë është konsideruar përgjegjëse për shumë sulme të armatosura dhe peng marrje në vend.

Shkencëtarët paralajmërojnë garuesit për ndotje të ujit në Rio, “mbani gojën mbyllur”

Periskopi.com Sporti

Pesë ditë para fillimit të Lojërave Olimpike në Rio de Janeiro më 5 gusht, sportistët janë këshilluar që të “mbajnë gojën mbyllur”, gjatë garave në ujërat e ndotura, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës britanike “The Independent”, mjekët, inxhinierët dhe shkencëtarët nga Brazili pohojnë se pothuajse të gjitha sipërfaqet ujore, në të cilat do të mbahen lojërat sportive olimpike janë të infektuara, dhe për këtë fajësojnë qeverinë.

Policia braziliane më herët, e pakënaqur ndaj qasjes së autoritetve ndaj kësaj strukture të sigurisë, në aeroportin e Rios sportistëve u dëshiruan mirëseardhje me pankarta: “Welcome to Hell” (Mirë se vini në ferr).

Për shkak të kritikave në rritje në drejtim të autoriteteve vendore në lidhje me organizimin e dobët të lojërave, në kohën e krizës më të madhe politike dhe ekonomike në historinë e Brazilit, shkencëtarët thonë se plazhet dhe ujërat në Rio janë aq të ndotura nga mbeturinat, madje edhe nga trupat e njerëzve që është një kërcënim i drejtpërdrejt për 500.000 njerëz që pritet të vijnë në qytet, në muajin gusht.

Sipas gazetës britanike, qeveria braziliane qysh në vitin 2014 premtoi pastrimin e plazheve dhe sipërfaqeve ujore, e cilat kurrë nuk ndodhi.

Inxhinieri komunal Stelberto Soares, përgjegjës për çështjet e shëndetit në Rio, thotë se autoritetet kanë mundur të parandalojnë mbeturinat e mëdha në ujë, por jo edhe të voglat, grimcat e dëmshme. Ai u bëri thirrje sportistëve që gjatë garave në ujë “të mbajnë gojën mbyllur”.

Të njëjtën e thotë edhe 24-vjeçari Afrodite Zegers anëtar i ekipit holandez për lundrim dhe një prej 10.000 sportistëve nga 2015 vende të cilët do të garojnë në Brazil.

“Vetëm duhet të mbajmë gojën mbyllur, kështu na kanë thënë”, thotë Zagers.

Rreth problemit të ndotjes së ujit është njoftuar edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, i cili në një deklaratë tha se peër çdo gjë është njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO).

Mediat lokale, duke raportuar rreth këtij problemi, pohojnë se çështjet e kushteve sanitare në Rio “janë problem shumë i madh” për dekada të tëra dhe se këtë herë kjo tërhoqi veëmendjen e opinionit ndërkombëtar për shkak të Olimpiadës dhe sigurisë së garuesve.

 

Turqia liron më shumë se 800 ushtarë

Periskopi.com Lajme

Gjykatat në Turqi i kanë liruar më se 800 obligues ushtarakë që ishin të arrestuar në kuadër të hetimeve lidhur me puçin e dështuar të 15 korrikut, kanë raportuar mediet shtetërore.

Në Stamboll dje, 758 prej 989 obliguesve nën arrest, ishin liruar nga Zyra e prokurorit publik, pas vendimit gjyqësor.

Në mesin e të liruarve ka pasur edhe studentë universitarë.

Një gjykatë në kryeqytetin Ankara i ka liruar 47 obligues ushtarakë të arrestuar.

Sipas të dhënave më të reja të shpallura nga ministri i brendshëm i Turqisë, Efkan Ala, më se 9 mijë njerëz, shumica në ushtri, janë nën arrest pas grusht shtetit të dështuar, transmeton REL.

Gjatë këtij grusht shteti janë vrarë më se 200 vetë.

Mijëra të tjerë janë arrestuar, por kundër tyre nuk janë paraqitur akuza formale

 

Zhduket një i ri nga Skenderaj, familja në kërkim (Foto)

Periskopi.com Lajme

Një i ri është duke u kërkuar nga familjarët e tij, pasi ai është zhdukur tash e disa ditë.

Familjarët kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se Januz Sejdiu nga Skenderaj, është zhdukur që nga dita e premte rreth orës 18:00, transmeton Magazina.al

Familjarët e Sejdiut, përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar që të gjithë ata që mund te kenë parë Januzin të lajmrohen në numrin 049168689.

