Scott: Kosova dhe Serbia nuk po i përmbushin obligimet nga Brukseli

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott ka vlerësuar se edhe Beogradi edhe Prishtina duhet t’i përmbushin obligimet që burojnë nga Marrëveshja e Brukselit.

Periskopi.com Lajme

Ai ka shtuar se obligimet e “kontraktuara” nuk po përmbushën mjaftueshëm shpejt.

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott ka vlerësuar se edhe Beogradi edhe Prishtina duhet t’i përmbushin obligimet që burojnë nga Marrëveshja e Brukselit.

Ai ka shtuar se obligimet e “kontraktuara” nuk po përmbushën mjaftueshëm shpejt.

“Kosova nuk po e përmbushë atë që e ka premtuar. Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ata nuk e kanë bërë atë që e kanë premtuar. Por mendoj se për Serbinë është më mirë që të përmbush atë që e ka premtuar”, ka thënë Scott për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se nëse Serbia i përmbush detyrimet e veta, në BE askush nuk do të thotë se ajo po e frenon dialogun.

Haradinaj takon strukturat e AAK-së në lagjen “Kodra e Trimave”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar sonte strukturat e kësaj partie në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Periskopi.com Lajme

“Kodra e Trimave gjithmonë ka qenë prijëse e rezistencës në Prishtinë dhe më gjerë. Është koha që Prishtina dhe Kosova ta kthejnë në zonë zhvillimore. Kështu Kodra e Trimave nuk e meriton”, ka thënë Haradinaj para të pranishmeve, shkruan lajmi.net.

Në këtë tubim foli edhe Avni Arifi, kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë, pastaj Gent Begolli, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Prishtinës, etj.

Haradinaj ka nisur kohë më parë një fushatë gjithandej vendit. Ai deri tash ka vizituar shumë qytete e fshatra, në tentim që të mbledh sa më shumë simpatizantë dhe votues të AAK-së, në kohën kur po flitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kreu i AAK-së po ashtu këto takim i vlerëson edhe si mobilizim i elektoratit për zgjedhje lokale të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm, duke synuar kthimin e disa komunave që i kishte humbur para tri vjetësh. /Lajmi.net/

avni1avni4

Rama: Himara njihet dhe është veç shqiptare

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar tërthorazi një mesazh të fortë Greqisë që të qëndrojë larg deklaratave në lidhje me pronat në Himarë.

Postimi i plotë i Kryeministrit:

Kjo gravurë e vjetër e Athinës e 1670 (qytet në të cilin, shkruante ende më 1925 princi grek fanariot Eugene Rizo-Rangabe, “…popullsia autoktone është edhe sot e kësaj dite kryesisht shqiptare”), na kujton, ndër të tjera se, nëse Akropoli i lashtë është ende në këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimit, kjo i detyrohet edhe kurajos dhe vizionit të primatit shqiptar të Athinës, Gjergj Dushmanit, i cili më 1686, negocioi me flotën veneciane të Francesco Morosinit që qyteti të mos bombardohej prej limanit të Falerës, edhe pse aty ndodhej një garnizon turk.

Një histori e tillë e një qyteti që dikur ishte sipas historianëve e dëshmive autentike, qytet kryesisht shqipfolës, nuk e bën absolutisht atë një qytet shqiptar, edhe pse shqiptarëve Athina diçka u ka borxh në historinë e saj të jashtëzakonshme. Dhe, tamam po kështu, nëse Himara përjetoi me arqipelagët grekë dhe greqishten si “lingua franca” të Orientit, nëpërmjet shkëmbimeve detare një bashkëjetesë të afërt e të frytshme, kjo nuk e bën atë absolutisht një krahinë greke; aq më shumë që popullsia e saj, në të gjithë aktet ndërkombëtare, për të mos folur veç për Historinë, njihet thjesht e vetëm si SHQIPTARE.

/ Top Channel

Kanadaja pranon 300 mijë migrantë më 2017

Kanadaja ka thënë të hënën se do të lejojë 300,000 migrantë të hyjnë në vend më 2017, duke vazhduar me targetin e këtij viti pavarësisht rekomandimeve për të rritur numrin për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik.

Periskopi.com Lajme

Qeveria kanadeze ka thënë se e ka kufizuar numrin në 300,000 si bazë të re për pranim të rezidentëve të përhershëm, ndërsa shumica prej atyre që do të lejohen të hyjnë në vend do të përzgjidhen si migrantë ekonomikë.

Ndonëse targeti nuk ka ndryshuar nga plani i vitit 2016, është mbi mesataren e 259,542 migrantëve të pranuar nga viti 2011 deri më 2015.

Ministri i Migrimit, John McCallum, u ka thënë gazetarëve se vendosja e përhershme e targetit prej 300 mijë migrantëve do të vendoste themel për rritjen e migrimit në të ardhmen.

“Nuk besoj se është e vërtetë se më shumë migrantë në Kanada do të ishte politikë e mirë për arsye demografike”, ka thënë McCallum para gazetarëve, raporton Reuters.

Sikur shumë vende të zhvilluara, Kanadaja ka popullatë në plakje, që paraqet sfidë për zhvillimin ekonomik.

Një këshilltar i ministrit të Financave, Bill Morneau, para pak kohe i pati rekomanduar Kanadasë rritjen e targetit vjetor të migrimit në 450,000 për pesë vjetët e ardhshme për të tërhequr top-talentët për kompanitë kanadeze, transmeton Koha.net.

“Kjo shifër është e pranueshme në një të ardhme, por sigurisht jo për 2017”, tha McCallum.

Në bazë të planit për vitin e ardhshëm, numri i migrantëve të pranuar sipas kategorisë ekonomike do të rritet në 172,500 nga 160,600 sa ishin këtë vit, ka thënë qeveria kanadeze. Numri i refugjatëve do të ulej në 40,000 nga 55,800 sa ishte këtë vit.

Kanadaja ka një popullatë prej rreth 35 milionë banorësh.

Analistët: Edi Rama nuk na luftoi ne, por fantazmat e tij

Në edicionin e sontëm të “Zona e Debatit” është duke u diskutuar adresimi i fundit i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Periskopi.com Lajme

Kjo pas qëndrimit të tij në Kosovës dhe debatit që u zhvillua në Klan Kosova të enjten.

Dardan Gashi thotë se ajo letër është vazhdim i asaj që Edi Rama kishte me portalista ditën e debatit.

“Ai nuk ish ardh mi adresu brengat po ish ardh me përlesh me fantazmat e portaleve.”

“Ne patëm pyetje konkrete po u pa që Rama nuk ishte i interesuar të përgjigjet në pyetjet tona dhe nuk pati logjikë të vazhdoi ashtu debati dhe kaloi me batuta.”

“Publiku nuk e ka kuptuar që nuk ka pas tendencë për konfrontim as ndaj nesh as ndaj tij”, thotë Gashi.

Ai shton se nuk beson qe do të ndërronte në qasjen e tij ndaj Ramës.

“Nuk besoj që do ta kisha ndërruar qasjen pasi ne kemi pas pyetje konkrete ai nuk ka pas përgjigje konkrete. Ai nuk iu ka adresuar audiencës së Kosovës por të Shqipërisë.”

Ilir Mirena thotë se e ka lexuar letrën e Ramës.

“Në një gjë që aty isha pajtuar me të, është ndikimi i politikës së Shqipërisë edhe në Kosovë.”

“Çka do që ndodh në Shqipëri reflektohet edhe te ne. Ajo çka nuk mu ka dukur në rregull është sulmi i madh ndaj medieve. Ato nuk janë fajtore për çka do që ndodh qoftë në Shqipëri qoftë Kosovë.”, ka thënë Mirena.

Kurse edhe Astrit Gashi thotë se Rama të enjten luftoi me fantazmat e tij.

“Në qoftë se ne ja kishim kthyer atij me gjuhën e njëjtë me fyerje dhe ofendime mendoj që e kishim deviju kulturën kosovare por nuk ia kisha fal vetes nëse e kishim bo atë punë. “

U pa që në fakt ai ka qenë dallimi që është dasht me tregu. Kjo nuk është vërejtur nga audienca në Facebook posaçërisht.”

“Ne kritikojmë njerëz dhe ata e kanë gjetë një vend ku me na kthy. Ne nuk jemi të paprekshëm por me shiku çka po shkruan Edi Rama tregon që ai është nda më i pakënaquri sepse krejt vëmendja ka qenë te ne.”

“Ai është detyru ta bëjë një shkrim në formën e njëjtë duke thënë që kta kanë qenë djem të mirë. Nëse na e kishim vazhdu me akuza at imazh ja kishim dërgu”, thotë Astrit Gashi.

Kurse Petrit Zogaj ka thënë se është kulturë e tij që ofendimet ti ketë normale.

“Nuk ka një takim të Edi Ramës që nuk ofendon ose qytetarët e varfër të Shqipërisë apo këdo tjetër.”

“Ajo çfarë pamë ne është që ma kujtoi Sali Berishën kur pat mbajt një takim në Shkup ishte një tregues dëshpërues për humbjen e tij në zgjedhjet e atij viti.”