Balotelli te Beshiktashi

Periskopi.com Sporti

Mino Raiola, agjenti i sulmuesit italian Mario Balotelli, është takuar me krerët e Beshiktashit për të diskutuar mundësinë e transferimit të sulmuesit te klubi turk.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, për futbollistin interesim ka shprehur edhe Ajaxi.

25-vjeçari, që është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2014, ka edhe dy vjet në kontratë.

 

Kjo është ndër femrat më të bukura që kishte Ledri

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari Ledri Vula njihet për lidhjet e shkurtra dhe të shumta me femra.

Mirëpo, njëra ndër më të bukurat që kishte deri më tani është modelja kosovare, Dorina Gegiç, raporton Gazeta Blic.

Dorina së fundi ka publikuar një fotografi në Instagram, ku duket shumë seksi. Ajo në këtë fotografi ka publikuar linjat seksi që ka.

Për më shumë shikojeni këtë fotografi:

 

qika

Ja çka thotë Blero për lajmin rreth ndarjes

Periskopi.com Showbiz

Gjatë ditës së sotme në disa mendia shqiptare po qarkullon lajmi së këngëtari Blero Muharremi dhe modelja e njohur Afrona Dika, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

I kontaktuar nga Magazina.al, Blero nuk ka pranuar të prononcohet , duke u shprehur se nuk dëshiron të komentoj asgjë në lidhje me këtë.

“Nuk dua të deklarohem rreth kësaj çështje” ka thënë Blero shkurt për Magazina.al

Një postim i Afronës si dhe fshirja e fotove me Bleron nga Instagrami, lënë të kuptohet së çifti tashmë janë ndarë./Magazina.al/.

 

 

Kleriku 60 vjeçar i martuar me vajzën 6 vjeçe, arrestohet

Periskopi.com Lajme

Mohamed Karim, rreth 60 vjeç u ndalua në provincën e Ghor nga autoritetet në Afganistan, pasi ishte martuar me një vajzë 6 vjeçe. Përpara policëve, ai tha se vajzën ia kishin dhënë prindërit e saj si “sakrificë fetare”.

Por ndryshe nga deklarata e klerikut, prindërit e vajzës janë shprehur të tronditur dhe thanë se 6-vjeçarja është rrëmbyer. Kreu i Departamentit për Çështjet e Grave në Ghor, Masoom Anwari tha se vajza e vogël thekson shpesh se ka frikë nga burri i moshuar.

E mitura mësohet se është nën kujdesin e autoriteteve dhe pritet që t’i dorëzohet prindërve të saj, ndërsa kleriku është lënë në burg. Arrestimi i Karim vjen vetëm pak ditë pasi një vajzë 14 – vjeçare shtatzënë u dogj për së gjalli në Ghor, ngjarje kjo që tronditi Afganistanin.

Familjarët e vajzës 14-vjeçare, Zahras thanë se adoleshentja u torturua dhe u vra nga njerëzit e bashkëshortit të saj. Në Afganistan, mbetet problem i madh martesa me fëmijë.

 

 

Shqipëria, miqësore me Marokun përpara Maqedonisë

Periskopi.com Sporti

Sezoni i ri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit nis zyrtarisht në datën 5 Shtator me ndeshjen e parë eliminatre të Botërorit 2018 kundër Maqedonisë, por lojtarët kuqezi do t’i ngrohin muskujt disa ditë më parë me një ndeshje miqësore kundër Marokut.

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, takimi me përfaqësuesen e vendit afrikano-verior do të zhvillohet në datën 31 Gusht në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës, transmeton Supersport.

Një ndeshje që do t’i shërbejë trajnerit Gianni De Biasi për të vlerësuar formën e lojtarëve të tij, të cilët do të grumbullohen në datën 29 në Durrës.

Maroku është një kundërshtar dukshëm më i fortë se Maqedonia pasi aktualisht mban vendin e 54 në klasifikimin e FIFA-s, 14 pozicione më poshtë se Kombëtarja Shqiptare. Kjo sfidë do të jetë e para e skuadrës së De Biasit në stadiumin e rikonstruktuar të Shkodrës që do të presë të gjitha ndeshjet eliminatore të Botërorit 2018.

 

Hamilton vazhdon t’i mbizotëroj pistat e F1, fiton në Gjermani

Periskopi.com Sporti

Gara për Çmimin e Madh të Gjermanisë, e zhvilluar në pistën e Hockenheim, ka parë triumfues sërish britanikun e Mercedesit, Lewis Hamilton, edhe pse “pole position”-in e një dite më parë e kishte siguruar gjermani i kësaj skuadre, Nico Rosberg.