“Një lloj linje e Ramës, Vuçiqit dhe Thaçit ndaj medieve. Thaçi në opinion kishte thënë që një pjesë e mediave po i ndërtojnë si agjendë.”

“Edi Rama tha se problem nuk është politika por media, pra logjika e këtyre tre liderëve është se i mundon mendimi i lirë.”

Agim Bahtiri thotë se Mitrovica do të bashkohet në janar

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri në emisionin Infobox të RTV Dukagjini ka bërë të ditur se data 22 janar do ta gjejë Mitrovicën të bashkuar.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se projekti i BE-së për bashkimin e qytetit po shkon sipas programit të paraparë për realizim.

Sa i përket xhamisë, që dikur e kishte kjo pjesë e qytetit, e në të cilën është planifikuar ndërtimi i një tereni tenisi, ai ka thënë se tereni i tenisit nuk do të bëhet ngase aty do të rindërtohet xhamia e dikurshme.

Kryetari Bahtiri ka thënë se në Mitrovicë kanë filluar ndërtimet e 20 fabrikave, të cilat do të përfundojnë brenda një viti, me destinim prodhues, e ku do të punësohen 2700 punëtorë.

Bahtiri në Infobox ka thënë se AKR është fuqizuar dhe se do të jetë fituese me 20 për qind në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. E, sipas tij do të jenë drejtues të Qeverisë në vend. /RTV Dukagjini-Telegrafi/

Shefqet Krasniqi thotë se Halloween është festë e dreqit

Hoxha Shefqet Krasniqi i cili nuk lë gjë pa komentuar, ka komentuar edhe për festën e Hallween-it. Ai ka thënë se nuk i duhen Kosovës festat e dreqit.

Periskopi.com Lajme

“Kjo i bjen që është natë e dreqit. Kjo i bjen mu ba si dreq. Pse nuk bëhet si melaqe po si dreq? Sa të bukur e ka falë njeriun Allahu e ai shkon dreqnohet,  shëmtohet bahet si dreq. E me ta shëmtu Zoti ftyrën cka bën ti? Tani kukatë tërë jetën”, ka thënë ai, transmeton Gazeta Monitor.

Sipas tij ai njeri që nuk është i kënaqur me atë si e ka falë Zoti është i rebeluar ndaj Allahut.

“Ai njeri që çoroditet ka ba mëkat të madh. Ai babë edhe naën që i jep fëmijës pare me ble asi maska atë dreq cka janë është gjyhnaqar. Edhe ai që e qet fëmijën në qytet hyn në gjynah. Nuk kemi punë me festa të dreqit”, ka thënë Krasniqi.  Sipas tij fetarisht kjo është gjë e qortuar./GazetaExpress/

Qeveria nuk do të vendos kushte për rikthimin e Listës Serbe

Zyrtarë të qeverisë thonë se janë të gatshëm ta presin këtë listë pa kushte për tu rikthyer në qeveri.

Periskopi.com Lajme

Lista Serbe tash e një muaj ka  ngrirë aktivitetet në kuadër të institucioneve të Kosovës. Mirëpo, ky veprim nuk do të ndikojë qe qeveria tu vendos kushte për rikthimin e tyre në ekzekutiv.

Zyrtarë të qeverisë thonë se janë të gatshëm ta presin këtë listë pa kushte për tu rikthyer në qeveri.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Mustafa thotë se i kanë telefonuar zyrtarëve të kësaj Liste dhe kanë kërkuar qe të takohen, dhe janë në pritje të përgjigjes pozitive nga ky subjekt.

“Ne nuk ja vendosim lakun në fyt Listës Serbe. Kur do qe ata janë të gatshëm mund të vijnë dhe ne jemi të gatshëm t’i presim dhe të bisedojmë. Arsyetimi i ngrirjes se aktiviteteve të kësaj liste është se ata kanë nevojë për konsultime të brendshme”, ka thënë Gecaj për ‘Indeksonline’.

I pyetur, nëse i druhen përshkallëzimit të situatës në veri pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Gecaj ka thënë se nuk do të merren me situata hipotetike.

“Ne presim qe ata të kthehen në jetën institucionale dhe besojmë se nuk kanë pasur arsye as të largohen, sepse Trepça nuk atakon asnjë qytetarë të Kosovës, përfshire edhe komunitetin serb”,ka shtuar Gecaj.

Ai e pranon se largimi i cilitdo anëtar të koalicionit nga qeveria krijon problem në bashkëqeverisje, megjithatë ai thotë se punët e qeverisë po ecin mirë me dhe pa Listën Serbe.

“Gjithsecili anëtar i koalicionit është i dobishëm për koalicionin. Nëse largohet, ‘srpska’, problemi më i madh do të jetë çështjet qe kanë nevoje për votat e dyfishta në Kuvend”, ka përfunduar Gecaj.

Ende nuk dihet se cili do të jetë veprimi i subjektit të Sllavko Simiq pas rrëzimit të kërkesës se tyre nga ana e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Trepçës./Indeksonline/

Rusia kërcënon Norvegjinë me sulm bërthamor

Janë rritur edhe më shumë tensionet mes Perëndimit dhe Moskës, pasi një zyrtar rus e ka paralajmëruar Norvegjinë, se mund të jetë një objektiv bërthamor, pasi ka lejuar vendosjen e marinsave amerikane në vend.

Periskopi.com Lajme

Frants Klintsevich, nënkryetar i Komitetit të mbrojtjes dhe sigurisë së Rusisë, tha se vendosja e marinsave amerikanë në Vaernes ishte pjesë e grumbullimit të Ushtrisë amerikane dhe e ka vendosur Norvegjinë në lojë në rast të një konfrontimi bërthamor. “Kjo është shumë e rrezikshme për Norvegjinë dhe norvegjezët”, tha ai.

Klintsevich tha për kanalin TV2 të Rusisë, se Kremlini e sheh vendosjen e 330 marinsave në Norvegji si një kërcënim direkt ushtarak.

“Nuk e kemi pasur kurrë më parë Norvegjinë në listën e objektivave për armët tona strategjike, por nëse kjo vazhdon, popullsia në Norvegji do të vuajë. Ne duhet të reagojmë ndaj kërcënimeve definitive ushtarake”, tha ai.

Ndryshe, Norvegjia iu bashkua NATO-së më 1949 por vetëm pasi i kishte dhënë garanci Bashkimit Sovjetik se nuk do të lejonin trupa të huaj që të stacionoheshin aty, transmeton KosovaPress.

Kjo është varka që do të kushtojë 1.2 milionë dollarë (Video)

Kompania britanike e prodhimit të makinave, ka bërë të ditur gjatë vitit të kaluar se do të bashkëpunojë me Quintessence Yachts dhe Mulder Design, për të punuar një barkë luksoze që do të quhet AM37.

Periskopi.com Tech & Auto

Lundra e gjatë afro 12 metra, do të jetë tërësisht e punuar me dorë, ndërsa do të kushtojë 1.2 milionë dollarë, transmeton Telegrafi.

Enterieri është i pajisur me dy karrige kapiteni, të mbuluar me lëkurë të njëjtë sikur te veturat e Aston Martin. Në kuvertën e sipërme të punuar nga druri mund të qëndrojnë deri në tetë persona, kurse në pjesën e poshtme ka vend më shumë.

Poshtë shkallëve është hapësira me ajër të kondicionuar, kuzhina e vogël me aparatin e kafesë, frigoriferi, furra me mikrovalë dhe tavolina nga druri. Është poashtu një kulm që e mbulon pjesën e sipërme, që lëvizë në mënyrë elektro-hidraulike.

AM37 është një barkë që punon me disa motorë, të cilët arrijnë deri në 1,040 kuajfuqi. Në këtë mënyrë, shpejtësia totale është 100 kilometra në orë, që është mjaftë e lartë për një lundër të tillë. /Telegrafi/

Fakte që nuk i keni ditur për pilulat kontraceptive

Mendoni se i dini të gjitha mbi pilulat kontraceptive? Verifikoni edhe një herë dijen tuaj, sepse është mirë të njiheni edhe me faktet tjera shumë pozitive.

Periskopi.com Shëndeti

Pilulat kontraceptiven nuk shërben vetëm për të parandaluar shtatzënitë.

Mund të lehtësojnë dhembjet e endometriozës
Simptomat e endometriozës bëhen më të përballueshme nga përdorimi i pilulës pasi ajo sjell një pakësim të menstruacioneve, gjë që do të thotë më pak dhembje.

Mund të ruajnë gjakun tuaj
Sasia e menstruacioneve ndryshon nga një femër tek tjetra por ato që përballen me shkarkime të një sasie të madhe, mund të rrezikohen nga anemia. Pilula ndihmon duke e pakësuar këtë sasi.