Hamilton arriti ta parakalonte shokun e tij të skuadrës që në momentin e startit të garës, për tëmos e humbur më kryesimin deri në xhiron e 67 dhe të fundit. Podiumi është plotësuar nga dy pilotë të rinj, Daniel Ricciardo dhe Max Verstappen, të dy të Red Bullit, të cilët lënë pas tyre gjermanin Rosberg, në atë që mund të konsiderohet si një zhgënjim përpara fansave të tij në garën e shtëpisë.

Dy pilotët e Ferrarit kanë zhgënjyer edhe më tepër, duke mos mundur të shkojnë më shumë sesa vendet 5 dhe 6, me gjermanin Vettel përpara finlandezit Raikkonen. Ndër 10 të parët renditen edhe Hulkenberg, Button, Bottas dhe Perez.

Një fitore kjo që e ngjit britanikun Hamilton në krye të klasifikimit për pilotë, me 19 pikë diferencë nga shoku i tij i skuadrës, Rosberg

Putin viziton Slloveninë

Periskopi.com Lajme

Vizita e Vladimir Putinit në Slloveni po shihet si pjesë e fushatës për zbutjen e sanksioneve europiane ndaj Moskës dhe si sinjal i përpjekjeve për të ruajtur një lloj ekuilibri në këtë kohë marrëdhëniesh të akullta mes Moskës dhe Perëndimit.

Shteti anëtar i NATO-s e BE-së, njëkohësisht vendlindja e bashkëshortes së Donad Trumpit, Melania, ka ruajtur marrëdhënie të ngushta me Rusinë, edhe pse iu bashkua masave shtrënguese të bllokut kundër Moskës për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë.

Ndalesën e kreut të shtetit rus, Sllovenia u përpoq ta përshkruante si “jozyrtare” e që nuk bie ndesh me politikën e sanksioneve të BE-së. Presidenti Borut Pahor shkoi deri aty sa t’u lutej partnerëve të Bashkimit Europian e të NATO-s, të mos e shohin këtë vizitë si “thikë pas shpine”.

Por raportet në shtypin vendas lënë të kuptohet se prej saj mund të dalë diçka e madhe. Në fund të fundit, – kujton gazeta “Delo”, Rusia vazhdon të mbetet partneri më i rëndësishëm ekonomik i vendit jashtë BE-së.

Gjatë bisedimeve që pati me Pahorin, shefi i Kremlinit diskutoi çështjet e sigurisë dhe unitetit në Europë. Slloveninë, – bën të ditur “Reuters”, – Moska e sheh si aleate të mundshme në përpjekjet e saj për fundin e sanksioneve paralizuese.

Rusia përbënte përpara krizës ukrainase tregun kryesor të produkteve ushqimore sllovene, ndërsa Lubjana mbetet e pritur për të qenë vend tranziti i gazsjellësit të propozuar të sjellë gazin rus në Europë.

Sanksionet iu bllokuan rusëve qasjen në tregjet financiare globale e paralizuan transferimin e teknologjive kyçe. Moska u hakmor duke ndaluar shumë nga mallrat perëndimore të konsumit, lëvizje kjo që dëmtoi mjaft vende europiane, përfshirë Slloveninë.

 

PD: Koncesioni i “Rrugës së Kombit”, aferë korruptive

Periskopi.com Lajme

Partia Demokratike akuzoi qeverinë për koncesionin e “Rrugës së Kombit”, duke theksuar se faktet e reja të dala në dritë tregojnë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive.

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, tha se skandali është akoma më i thellë pasi qeveria ka shpallur fituese kompaninë turke, megjithëse i ka kërkuar 600 mijë euro më shumë fond rimbursimi.

“Thellohet skandali me taksën 10 euro që Edi Rama ka vendosur mbi kurrizin e shqiptarëve për një kalim në ‘Rrugën e Kombit’. Përveçse një barrë e re mbi qytetarët e xhepat e tyre të lodhur e të varfëruar, fakte të reja tregojnë se kemi të bëjmë me një aferë të pastër korruptive.

Qeveria ka shkelur kriterin ligjor në tender, kriter që vetë e kishte vendosur, ku u përcaktua se firma më e favorizuar në garë do te ishte ajo që do kërkonte me pak fond rimbursimi nga qeveria. Ndërkohë, Edi Rama shpalli fituese kompaninë turke, edhe pse ka kërkuar 600 mijë euro më shumë fond rimbursimi se sa operatori tjetër në këtë garë”, thuhet në deklaratën e PD-së.