Do t’ju kursejnë paratë e kremit pudër dhe ndoshta depilimit
Kontraceptivët shpesh rekomandohen nga mjekët dermatologë për kurimin e akneve dhe duke qenë se aknet, ashtu si edhe qimet në fytyrë shkaktohen nga nivelet më të larta të hormoneve androgjene në trup, pilula ndihmon ën balancimin e këtyre hormoneve dhe rrjedhimisht në pakësimin e akneve dhe qimeve.

profimedia-0007324183-620x350

Mund t’ju mbrojnë nga kanceri
Sipas një studimi, marrja e pilulës për 15 vite mund të ulë drastikisht shanset e prekjes nga kanceri i vezoreve dhe ai i mitrës.

Ndihmojnë me sindromën e vezoreve policistike
Normalisht, trupi i një gruaje lëshon të paktën një vezë në çdo cikël por me sindromën e vezoreve policistike, vezët nuk dalin por qëndrojnë në vezore, gjë që mund të sjellë infertilitet. Zhbalancimi i niveleve të hormoneve është zanafilla e këtij problemi dhe pilulat kontraceptive mund të ndihmojnë duke rregulluar nivelet e hormoneve.

Ndihmojnë në qetësimin gjatë menopauzës
Normalisht, pilulat merren nga gratë në periudhë fertiliteti por marrja e tyre edhe gjatë menopauzës, mund ta bëjë tranzicionin më të thjeshtë. Pilula mban në kontroll nivelet e hormoneve dhe mund të kontrollojë afshet, gjakderdhjen e çrregullt dhe djersitjen natën.

Mund t’ju mbajnë të shëndetshme gjatë periudhave të gripit
Sipas një studimi, femrat që marrin kontraceptivë oralë me estrogjen mund të kenë më shumë mbrojtje nga gripi se të tjerët. Niveli i estrogjenit tek gratë që merrnin pilulën ulte ndjeshëm sasinë e viruseve të gripit që shumohen në trup. /Telegrafi/

Ndërtimi i “Kosovës së Re”, fillon në gjysmën e dytë të vitit 2017

Gjysma e dytë e vitit të ardhshëm do të na gjejë me nisjen e punimeve të termocentralit “Kosova e Re”. Kështu ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna”, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ku të ftuar ishin edhe Lorik Haxhiu, ekspert i minierave dhe Shefqet Avdiu, ekspert i energjisë

Periskopi.com Lajme

Stavileci, tha se para një muaji i kanë dërguar një letër Bankës Botërore për rrjedhat e projektit termocentrali “Kosova e Re”.  Stavileci, foli edhe  për rritjen e çmimit duke thënë se janë pajtuar që të ketë rritje në 28 për qind brenda gjashtë viteve, që i bie që në çdo vit të ketë rritje 4.6 për qind.

“Energjia është produkt që i ekspozohet rreziqeve të ndryshme. Mirëpo, ne kemi një pasuri dhe jemi munduar që ta gjejmë modalitetin e mundshëm për të gjitha palët. Ne nuk kemi mundëis të lejojmë vendin të varet nga importi e as nga kapacitetet e vjetruara që kemi”, tha ai.

Kurse eksperti i energjisë Shefqet Bytyqi, deklaroi se këto janë lajme të mira për vendin.

Ndërsa Lorik Haxhiu, ekspert i minierave kërkoi nga ministri që ti sqarojë se cilat do të jenë marrëveshjet komerciale që do të nënshkruhen për këtë projekt, madje kërkoi të dijë se nga kush do të blihet energjia.

E, për këto u përgjigj Stavileci, duke thënë se marrëveshjet komerciale janë shumë të rëndësishme, duke i përmendur marrëveshjen për thengjillin, për deponinë, për hirin, për qasje në rrjet e marrëveshje të tjera. Sipas tij, të gjitha këto marrëveshje janë negociuar me kujdes. Ministri Stavileci foli edhe për obligimet duke thënë që kanë për detyrë të krijojnë edhe një kompani të re, dhe ajo që duhet të ndodhë është zhvillimi i minierës.

“KEK-u, shumë shpejtë do ta publikoj një konkurs të studimit të fizibilitetit ku do të paraqitet edhe mbrojtja e mjedisit”, deklaroi ai.

Haxhiu, foli edhe për nënshkrimin e marrëveshjeve, por kërkoi të dijë se në përzgjedhjen e kompanisë që do ta ndërtojë këtë termocentral a do të ketë ndikim politika?

Përgjigja e ministrit ishte që kur çdo gjë të definohet të gjitha gjërat duhet të jenë të sqaruara.

“Ne kemi disa kompani të njohura të cilat kanë shpreh interesim që të jenë pjesë e kësaj gare, pra po flasim për kompani me renome botërore të cilat e bëjnë garën me interesante. Të kesh kompani të tilla në Kosovë besojë se do të ketë një përparësi”, pohoi ministri Stavileci.

Sipas tij, investitori i kryen të gjitha procedurat, por kjo nuk do të thotë që pala kosovare mos ta jap edhe vlerësimin e saj.

“Ajo që ne nuk kemi lëshuar pe që nga fillimi ka qenë teknologjia që është super kritike. Mendojmë që gara do të na sigurojë që të kemi konkurrencë të mirë”, theksoi ai.

Edhe sa vite do të jetojmë me “Kosovën A”,pyeti Haxhiu.

“Jetëgjatësia e Kosovës A do të varet nga termocentrali Kosova e Re”, ishte përgjigja e ministrit.

Kurse, Avdiu deklaroi se me projekte vendi është vonuar shumë, duke shtuar se edhe në Kosovën A,në shtatë vitet e fundit është investuar shumë. Sipas tij, është investuar edhe në filtra në këtë termocentral.

“Është interes i joni që Kosova A, me vazhdu punën”, deklaroi Avdiu.

Do të jetë shumë e vështirë që të paramendohet që të ndodhë edhe një projekt i një natyre të tillë. As ne nuk jemi të sigurt se çfarë do të ndodhë pas dhjetëve viteve, shtoi ministri Stavileci.

“Shumë më shumë të burimet e ripërtritshme dhe te ato të difersifikuara”, deklaroi ai.

E, për të gjitha këto Haxhiu, tha se beson se kjo është një strategji e zhvilluar.

Kurse, sa i përket banorëve të Komunës së Obliqit, ministri Stavileci tha se kanë pasur takime jo të këndshme duke thënë se kanë bërë një zgjidhje , por shtoi se në ato pjesë ka pasur edhe ndërtime ilegale.

“Kompensimet që do të bëhen do të bëhen në atë mënyrë që të parandalohet me çdo kusht financimi i mundshëm”, tha ai.

E, për ekspertin Haxhiu, sigurimi i 250 milionë eurove për miniera, tha se rreziku kryesorë është se nëse nuk arrijnë me zhvillu mihjen problemi mund të del se mund të dështojnë dhe Kosova e Re mund të mbetet pa qymyr.

Jashari: KEDS-i po bën shkelje të rënda duke ndërhyrë në objektet private

Periskopi.com Lajme

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, e sheh të nevojshëm ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit.

Ai ka thënë se kjo duhet bërë në mënyrë që të mos përcaktohet asnjë afat specifik për përfundimin e hetimit dhe ngritjen e aktakuzës kundër veprave penale për kapitullin “korrupsioni zyrtar”.

Jashari thekson se rreth 6 milionë euro është dëmi nga parashkrimi i lëndëve sidomos atyre të aksidenteve në trafik.

“Shkelje të rënda vijnë edhe nga KEDS-i ka duke ndërhyrë në objektet private. Pa vendim të prokurorit nuk guxon KEDS-i të ndërhyjë brenda pronës, andaj ne si institucion kemi proceduar disa raste në prokurori”, ka thënë Jashari në “Puls” të KTV-së.

Më tej, Avokati i Popullit ka thënë se vendimet që janë marrë nga Komisioni për pranimin e statusit të veteranëve të UÇK-së duhet t’i nënshtrohen një kontrolli gjyqësor, të caktohen 5 gjykatës që do të merren vetëm me këtë çështje.

Mkhitaryan nuk është në shitje

Mesfushori armen, Henrikh Mkhitaryan nuk është në shitje nga Manchester United.

Periskopi.com Sporti

Futbollisti armen këtë verë është transferuar në skuadrën e ‘djajëve të kuqë’ nga B.Dortmund. Ai u pritë me bujë të madhe nga tifozët e klubit, por nuk ka pasur një fillim të mirë në ‘Old Trafford’,  ku ka pësuar rënie të formës dhe është përballur me lëndime.

Mourinho si duket ende nuk po i beson armenit edhe pse tani ai është rikthyer nga lëndimi, kjo ka bërë që mediat të spekulojnë për të ardhmen e tij në Old Trafford.

Mkhitaryan në ditën e pushimit ka vendosur të stërvit me ekipin, vetëm që të impresionojë trajnerin portugez, mbetet të shihet se a do të ketë minuta për trekuartistin armen në takimin e mesjavës ndaj Fenerbahce në kuadër të Europa Ligë. 27-vjeçari ka vetëm pesë paraqitje në këtë sezon. /Periskopi.com

Heqja e barrikadave nuk e ndryshon situatën në veri

Periskopi.com Lajme

Dy ditë pasi u hoq barrikada e fundit në “Lagjen e Boshnjakëve”, situata edhe një ditë pas vazhdon të jetë e njëjtë.