 

Mediat italiane: Mafia shqiptare, kineze dhe rumune, më të rrezikshmet

Periskopi.com Lajme

Gazeta italiane Giornale.it ka shkruar një artikull në lidhje me mafiet më të rrezikshme që po qarkullojnë për momentin në Itali dhe me aktivitetet kriminale të tyre.

“Shqiptarë, kinezë, rumunë. Madje edhe libianë e gjeorgjianë. Në Itali operojnë dhjetëra grupe kriminale të përbërë nga të huaj,” shkruan Giornale.it ndërkohë që jep një përshkrim të shkurtër për secilën organizatë kriminale.

Mafia shqiptare ka konsoliduar me kalimin e kohës, aktivitetin e saj dhe ka filluar procesin e zhvendosjes së krimit të Evropës Lindore në një lloj menaxhimi të fitimeve të mëdha ekonomike nga shfrytëzimi i prostitucionit si dhe import-eksporti i drogës. I njëjti proces ka filluar të ndikojë edhe krimin rumun, mafie e cila në biznesin e saj përveç prostitucionit, ka futur edhe vjedhjen e makinave si dhe falsifkimin e kartave të kreditit.

Ndërkohë që si më të rrezikshmit aktualisht në Itali po shihet mafia kineze gjithnjë e më në rritje. Triadat, ose siç quhen ndryshe grupet aziatike të pushtetit, kanë arritur të bëhen sipërmarrës dhe të menaxhojnë trafikun e falsifikimit, mbi të gjitha atë të veshjeve. Por tani, sipas Giornale.it kanë filluar ndjeshëm edhe trafikun e barnave të rreme dhe kimikateve të falsifikuara, që janë të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve.

 

Në Brazil arrestohet një serb i akuzuar për krime lufte

Periskopi.com Lajme

Autoritetet braziliane e arrestuan mbrëmë Nikolla Qeraniq (47) të cilin autoritetet në BeH e ndjekin nga viti 1992 për shkak të akuzave se ka kryer krime lufte ndaj popullatës myslimane gjatë përleshjeve në ish Jugosllavi.

Zyra e prokurorit federal brazilian njoftoi se policia e ka arrestuar Qeraniqin në qytetin Indajatuba, rreth 45 kilometra në veriperëndim nga Sao Paolo.

As Interpoli e as autoritetet braziliane nuk kanë më shumë hollësi për krimet për të cilat është akuzuar Qeraniq, e as nuk është e qartë sa gjatë ai qëndron në Brazil.

Sipas ligjeve braziliane, Gjykata Supreme vendos për të gjitha kërkesat për ekstradim, ndërsa nuk është e sigurt kur do të merret vendimi.

 

Babai i vrasësit të Mynihut: Po na kërcënojnë me vdekje

Periskopi.com Lajme

Ali David Sonboly, atentatori i Munihut, pos faktit që ka marrë dhjetë jetë njerëzish, me tyre tre shqiptarë, ai ka shqetësuar edhe familjarë e tij me veprimin e bërë në qendrën tregtare.

Babai i tij, Masoud ka folur për mediat gjermane me ç` rast ka thënë se ai dhe bashkëshortja janë duke jetuar ditët më këqija të jetës së tyre, njofton Albinfo.ch.

“Jemi shumë keq. Po marrim kërcënime me vdekje. Gruaja ime po qan tash një javë. Jeta jonë në Munih ka mbaruar”, ka thënë Masoud, shkruan “Bild am Sonntag”.

Për faktin se djali i tij ka qenë i ngacmuar dhe rrahur nga shokët e shkollës, ai ka marrë vesh së voni, nga një shok shkolle i tij, transmeton Albinfo.ch.

Disa nga nxënësit ai i kishte paditur por hetimet kanë rrjedhur pa sukses.

Mendohet se si pasojë e këtij presioni, 18 vjeçari gjerman me prejardhje iraniane ka bërë atentatin e tmerrshëm të 22 korrikut.

Babai i tij, Massoud thotë se nuk ka pasur idenë se i biri kishte pasur revolver. Ai po ashtu nuk ka ditur se Aliu ka përdorur antidepresiv.

Sipas njohurive të deritashme Ali David S. ka adhuruar atentatorin norvegjez Behring Breivik.

Veç kësaj, 18 vjeçari para se të bënte krimin kishte vizituar shkollën në Winnenden në të cilin në një atentat që një nxënës kishte bërë me ç`rast kishin vdekur 15 veta.