Pavarësisht se një veprim i tillë u konsiderua se do t’i hapë rrugë qarkullimit të lirë të qytetarëve, kjo nuk u jep aspak ndjesi sigurie atyre, raporton KTV.

Banorët shqiptarë madje as nuk marrin guximin të flasin para kamerës duke potencuar se nuk kanë më shumë siguri tash sesa dy ditë më parë.

Prapa kamerës ata thonë se ndihen të kërcënuar, veçanërisht kur serbët kanë ndonjë tubim e që nuk kalohet më andej.

Mbrojtësi i të drejtave të njeriut në Mitrovicë, Halit Barani, thotë se në atë pjesë nuk mund të ketë qarkullim të lirë të lëvizjes përderisa jetojnë kriminelët, të cilët kryen krime mbi popullatën civile.

Sipas tij, në veri janë bërë bashkë kriminelët dhe kontrabandistët nga e gjithë Kosova, të cilët sa herë të duan shtinë me armë.

Heqja e barrikadës së fundit nuk sjell asnjë risi, sa i përket gjendjes politike së krijuar tash e 17 vjet, thotë analisti politik, Nexhmedin Saphiu.

Pengesa e vetme për qarkullim nga veriu në jug dhe anasjelltas, tash mbetet ura kryesore mbi lumin Ibër, në të cilën janë duke u kryer punimet për të ashtuquajturin rivitalizimin e saj.

Hetimi i FBI-së ndaj Clintonit “rrëzon” në sondazhe kandidaten demokrate

Pas njoftimit të FBI-së mbi rinisjen e hetimeve në skandalin e e-maile-ve të Hillary Clintonit, realizuesit e sondazheve janë përpjekur në mënyrë frenetike të përcaktojnë sesi ka ndikuar mbi situatën e kandidatëve zhvillimi që erdhi vetëm 11 ditë përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Periskopi.com Lajme

Shifrat kanë nisur të qartësohen vetëm tani. Edhe pse anketime si ai i “Politico”-s e vendosën Hillary Clintonin në krye me tre pikë përqindje, ai i “ABC News”/“Washington Post” i publikuar të dielën i jepte demokrates vetëm një pikë diferencë, 46% me 45% që merr Donald Trumpi, ndërsa një sërë sondazhesh të tjera tregojnë se rivalët janë kokë më kokë, transmeton Tch.

Mbi 80% e republikanëve ishin dakord me deklaratën e Donald Trumpit se skandali i e-maile-ve është i madh se “Watergate”. Të njëjtin mendim ndajnë 45% e të intervistuarve në total.

Nisur nga kjo situatë, prestigjiozja “The Guardian” ngre pyetjen: A do t’i humbë Hillary Clinton zgjedhjet për shkak të hetimit të FBI-së? Ka votues që thonë se ndërhyrja e re nuk do ta ndryshojë vendimin e tyre në 8 nëntor, por shumë të tjerë, lëvizja e Byrosë Federale të Hetimit nuk i lë indiferentë.

Përpara një jave, u duk se zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, mund të konsideroheshin të mbyllura. Clinton kishte siguruar një epërsi dërrmuese pas serisë së gafave të rivalit saj, të cilit skandalet me sfond seksual dhe videoja e komenteve denigruese mbi gratë ia zbehen ndjeshëm perspektiven e fitores.

Lëvizja shokuese e FBI-së mbase nuk mjafton e vetme për ta ndryshuar tërësisht këtë rrjedhë, por ndikimi ishte padyshim i madh dhe situata u përmbys duke i vështirësuar sërish parashikimet.

Balotelli nga një i ‘çmendur’ në lider të skuadrës

Mario Balotelli është duke shkëlqyer në skuadrën e tij të re, Nice.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi problematik si duket e ka gjetur vetën në skuadrën franceze pas transferimit të tij nga Liverpool. Italiani njihet për jetën e tij luksoze dhe problemet që i shkakton ku do që shkon, por ai është përshtatur mjaft mirë më shokët e tij të ri.

25-vjeçari nëse vazhdon kështu sigurisht se klubet e mëdha përsëri do të dëshirojnë shërbimet e tij. Ish antari i Inter, Milan, Manchester City, Liverpool është duke e udhëhequr skuadrën e Nice drejt titullit në ligën franceze. Ai përveç që shënoi dy herë në ndeshjen e fundit, ai ndihmoi edhe bashkëlojtarët të shënojnë duke bërë dy asistime për gol gjatë fitores 4-1 ndaj Nantes.

Screen-Shot-2016-09-29-at-11.56.21
Mario Balotelli, Nice

Nice nuk e ka fituar ‘League One’ që nga viti i largët 1959 dhe si duket këtë sezon është në rrugë të drejtë për t’u shpallur kampion në krye me ‘Super Marion’. Balotelli në pesë ndeshje ka shënuar gjashtë gola. /Periskopi.com

Ja si duket Ingrit Gjoni pa grim (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ingrit Gjoni shquhet për format e saj seksi.

Gjoni në foton e radhës vjen pak më ndryshe, shkruan Indeksonline.

Ajo ka pozuar pa grim, duke shfaqur në këtë mënyrë bukurinë e saj natyrale./Indeksonline/

Ymeri thotë se LDK ka bllokuar formimin e komisionit hetimor për SHIK-un

Periskopi.com Lajme

Kryetari i VV-së, Visar Ymeri, në emisionin Rrokum Roll ka folur edhe për krijimin e një komisioni hetimor për SHIK-un.

Ymeri ka thënë se Vetëvendosja, që prej vitit 2011 ka insistuar që të formohet një komision hetimor i cili do të merrej me hetimin e SHIK-ut.

“Këtu, natyrisht që nuk kemi pritur që pjesëtarët e SHIK-ut do ta nënshkruajnë atë, mirëpo e kemi pritur që deputetët e LDK-së do ta bëjnë një gjë të tillë. Një numër i deputetëve të LDK-së e kanë nënshkruar, për të qenë korrekt, por nuk janë mjaftueshëm në mënyrë që kjo të themelohet. Ne kemi arritur në mbledhjen e nënshkrimeve të 38 deputetëve, mirëpo aty është ndalë, ndërkohë që nevojiten 40 nënshkrime të deputetëve për ta themeluar komisionin hetimor”.

I pyetur se përse nuk po e nënshkruajnë formimin e një komisioni të tillë, deputetët e LDK-së, ai ka thënë fajin kryesor e ka Isa Mustafa dhe grupi që sillet rreth tij.

“Unë mendoj që më së shumti është një ndikim negativ që, Isa Mustafa veçanërisht dhe grupi që sillet rreth tij, kanë karshi kësaj çështje. LDK nuk ka dashur të nënshkruaj as kur ka qenë në opozitë, se lerë më tash që janë në koalicion qeverisës me PDK. Mendoj që kjo lehtësi me të cilën ata e votuan Kadri Veselin për të qenë kryetar i Kuvendit, të cilin e kanë akuzuar për një kohë të gjatë për shumë krime, është edhe e çuditshme edhe e tregon  se çfarë transformimi ka pësuar kreu i LDK-së karshi kësaj çështje”, ka thënë ai.

Sipas Ymerit, sjellja politike e Isa Mustafës, më shumë i ka shkuar për shtati Kadri Veselit e Hashim Thaçit sesa kujtdo qoftë tjetër.

“Qoftë LDK-së, qoftë elektoratit të saj, qoftë Republikës së Kosovës apo kujtdo tjetër, përveç këtyre dyve personalisht, dhe pastaj, me pranimin e marrëveshjes për “Zajednicën” edhe Thaçit por edhe Serbisë, Vuçiqit”, u shpreh Ymeri.

Ai ka thënë Kosovës domosdoshmërish i duhet të ketë në krye të institucioneve, njerëz që brengosen për avancimin e interesit të Kosovës, jo avancimin e tjerëve në Republikën e Kosovës.

“Himara”, MPJ thërret për sqarim ambasadorin grek

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka thërritur për sqarim ambasadorin grek në Tiranë pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme në Athinë për çështjen e pronave në Himarë.

Periskopi.com Lajme

Në një reagim për mediat, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Glevin Dervishi thotë se:

“Është rasti të themi se habia pason habinë kur bëhet fjalë për qëndrimet e MPJ greke. Tonet kërcënuese të deklaratës dhe njohja e cekët e situatës dhe rrethanave, nuk mund të mirëkuptohen në Europën e sotme, përveçse si një mesazh i destinuar për konsum të brendshëm. Shqipëria nuk bën dallime në respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës.

Procedurat ligjore të ndjekura nga Bashkia Himarë, që kanë në fokus shndërrimin e qytetit të Himarës në një destinacion turistik europian, janë transparente dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Deklaratat e përseritura të MPJ greke dhe gjuha anakronike për Himarën janë të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës. Parime të cilat orientojnë veprimtarinë e institucioneve të shtetit shqiptar. Bazuar në sa më siper e në pajtim me praktikat diplomatike, Ministria e Puneve të Jashtme ka thirrur për sqarime Ambasadoren e Greqise ne Tirane duke shprehur qëndrimin e mësipërm”.

/ Top Channel